Video
Rubrikat
9/18/2009 11:59:38 AM
Horoskopi Mujor - Shtator 2009
info@hermesnews.org
DASHI
DASHURIA
Shtatori do te jete teper i kendshem, madje shume eksitues. Do te jeni me humor te mire e shume alegro, do te keni deshire te luani e te argetoheni me njeriun e zemres, nese jeni ēift; do te keni nje takim te rendesishem qe do t'ju bej te mendoni thelle nese jeni vetem. Disa do te jetojne nje aventure te shkurter por qe nuk do te harrohet lehte dhe per te cilen nuk do te beheni pishman.
SHENDETI DHE BUKURIA
Te thuash qe do te jeni ne forme te mire, mund te ishte nje genjeshter, do te ndjeheni mire edhe per pak kohe. Nuk mund te kerkoni shume nga qielli i shtatorit!
Kujdes nga streset, dhe mos u sforconi me punet e perditshme sepse fiziku juaj mund te mos i perballoje. Per te qene ne forme praktikoni ndonje sport dhe relaksohuni.
DEMI
DASHURIA
Gjate muajit shtator do te benit mire te mendonit akoma me mire rrjedhen tuaj te ngjarjeve, duke analizuar mire gjendjen tuaj sentimentale ne te cilen ndodheni. Keshtu do te arrini te kuptoni se cilat jane pikat e dobeta e te forta te marredhenies suaj, gabimet qe keni bere dhe zgjidhjet me te favorshme. Dikush mund te perfitoje nga gjendja konfuze dhe t'i jepet ndonje aventure.
Nese jeni vetem do te kuptoni qe vetmia nuk eshte per ju...dhe do te hidheni ne sulm.
SHENDETI DHE BUKURIA
Marsi do te jete ne fushen e peste, dedikohuni ndonje sporti, do te keni energji te mjaftushme, jo vetem per te perballuar sforcime te medha, por edhe per t'u treguar vendin e duhur kundershtarve tuaj, si ne pune ashtu edhe ne sport. Venusi sugjeron te keni kujdes me ushqimin, sidomos me ushqimet qe te shendoshin dhe me sheqerin.
BINJAKET
DASHURIA
Ne diten e shtate Venusi do te jete ne anen tuaj dhe do te ndikoje pozitivisht ne marredheniet ne ēift te cilat mund te kene jave qe nuk shkojne mire, ndaj duhet te perfitoni per te forcuar marredhenien, sidomos nese kohet e fundit ka patur mosmarreveshje.
Per te vetmuarit do te kete mundesi konkrete dhe histori te reja te cilat do te lindin papritur.
SHENDETI DHE BUKURIA
Marsi dhe Jupiteri sinjalizojne nje gjendje fizike jo te mire, kjo mund te vije ose nga ndonje problem stresues, ose nga regjimi jo i mire i ushqimit. Duhet te rregulloni ritmin e punes dhe te keni kujdes me ushqimin duke eliminuar nga dieta juaj ushqimet e dhjamosura dhe pikante. Venusi do te jete ne anen tuaj dhe do te bej te jeni shume terheqes dhe te kujdesshem me lukun tuaj.
GAFORRJA
DASHURIA
Per te mos patur motive qe te qaheni per partnerin tuaj dhe per marredhenien qe jeni duke jetuar do te ndjeheni te mposhtur nga deshira per tu mbeshtetur dhe per tu ndjere te sigurt, dhe nga nje gje qe e ben akoma dhe me eksituese marredhenien. Perpiquni te gjeni nje ekuiliber per te vene ne vije raportin tuaj.
Jeni vetem? Do te keni me mijra raste per te treguar aftesite tuaja terheqese
SHENDETI DHE BUKURIA
Do te ndjeheni ne nje gjendje fizike dhe mendore te shkelqyer. Per te qene keshtu ne vazhdimesi do te beni mire te praktikoni ndonje sport, apo te beni shetitje te gjata ne ajer te paster ne kembe ose me biēiklete gjithashtu duhet te rregulloni regjimin e gjumit dhe ajo qe ka me shume rendesi eshte ushqimi.
