Video

Obama, SHBA tė rrisin besimin

Kohėzgjatja: 0:0

Pare 3548 here

On line 1078 dite

video »

2/10/2010 4:26:27 PM

Varrezat e Dajtit nė shtypin e huaj

Komentet e disa gazetave te huaja per lajmin e gjetjen se varrit masiv ne Dajt.


10 Shkurt 2010
info@hermesnews.org


Jovan Plaku i tha AFP-se se ai kishte qene ne kėrkim te ish- kazermės ushtarake te braktisur, pėr disa muaj pėr te gjetur eshtrat e babait te tij, njė ish i burgosur politik, te cilin regjimi komunist e pat ekzekutuar ne vitin 1976 pėr "Tradhti" ndaj vendit siē i quante regjimi komuniste.

Njė agjenci prestigjioze lajmesh me baze ne Australi, “The Earth Times”, shkruan se "Eshtrat e 13 njerėzve, qe besohet se janė vrare nga regjimi komunist shqiptar ne vitet 1970 - 1980, u gjeten pranė kryeqytetit Tirana. "Trupat u gjeten nga njė njeri, i cili ishte ne kėrkim te trupit te atit te tij dhe u dėrguan pėr hetim mjeko-ligjor. Te gjitha trupat te cilat kane shenja se janė pushkatuar me nga njė plumb ne koke, u gjeten ne njė lugine mali shume afėr njė vendpushimi ne malin Dajti, me pamje nga veriu i Tiranės.

Kujdestari i njė ndėrtese qe ndodhet shume afėr vendit ku u zbuluan eshtrat e te pushkatuarve, Arkives se Bashkisė se kryeqytetit - Tiranės, i tha medias lokale, se zona ishte e njohur si zone e "ekzekutimit" e pėrdorur nga regjimi komunist", shkruan agjencia.

Ai ka thėnė se ka shėrbyer si roje edhe ne kohen e komunizmit, ne kėtė ndėrtesė duke shfaqur dyshime sipas tij se "Ata ishin te gjitha viktimat politike dhe nganjėherė ata qene ekzekutuar pa ndonjė vendim gjyqėsor te asaj kohe," tha gardiani i cili mendohet se ndoshta ka pare edhe ndonjė rast kur janė hedhur ne grope te pushkatuarit.

The Earth Times, shkruan se pas Luftės se Dyte Botėrore, dhe ne periudhėn 1980 - 1990, deri sa ra regjimi komuniste ne Shqipėri, thuhet se ėshtė zhvilluar njė fushate terrori, arrestimesh politike, torturimin dhe ekzekutimin e intelektualeve dhe kundėrshtarėve politike te regjimit.


Agjencia tjetėr e lajmeve “Ballkan Insajt”, duke i referuar edhe ajo gazetave lokale ne Shqipėri, shkruan njė artikull me titull "Zbulimi i njė varri masiv pranė Tiranės, rihapi debatin mbi regjimin komunist dhe hapjen e arkivave- dosjeve", transmeton agjencia e lajmeve.

Mbetjet e viktimave te dyshuara te ekzekutuara prej regjimit komunist ne Shqipėri gjetur me 8 shkurt 2010 thuhet ne kėtė artikull shkruar nga Gjergj Erebara, i pėrkasin atyre qe Enver Hoxha i quante armiqtė e popullit.

Te 13 mbetjet e njerėzve qe u gjeten jo nga profesionist dhe ekspert te kėtyre ēėshtjeve, besohet se janė vrare nga regjimi komunist shqiptar ne vitet 1970 dhe 1980. Ata ishin te goditur me nga njė plumb ne pjesėn e prapme te kafkės."

Ndėrkaq, agjencia me prestigjioze e lajmeve ne bote, “Associated Press”, shkruan se "Zbulimi i njė varri masiv ne afėrsi te Tiranės, ndodhi ne njė kohe kur ne Shqipėri, Ligji shqiptar mbi policinė sekrete dhe krimet e komunizmit, i ashtuquajtur Ligji i Lustracionit, ėshtė anuluar Gjykata Kushtetuese e Shqipėrisė, e cila ka pėrmbysur njė ligj qe ndalonte ata qe kane qene pjesėtar nga ish-personeli i policisė sekrete, ne regjimin komunist te punojnė ne institucionet e larta shtetėrore dhe poste publike.


Gazeta turke “Hyrjet”shkruan se “i biri e kėrkoj te atin e ekzekutuar nga regjimi komunist, dhe fare rastėsisht zbuloi varrin masiv me 8 shkurt 2010, ne njė mal me gropa afėr kryeqytetit te Shqipėrisė ne Tirane ... Me tej shkruhet se Shqipėria, ėshtė njė nga pak vendet ish Perdes se Hekurt qe njė student sot i ekonomikut ne Universitetin Politeknik te Tiranės, gjene pas me shume se gjysme shekulli kockat e mbetura te babait te tij - qe kishte qene i ekzekutuar ne vitin 1976, si "armik i popullit".
Ndėrsa njė gazete prestigjioze dhe me e madhe ne Arabinė Saudite - Khaleej Times, shkruan se "Diēka qe nga vendet ish komuniste vetėm ne Shqipėri ndodhi ". Gjejnė rastėsisht mbetjet e trupave te pushkatuar duke zbuluar njė varr masiv me 8 shkurt 2010 ne njė mal ne veri te Tiranės.

