Video

Obama, SHBA tė rrisin besimin

Kohėzgjatja: 0:0

Pare 1482 here

On line 387 dite

video »

Diverolli neser para Kongresit

Kohėzgjatja: 0:0

Pare 2369 here

On line 633 dite

video »

Maradona 'Jam kampion bote'

Kohėzgjatja: 3:42

Pare 2792 here

On line 777 dite

video »

Stambolli tronditet nga shperthimi

Kohėzgjatja: 0:29

Pare 2971 here

On line 777 dite

video »

Sarkozy, ne gjyq kompanine ajrore

Kohėzgjatja: 0:0

Pare 2553 here

On line 778 dite

video »

Rubrikat

1/10/2010 3:30:16 PM

Europa ndihmon Shqipėrinė

Njė ekip prej shtatė ekspertėsh nga Qendra e Monitorimit dhe Informimit tė Mekanizmit tė Mbrojtjes Civile tė Bashkimit Europian ėshtė dėrguar nė Shqipėri nė mėnyrė qė tė ndihmojė Qeverinė Shqiptare nė vlerėsimin e nevojave pėr tė kapėrcyer situatėn.

Aktivitet muzikor


10 Janar 2010
info@hermesnews.org


HN/TRT - Duke iu pėrgjigjur njė kėrkese tė Qeverisė shqiptare, Komisioni Europian ka vėnė nė veprim Mekanizmin e Mbrojtjes Civile tė Komunitetit, njoftuan burime tė delegacionit te BE nė Tiranė.

Njė ekip prej shtatė ekspertėsh nga Qendra e Monitorimit dhe Informimit tė Mekanizmit tė Mbrojtjes Civile tė Bashkimit Europian ėshtė dėrguar nė Shqipėri nė mėnyrė qė tė ndihmojė Qeverinė Shqiptare nė vlerėsimin e nevojave pėr tė kapėrcyer situatėn si dhe qė tė koordinojė ndihmat qė do tė vijnė, bėnė tė ditur burimet e mėsipėrme.

Nė vijim tė kėrkesės sė Qeverisė shqiptare, Qendra e Monitorimit dhe Informimit tė Mekanizmit tė Mbrojtjes Civile tė Bashkimit Evropian (MIC), me qendėr nė Bruksel, ka solli njė ekip tė pėrbėrė nga ekspertė nga Austria, Gjermania, Hollanda, Greqia dhe Sllovenia.

Sipas njė marrėveshjeje me Zyrėn e Kombeve tė Bashkuara pėr Koordinimin e Ēėshtjeve Humanitare, me kėtė ekip ėshtė bashkuar si partner edhe njė ekspert danez i Zyrės sė Vlerėsimit dhe Koordinimit tė Fatkeqėsive tė Kombeve tė Bashkuara. Ky ekip u takua edhe me Zv. ministrin e Punėve tė Jashtme, Selim Belortaja dhe Zv.ministrin e Brendshėm, Ferdinand Poni.

Ekipi do tė vizitojė sot zonėn e prekur nga pėrmbyjet nė mėnyrė qė tė vlerėsojė situatėn nė terren. Ekipi gjithashtu do ta ndihmojė Shqipėrinė nė pritjen e ndihmės sė Shteteve Anėtare tė Bashkimit Evropian. Qendra e Monitorimit dhe Informacionit (MIC) drejtohet nga Drejtoria e Pėrgjithshme e Mjedisit e Komisionit Evropian. Ajo ėshtė zemra qė vė nė funksionim Mekanizmin e Mbrojtjes Civile tė Komunitetit.

Ajo shėrben 24 orė nė ditė dhe iu krijon vendeve mundėsinė e shfrytėzimit tė platformės sė mbrojtjes civile tė komunitetit. Ēdo vend qė pėrballet me fatkeqėsi madhore – brenda apo jashtė Bashkimit Evropian-mund tė bėjė njė kėrkesė pėr ndihmė nėpėrmjet Qendrės sė Monitorimit dhe Informacionit.

Gjatė periudhės sė emergjencave Qendra e Monitorimit dhe Informacionit (MIC) luan tre role kryesore: shėrben si njė urė ndėrlidhje pėr shkėmbimin e kėrkesave dhe ofertave pėr ndihmė; jep informacion pėr gatishmėrinė e mbrojtjes civile dhe u pėrgjigjet si shteteve pjesėmmarėse ashtu edhe publikut tė gjėrė dhe aktorėve tė interesuar; mbėshtet koordinimin e ndihmės sė dhėnė nga Bashkimi Evropian.

HermesNews - ©2009

Dėrgo me email | Stampo artikullin | Artikulli ėshtė lexuar 126 here