LUANI
DASHURIA
Si asnjehere tjeter do te jeni shume romantike dhe dashuria do te zere nje vend te rendesishem tek ju. Gjate shtatorit do te jetoni emocione te forta te cilat mund t'i ndani me partnerin i/e cili do te jete shume i kujdesshem kundrejt jush. Per te festuar nje periudhe kaq te lumtur beni ndonje dhurate, nje fundjave dashurie, qe te ngjaje sa me shume te jete e mundur me muajin e mjaltit. Nese jeni beqar kushtojini vemendje njerezve dhe ambienteve te reja.
SHENDETI DHE BUKURIA
Do te ndjeheni ne menyre te shkelqyer nga te gjitha anet, do te jeni shume jetesore dhe dinamike, dhe mbi te gjitha Venusi do t'ju dhuroje nje pamje te re, e cila nuk mund te kaloje pa u vene re si ne pune ashtu edhe ne sferen private.
Do te jeni ne forme te mire por nuk duhet te perfitoni, duke e egzagjeruar mbase edhe ne tavoline duke treguar embelsine tuaj. Merruni me ndonje sport te preferuar, beni shetitje ne kembe ose me biēiklete.
VIREGJERESHA
DASHURIA
Merkuri, Marsi dhe Jupiteri do bejne te jeni shume te komunikueshem, pasionante dhe optimiste, pra do te jeni shume te kenaqur nga vetja dhe nga sfera e afeksionit dhe mos mendoni te hiqni dore nga ndonje gje. As nga nje evazion i vogel, sikur t'ju ndodhte, me Venusin ne fushen e 12 kjo gje edhe mund te ndodhe. Te vetmuarit e kane rrugen e hapur.
SHENDETI DHE BUKURIA
Do te ndjeheni ne forme te mire, do te tregoheni jetesore, jashtezakonisht energjike e pasionante dhe kjo nuk do te kaloje pa u vene re.
Marsi ne shenjen tuaj ju sugjeron te praktikoni ndonje sport, si per te qene ne forme ashtu dhe per te shkarkuar tensionet e forta. Duhet t'i kushtoni me shume vemendje fizikut dhe pamjes suaj te jashtme, kohet e fundit e lene pas dore.
PESHORJA
DASHURIA
Te dashuruarit do te kalojne disa ore te kendshme dhe momente te embla te mbushura me afeksion. Ata qe nuk jane akoma te dashuruar, Shtatori do te mundesoje takime pasionante te papritura por qe mund te zgjasin, mjafton te jesh i perqendruar dhe vigjilent ne kerkimin e miqesive te reja.
SHENDETI DHE BUKURIA
Forma juaj fizike dhe vitaliteti do te jene ne nivele te larta. Jepini makines me kujdes, kufizoni numrin e cigareve nese e pini dhe kini kujdes nga korrentet e ajrit, mund te shkaktojne ftohje ose ndonje reumatizem te bezdisshme.
AKREPI
DASHURIA
Sfera e ndjenjave ne pjesen me te madhe do te turbullohet, ky do te jete nje sinjal i largimit te venusit ne shenjen e Luanit. Nese keni nje marredhenie apo nje partner te cilin e doni, beni kujdes te mos nenvleresoni disa probleme qe i ka sjelle koha te cilat kerkojne interes reciprok. Beni mire te riparoni gabimet si nga ana intelektuale ashtu dhe nga ajo erotike. Te vetmuarit mund te flirtojne, mund te linde ndonje histori edhe pse nuk do te zgjase shume.
SHENDETI DHE BUKURIA
Nuk mund te qaheni per vitalitet, Dielli, Merkuri, dhe Marsi ne fushen e 11 do bejne te keni energji te pashterueshme, si fizikisht ashtu dhe nga ana intelektuale. Mund te vazhdoni shume mire ritmin tuaj te perditshem dhe te keni rezultate shume te mira ne sport.
