Video
Rubrikat
11/25/2009 4:10:25 PM
Zv. Ambasadori shqiptar nė Romė Zef Bushati, vizitoi Komunat Arbereshe ne Basilicata.
Bushati: 'Do nxisim dhe do ndihmojme investimet arbėreshe nė Shqipėri'.
25 Nėntor 2009
info@hermesnews.org
TIRANĖ - Para disa ditėsh, Ministri Fuqiplote dhe Zv Ambasadori i RSH-se ne Itali, z. Zef Bushati ishte pėr vizite ne Komunat Arbereshe ne Basilicata. Ne Rajonin e Basilicates janė pese komuna arbėreshe, San Paolo Albanese, San Costantino Albanese, Maschito, Ginestra dhe Barile. Kjo e fundit ėshtė dhe komuna me e madhe me rreth 4 mije banore.
Vizitėn e nisen se pari ne Komunen e Barile-s ku zv.Ambasadorit Bushati i ishte organizuar njė pritje mjaft e veēante dhe e ngrohte nga ana e Kryetarit te Komunės Dr.Giuseppe Mecca, i cili se bashku me kėshillin e kėsaj komune i uroi mirėseardhjen ne mesin e arbėresheve te Italisė ne Basilicata. Kryetari i Komunės shprehu i emocionuar falėnderimet ne emėr te jo vetėm drejtuesve komunale.
Nga ana e tij Bushati i falėnderoi pėr pritjen dhe siguroi qe Ambasada ėshtė e angazhuar te forcoje me tej lidhjet dhe bashkėpunimin me komunitetin arbėresh, porosi te cilėn e la dhe Ministri i Jashtėm z. Ilir Meta gjate vizitės se fundit ne Itali, por se bashku me drejtuesit e komunave arbėreshe - tha Bushati - do te studiohen te gjitha mundėsitė pėr te nxitur dhe ndihmuar investimet arbėreshe ne Shqipėri.
Ministri Bushati shoqėrohej ne kėtė vizite nga Presidenti i shoqatės Basilicata Arbereshe Prof Donato Mazzea. Pas Komunės se Bariles Bushati se bashku me Prof. Donato Mazzea vijuan vizitat ne komunat e tjera arbėreshe San Paolo Albanese, San Costantino Albanese, Maschito dhe Ginestra. Shtrėngime duarsh, biseda, njė kafe me disa prej tyre, fotografi dhe emocione te shumta shoqėruan gjate gjithė kohės vizitėn e Zv. Ambasadorit.
Ne pėrfundim te vizitės, projekti konkret. Me rastin e 542 Vjetorit te lindjes se Skėnderbeut ne qytetin e Potenza-s me datė 17 Janar shoqata Basilicata Arbereshe do te organizoje njė aktivitet te madh pėrkujtimor ku do te marrin pjese pėrveē arbėresheve edhe autoritetet drejtuese te Rajonit e te Komunave.
Prof. Mazzea me kėtė rast u shpreh se do te ishte njė nder i veēante qe ne kėtė aktivitet te nderonte me pjesėmarrjen e tij Ministri i Punėve te Jashtme z. Ilir Meta. Me premtimin se ftesėn do ta pėrcjell tek Ministri Meta, pėrfundoi dhe vizita e z. Bushati tek arbėreshėt e Basilicates.

Dėrgo me email
Stampo artikullin
Artikulli ėshtė lexuar 232 here