Video

Obama, SHBA tė rrisin besimin

Kohėzgjatja: 0:0

Pare 3548 here

On line 1078 dite

video »

6/24/2009 8:28:18 AM

Zgjedhjet e Parlamentare ne Shqiperi, a ka ndonjė ndryshim nė perspektivė?

'Pėrfundimi ėshtė se pavarėsisht dy partive kryesore, qė garojnė pėr kėto zgjedhje PD dhe PS, faktori kyē nė formimin e Qeverisė sė re, ėshtė Lėvizja Socialiste pėr Integrim dhe aleatėt e saj'


Nga Claude MONIQUET Presidenti i ESISC (Qendra strategjike Europiane e inteligjencės)

Nė vend tė parathėnies

Shqipėria ėshtė tashmė pjesė e strukturave tė NATO-sė mė tė drejta tė plota. Vetėm disa muaj mė parė ajo ka aderuar pėr tė marr statusin kandidat nė strukturat e Bashkimit Europian.

Ngjarje tė tilla pėr shtetet tė vogla si ato tė Ballkanit kanė njė rėndėsi shumė tė veēantė, duke pasur parasysh qe kane qene vende te “humbura” ne njė diktaturė tė egėr komuniste.

Kur mbeten mė pak se njė javė nga zgjedhjet e pėrgjithshme elektorale, klasa politike ne pushtet vazhdon te pretendojė dhe te premtojė ndryshim. Per mė tepėr, nė emėr tė “ndryshimit” dy partitė kryesore ajo Socialiste dhe Demokratike institucionalizuan bipolarizimin e sistemit elektoral.
Reforma elektorale cila u pretendua tė bėhej pėr ti dhėnė fund

fragmentimit tė skenės politike, por ne fakt rezultoi nė monopolizimin e sistemit zgjedhor nga 2 partitė politike, PS dhe PD. Shume personalitete te politikes shqiptare te 20 viteve te fundit u perjashtuan nga listat zgjedhore.
“Ndryshimi”- Lajtmotivi i fushatės elektorale

Duke u mbėshtetur nė fushaten e vetė kryetarit tė Partisė Demokratike Sali Berisha, ndryshimi ėshtė njė premtim i gjithmonshėm. Cuditėrisht, nė kėtė fushatė elektorale tė dy koalicionet kanė si fjalė kyēe “ndryshimin”.
Klasa politike e Shqipėrisė bėn thirrje pėr ndryshim, ndėrkohė qė individėt e thjeshtė janė tė shkatėrruar nga ndryshimet shoqėrore-politike dhe janė duke kėrkuar stabilitet.

Lideri i Partisė Demokratike pasqyron arritjet e Qeverisė sė tij tė cilėn e drejton qė ga viti 2005, premton dhe ndryshime kolosale nė tė ardhmen. Ndryshime tė cilat ai i premton nė njė moment kur shteti ėshtė duke kaluar njė periudhė mjaft tė vėshtirė ekonomike.

Edi Rama nuk ka dhėnė ende dorėheqjen e tij si kryetar i Bashkisė sė Tiranės, duke ndjerė frikėn e humbjes sė zgjedhjeve, ndėrkohė qė dhe ai ndryshimin e shikon tek puna e tij si kryetar i Bashkisė sė Tiranės.

Fillimi i kėsaj fushate elektorale nga tė dy liderėt e partive kryesore asaj tė majtė dhe tė djathė ėshtė kthyer nė njė kopjim mesazhesh elektorale duke lėnė harruar premtimet pėr ndryshim. Akuzat e ndėrsjellat, nė tė vėrtėtė janė ndryshimi qė po sjell kjo fushatė. Kryetari i Partisė Socialiste Rama ka hedhur akuza mjaft tė rėnda pėr figurėn e Sali Berishės duke pėrfshirė dhe familjen e kryeministrit aktual.

Ndryshimi i Sali Berishės nė kėtė fushatė qėndron nė faktin se ai po akuzon gjithmonė e mė shumė kryetarin e Bashkisė si tė pėrfshirė nė afera korruptive duke shfrytėzuar detyrėn e tij.

Ne gjithashtu duhet tė pėrmendim irracionalitetin e njeriut tė fortė tė Partisė Socialiste duke mos qenė nė krye tė listės sė kandidatėve pėr deputet, ndėrkohė qė ai pretendon qė tė jetė dhe kryeministri i ardhshėm i Shqipėrisė.

Partia demokratike ka zgjedhur qė tė ketė prezentė nė listat e saj njerėz tė cilėt nuk janė shumė tė njohur nė jetėn politike, duke harruar politikanėt tė cilėt e kanė themeluar kėtė parti. Partia Socialiste duket sikur do tė bindė votuesit se po mbėshtet intelektualėt dhe progresistėt, ndėrkohė qė nė listėn e kandidatėve pėr deputet ajo ka vendosur biznesmen dhe individ me njė tė kaluar tė dyshimtė. Listat e deputetėve kanė mangėsi tė liderėve historikė si Fatos Nano nga PS dhe largimi i Aleksandėr Biberaj, Preē Zogaj dhe Besnik Mustafa nga PD.

Gjatė kėsaj fushate mediat kanė abuzuar me kohėn e partive tė vogla duke u fokusuar vetėm nė aktivitetet e partive tė mėdha.

Konkluzioni

Pėrfundimi ėshtė se pavarėsisht dy partive kryesore, qė garojnė pėr kėto zgjedhje PD dhe PS, faktori kyē nė formimin e qeverisė sė re dhe i cili do tė pėrcaktojė fitoren e 28 Qershorit ėshtė Lėvizja Socialiste pėr Integrim dhe aleatėt e saj.

Skenari mė i mundshem nė kėto zgjedhje, do tė ishte njė koalicion mes liderėve tė PS, Edi Rama dhe atij tė LSI-sė, Ilir Meta. Nese do tė jetė kėshtu, atėherė do t’i vinte fundi kohės sė Sali Berishes, dhe ironikisht ky do tė ishte ndryshimi i rradhės pėr Shqipėrinė.


Dėrgo me email | Stampo artikullin | Artikulli ėshtė lexuar 162 here