Video
Rubrikat
2/10/2010 4:04:33 PM
Endeavour takon hapėsirėn
Anija kozmike Endeavour bashkohet me stacionin ndėrkombėtar tė gjithėsisė.
10 Shkurt 2010
info@hermesnews.org
HN/TRT - Anija kozmike amerikane Endeavour iu bashkėngjit Stacionit Hapėsinor Ndėrkombėtar. Endeavour mbart materialet e duhura pėr punimet e fundit tė ndėrtimit qė do tė bėhet nė Stacionin Ndėrkombėtar nė orbitėn e tokės.
Astronautėt, me anė tė shėtitjes nė hapėsirė, do tė vendosin pjesėt e fundit, gjithashtu do tė ndihmojnė nė mirėmbajtje dhe riparimin e stacionit. Pas vėnies sė pjesėve tė fundit, do tė jetė plotėsuar 90% e ndėrtimit tė Stacionit Hapėsinor Ndėrkombėtar. Agjencia Kombėtare Amerikane pėr Aeronautikėn dhe Hapėsirėn, NASA pas Endeavour-it planifikon tė bėjė edhe 4 udhėtime tjera me anije kozmike. Planifikohet qė stacioni, ndėrtimi i tė cilit filloi nė vitin 1998 dhe supozohet tė ketė kaluar 130 miliardė dollarė shpenzime, tė pėrfundojė nė vitin 2011. Projekti i stacionit ėshtė punimi qė ka zgjatur mė shumė, ka kushtuar mė shtrenjtė dhe me mė shumė vende pjesėmarrėse, pra 15. Stacioni pėrdoret pėr tė fituar eksperiencė nė udhėtimet e gjata nė hapėsirė, pėr tė parė ndikimet e tyre fiziologjike dhe pėr eksperimente me qėllim sigurimin e kushteve ideale pėr kėtė. Pas pėrfundimit tė ndėrtimit, Stacioni Hapėsinor Ndėrkombėtar, pas Hėnės, do tė jetė objekti i dytė mė i ndritur qė do tė duket me sy tė lirė natėn nė qiell.


Dėrgo me email
Stampo artikullin
Artikulli ėshtė lexuar 248 here