Khaleej Times thekson se i mbetet Kriminalistikes ne Shqipėri, ne njė vend ish komunist te beje tash ekspertizėn dhe identifikoje viktimat. “Kryeministri shqiptar, Sali Berisha, ka premtuar se autoritetet do te identifikoje te gjitha 19 kufomat, qe janė gjetur ne njė varr masiv. Viktimat besohet te jene te burgosurit politik te ekzekutuar gjate regjimit komunist. Berisha, duke folur e hėnėn, tha se testet e ADN-se do te pėrdoren pėr te identifikuar trupat zbuluar ne afėrsi te njė ish-kazerme te ushtrisė shqiptare, disa kilometra jashtė Tiranės," shkruan gazeta.

Bloomberg News thotė se: Shqipėria gjen mbetjet e te burgosurve politik te ekzekutuar gjate regjimit komuniste". Sipas Bloomberg News, autoritetet shqiptare thane te hėnėn se me shume se nje duzine me kufomat qe besohet te jene nga ato te burgosurve politik, qe janė te ekzekutuar gjate sundimit komuniste ne Shqipėri.

Jovan Plaku i tha AFP se ai kishte qene ne kėrkim ish kazermės ushtarake te braktisur, pėr disa muaj pėr te gjetur eshtrat e babait te tij, njė ish i burgosur politik, te cilin regjimi komunist e pat ekzekutuar ne vitin 1976 pėr " Tradhti" ndaj vendit siē i quante regjimi komuniste.

Megjithatė, duket se babai i tij mbetet ne mesin e atyre qe kane zbuluar dje afėr ne ish bazėn ushtarake, tha ai. Kufomat dhe te paktėn gjashte qese qe pėrmban eshtra janė marre nga ekspertet e Kriminalistikes dhe mbetjet janė dėrguar ne morgun e Tiranės, tha Plaku Ballkan Isajt, vazhdon duke shkruajtur ne njė artikull te gjate se Shqipėria, deri ne vdekjen e diktatorit komunist Enver Hoxha, ėshtė udhėhequr nga nje dore e hekurt.

Sipas shoqatave te ish te burgosurve politike, rreth 5.577 burra dhe 450 gra u vranė nen regjimin komunist. Me shume se 26.000 persona janė burgosur, ndėrsa 32.000 ishin te deportuar ne rajone te largėta te izoluar, te internuar, thonė raportet e nxjerra nga shoqatat e te burgosurve ne Shqipėri.

Qe nga rėnia e komunizmit, familje te shumta ne Shqipėri, kane qene ne kėrkim pėr mbetjet e te afėrmve te ekzekutuar, por nuk ka te dhėnat ne arkivat e periudhės komuniste, se ku policia sekrete i ka ekzekutuar e varrosur trupat. Ka pohime se policia sekrete, kur ra regjimi komuniste, i ka shkatėrruar njė pjese e madhe e arkivave.

Edhe EuroNews: transmetoje se "Ne Shqipėri ėshtė zbuluar varri masiv i te pushkatuarve politike" Varr masiv tha kanali televizive EuroNews, u zbulua nga njė njeri i zakonshėm, i cili udhėhoqi njė kėrkimi afro dy dekade pėr te gjetur eshtrat e babait te tij, te ekzekutuar nga regjimi komunist ne vitin 1976. Pas publikimit te historisė se tij nga media lokale, autoritetet kane nisur njė hetim pėr te identifikuar viktimat dhe te kėrkojnė pėr varre te tjera po nga ajo zona.

Shqipėria, thuhet se ėshtė njė nga pak vendet ish "Perdes se Hekurt", qe ende nuk ka hapur arkivat e saj komuniste, ato te shėrbimeve sekrete te kohės. Si rezultat i kėsaj, mungojnė edhe te dhėnat e sakta mbi numrin e te burgosurve politik te vrare nga regjimi dhe sa te pushkatuar kur dhe ku janė pushkatuar. Asgjė deri tash nuk ėshtė vene ne dispozicion te atyre qe kėrkojnė njerėzit e tyre. Gati dy dekada pas regjimit te shembur, mijėra te afėrm te te burgosurve politike janė ekzekutuar dhe ende pyesin ku janė trupat e te familjareve te tyre. Duke reaguar ndaj publikimit te ngjarjes, se zbulimit te njė varri masiv ne malin e Dajtit te hėnėn, ngjarje e cila ka marre mbulim te gjere ne mediat ne Shqipėri, kryeministri Sali Berisha, beri thirrje pėr njė hetim gjithė pėrfshirės, duke u pėrpjekur te prek sado pak vetėdijen njerėzore".

HermesNews - ©2009

Dėrgo me email | Stampo artikullin | Artikulli ėshtė lexuar 175 here