Video

Obama, SHBA tė rrisin besimin

Kohėzgjatja: 0:0

Pare 3548 here

On line 1078 dite

video »

1/8/2010 5:53:14 PM

Pėrmbyjet/ Shkodra nėn ujė

Kėshtu gjatė ditės se premte burime zyrtare kane bere te ditur si niveli i ujit ne kėto zona po vazhdon te ngrihet me disa cm edhe pse thonė qė situata ėshtė nėn kontroll.


Nga Era Cani
info@hermesnews.org
8 Janar 2010


SHKODĖR - Situata e pėrmbytjes vazhdon te pėrbėje kėrcenim nga momenti ne moment pėr qarkun e Shkodrės. Shtimi i prurjeve te tri lumenjve te Bunės, Drinit dhe Kirasit nga reshjet e ditėve te fundit ende janė ne nivele te pakontrollueshme nga instancat pėrkatėse.

Pėrveēse komunave problematike qe janė ne afėrsi te lumenjve si ajo e Dajēit dhe Bushatit te cilat janė pėrmbytur plotėsisht njė tjetėr problem ėshtė parė nė njė pjese te aksit ura e Bunės-Dogane (pika kufitare me malin e zi) ku rreth 1 km rruge ėshtė pėrmbytur ne te dyja anėt, si nga lumi Buna ashtu edhe nga Drini pikėrisht ne fshatin Oblike.

Rreth 15 shtėpi ne kėtė zone janė pėrfshirė nga ujėrat gjate mbrėmjes se te enjtes dhe te premtes. Disa banore janė evakuuar ndėrsa shtabi i emergjencave civile dhe organe te tjera shtetėrore janė te pranishme gjate gjithė kohės ne kėto zona.

Ata janė ne gatishmėri me automjete te renda dhe varka ēfarė te shtyn te mendosh se situata ne vazhdim do te pėrkeqėsohet dhe pse diēka e tille nuk pranohet zyrtarisht. Ne kėtė zone janė ne dispozicion rreth 50 forca speciale te cilėt hasin vėshtirėsi ne evakuimin e banoreve.

Shume prej tyre nuk pranojnė te largohen prej banesave pasi kėrkojnė te kujdesen pėr bagėtitė e tyre. Ne pamje te pare diēka e tille mund te duket absurde, por realisht kėta banore i pėrkasin zonave rurale dhe pėr ta bagėtitė janė e vetmja mundėsi mbijetese, pasi tokat e mbjella janė shkatėrruar plotėsisht.

Pėrballė kėsaj situate ata qėndrojnė skeptik ne lidhje me premtimet e qeverise pėr kompensim te dėmeve te shkaktuara me kėtė veprim. Kryeministri Berisha vazhdimisht bėn apel pėr largimin e banoreve nga zonat e pėrmbytura. Deri sot rezultojnė te jene evakuuar rreth 3752 persona nga shtėpitė e tyre dhe 10 172 sipėrfaqe toke e pėrmbytur nga ujėrat.

Pėr kontrollin e situatės ne vazhdim janė vendosur satelite te cilėt monitorojnė vazhdimisht prurjet e lumenjve. Shkodra tashme ėshtė kthyer ne njė gadishull ku e vetmja mundėsi shpėtimi ne rast rreziku mbetet pika kufitare ne Hanin e Hotit.

HermesNews - ©2009

Dėrgo me email | Stampo artikullin | Artikulli ėshtė lexuar 193 here