Video

Obama, SHBA tė rrisin besimin

Kohėzgjatja: 0:0

Pare 1489 here

On line 389 dite

video »

Diverolli neser para Kongresit

Kohėzgjatja: 0:0

Pare 2373 here

On line 635 dite

video »

Maradona 'Jam kampion bote'

Kohėzgjatja: 3:42

Pare 2804 here

On line 779 dite

video »

Stambolli tronditet nga shperthimi

Kohėzgjatja: 0:29

Pare 2975 here

On line 779 dite

video »

Sarkozy, ne gjyq kompanine ajrore

Kohėzgjatja: 0:0

Pare 2562 here

On line 780 dite

video »

Rubrikat

7/1/2009 1:21:11 PM

1 Korrik 2009

Titujt kryesorė tė shtypit tė sotėm botėror.

Aktivitet muzikor


"LE MONDE"

- MBRETĖRIA E BASHKUAR PĖRBALLET ME RECESIONIN MĖ TĖ THELLĖ QĖ PREJ VITIT 1958
GDP-ja nė Britaninė e Madhe ka rėnė me 2,4 pėr qind nė tremujorin e parė tė vitit 2009. Gjatė njė viti, ajo ka rėnė me 4,9 pėr qind.

- GJYKATA KUSHTETUESE GJERMANE PEZULLON PROCESIN E RATIFIKIMIT TĖ TRAKTATIT TĖ LISBONĖS
Ky vendim pritet tė ketė njė pasoja tė kufizuara: parlamenti pritet tė votojė shpejt njė ligj nė pėrputhje me vendimin e Gjykatės Kushtetuese.

- KOREJA E JUGUT E SIGURT SE PHENIANI PO PĖRPARON NĖ PROGRAMIN E TIJ BĖRTHAMOR
Koreja e Veriut duket se po vė nė jetė kėrcėnimet lidhur me zhvillimin e njė programi bėrthamor ushtarak me bazė uraniumin e pasuruar, thekson ministri koreanojugor i Mbrojtjes.

"LE FIGARO"

- SUEDIA KĖRKON NJĖ PRESIDENCĖ "TĖ KONTROLLUAR" NGA BE-ja
Presidenca gjashtėmujore e Suedisė, qė fillon sot, pritet tė dominohet nga lufta kundėr ngrohjes sė klimės dhe mobilizimi kundėr papunėsisė.

- KĖSHILLAT "BOMBĖ" TĖ SARKOZY NDAJ NETANJAHUT
Presidenti francez mendohet ta ketė kėshilluar kryeministrin izraelit tė distancohet nga ministri i tij i Jashtėm ultranacionalist. Informacione qė shkaktojnė njė "stuhi" nė Izrael.

- KATASTROFA E AVIONIT A310: VETĖM NJĖ I SHPĖTUAR DERI TANI
Njė vajzė 14 vjeēe ėshtė gjetur e gjallė, pas rrėzimit tė avionit
Airbus tė kompanisė jemenase nė afėrsi tė brigjeve tė Komoreve me 153 pasagjerė nė bord, 66 prej tė cilėve francezė.

- ITALI: SHPĖRTHEN NJĖ TREN QĖ TRANSPORTONTE GAZ , 16 VIKTIMA
Njė tren mallrash qė pėrfshinte disa ēisterna gazi doli nga shinat nė veri tė vendit duke shkaktuar njė shpėrthim tė madh, njė zjarr dhe shembjen e disa ndėrtesave. Bilanci, ende i pėrkohshėm, ėshtė 36 tė plagosur, 14 prej tė cilėve rėndė.

"IL CORRIERE DELLA SERA"

- KATASTROFĖ NĖ VIAREXHO, VDESIN DY FĖMIJĖ, 16 NUMRI I VIKTIMAVE
Shpėrthen njė tren qė transportonte gaz duke shkatėrruar dy ndėrtesa dhe dėmtuar shumė tė tjera. Mes viktimave, bilanci i pėrkohshėm i tė cilėve ėshtė 16, dy janė fėmijė.

- HONDURAS, NDĖRHYN OKB-JA: PRESIDENTI TĖ KTHEHET NĖ VENDIN E TIJ
Tė 192 shtetet anėtare tė OKB-sė kėrkuan tė mos njihet asnjė qeveri nė Honduras pėrveē asaj tė presidentit tė larguar Manuel Zelaya.

HermesNews - ©2009

Dėrgo me email | Stampo artikullin | Artikulli ėshtė lexuar 27 here