Video
Rubrikat
2/23/2010 7:30:12 PM
Kina e angazhuar pėr klimen
Presidenti kinez, Hu Jintao deklaroi sot se vendi i tij ishte i angazhuar nė luftėn kundėr ndryshimeve klimatike.
23 Shkurt 2010
info@hermesnews.org
PEKIN (KINE) - Presidenti kinez, Hu Jintao deklaroi sot se vendi i tij ishte i angazhuar nė luftėn kundėr ndryshimeve klimatike, edhe pse nuk ofroi asnjė politikė tė re.
Britania, Suedia dhe vende tė tjera akuzuan Kinėn se pengoi samitin e klimės nė Kopenhagė, qė pėrfundoi me njė marrėveshje me karakter joligjor duke vendosur synimet pėr kufizimin e emetimeve karbonike me qėllim kufizimin e ngrohjes globale me njė maksimum prej 2,0 gradėsh Celsius.
Zyrtarėt kinezė kanė deklaruar se vendi i tyre nuk do tė pranojė inspektime tė huaja pėr planet pėr ngadalėsimin e emetimeve tė gazrave karbonike, por se do tė bėjė transparencė.
Hu deklaroi gjatė njė takimi tė rėndėsishėm ku morėn pjesė figura tė larta tė politikės, pėrfshi kryeministrin, Wen Jiabao, se Kina ėshtė seriozisht e angazhuar pėrsa i pėrket kėtij problemi, njoftoi televizioni shtetėror.
"Duhet tė jemi tė ndėrgjegjshėm nė lidhje me rėndėsinė, urgjencėn dhe vėshtirėsinė e problemit tė ndryshimeve klimatike", deklaroi Hu.
"Duhet ta shndėrrojmė nė strategji tė rėndėsishme tė zhvillimit tonė social-ekonomik", theksoi presidenti kinez.


Dėrgo me email
Stampo artikullin
Artikulli ėshtė lexuar 285 here