SHIGJETARI
DASHURIA
Pergatituni per nje muaj te paqendrueshme dhe relativ, i karakterizuar nga Merkuri dhe Marsi qe do te veshtiresojne dialogun ne fushen erotike me partnerin. Kjo jo vetem qe nuk i ben mire marredhenieve ne ēift, por con ne tensione dhe polemika me partnerin, xheloz dhe shume me pak i disponueshme se ditet e tjera per te toleruar keto gjera. Dikush mund te perfitoje nga kjo situate konfuze dhe te filloje ndonje aventure te re. Me te privilegjuar do te jene te vetmuarit.
SHENDETI DHE BUKURIA
Venusi ne nje pozicion te favorshem ne shenjen tuaj do t'ju siguroje shendet te mire. Mund te ndjeni disa shqetesime fizike, muskulare dhe mendore per shkak te vendndodhjes se Marsit, Merkurit dhe Diellit. Gjate muajit Shtator mos e teproni me aktivitet e perditshtme, sidomos me ato sportive.
BRICJAPI
DASHURIA
Do te jetoni nje stine te bukur dashurie, mbi te gjitha shume pasionante. Shtatori premton momente me intensitet te larte, te karakterizuara nga disa te dridhura te cilat nuk do j'u lejojne te merrni veten. Nese jeni ēift do te jetoni momente magjike me partnerin dhe do ju duket sikur jeni duke jetuar nje muaj te dyte mjalti. Nese jeni vetem fati i mire do te beje te keni flirte pasionante.
SHENDETI DHE BUKURIA
Nuk duhet te nenvleresoni ndikimin e Venusit qe mund tu shkaktoje disa ē'rregullime si rrjedhoje mbase edhe nga atmosfera e fundveres. Kujdes mos e ekzagjeroni qe te mos e paguani me ē'mim te larte shendetin. Energjite fizike dhe psikologjike do te jene te shkelqyera.
UJORI
DASHURIA
Me Venusin ne fushen e shtate do te ndjeni nevojen per te arritur nje ekuiliber ne fushen e ndjenjave dhe te jetoni me me entuziazem historine tuaj. Disa nga ju do te jene me te kujdesshem dhe me te gatshem se asnjehere tjeter kundrejt kerkesave te njeriut qe dashuron. Te tjeret, te pakenaqur nga marredhenia e tyre do te shkojne ne kerkim te ndonje aventure. Feste te madhe do te kene te vetmuarit.
SHENDETI DHE BUKURIA
Nese keni mundesi vazhdoni te beni edhe disa dite pushime, ose me mire kujdesuni akoma dhe me shume per veten tuaj, nje prerje e re flokesh apo nje veshje e re, gjera te vogla por qe kane nje rendesi te madhe, do bejne te ndjeheni ne forme te mire. Gjate muajit shtator do te ndjeheni mire si fizikisht ashtu dhe nga ana psikologjike.
PESHQIT
DASHURIA
Venusi do te bej te keni deshire per te enderruar, per te dale nga rutina, apo dhe per t'i dhene fund nje marredhenie e cila nuk ju kenaq me si seksualisht ashtu edhe ne bisede. Dikujt nuk do ti shpetoje rasti per te jetuar nje aventure te re e cila mund te zgjase pak. Nuk do te numerohen takimet dhe flirtet qe mund te kene te vetmuarit.
SHENDETI DHE BUKURIA
Venusi do te qendroje ne fushen e nente, do bej te ndjeheni te sigurt ne vetvete. Nuk do te jeni ne forme shume te mire fizike dhe mendore. Mos u sforconi me aktivitet ne pune dhe as me ato sportive. Do te keni deshire te ndryshoni lukun tuaj.


Dėrgo me email
Stampo artikullin
Artikulli ėshtė lexuar 865 here