Video
Rubrikat
6/20/2009 6:43:05 PM
Si vishen politikanėt pėr fushatė?
Nga Merita Toēila, stiliste
TIRANĖ - Nė kėtė atmosferė mitingjesh, mbledhjesh, me ngjyra e flamuj nga tė gjitha llojet, ėshtė e pamundur tė rrish indiferent ndaj prezantimit tė kandidatėve tė ndryshėm pėr nė fushatėn elektorale, tė liderve tė partive tė ndryshme si dhe mė sė shumti tė ndjekėsve nėpėr mitingje...simpatizantėt e shumtė tė kėtyre fushatave.
Midis ngjyrave tė flamurėve e banderolave; blu, rozė, tė kuq, tė gjelbėr...dallojnė edhe ngjyrat e politikaneve tane ...veshja dhe prezantimi i tyre i pėrditshėm ne takim me elektoratin qė gjithmonė e me tepėr po bėhet i njėjtė me atė qė e voton duke shkurtuar distancat...
Imazhi i njė lideri sot ka filluar tė ndryshojė duke pesuar dhe ai ndryshimet qė pėson gjithe shoqėria.
Ai vendos nje komunikim me zgjedhesit e vet dhe ky realizohet nepermjet disa elementeve, nder te cilet edhe njė komunikim i fshehtė qė nuk ndjehet, por vepron po aq fuqishėm sa dhe fjala edhe pse ndodh pavetėdijshėm -- komunikimi i veshjes.
Pėr ata qė dinė dhe njohin gjuhėn e simboleve sheh njė larmi paraqitjeje nga njėra mbledhje nė tjetrėn, nga njėri miting tek tjetri. Figura e njė lideri sot nė botė shihet si pėrcjellės i fuqisė, pushtetit, besimit. Ai dhe nė imazhin e tij duhet tė krijojė kėtė besueshmėri ne menyre qe stili, veshja e realizuar, modelimi, prerja duhet t`i pėrgjigjet kėtij qellimi, sigurisht duke mos neglizhuar personalitetin dhe karakteristikat individuale. Jemi mėsuar qė tė shohim lider nė veshje formale, me njė stil klasik tė pėrcaktuar qė nė fillim tė shekullit `20, dhe kjo pėr mė tepėr ka funksionuar nė Shqipėri ndėr vite, shumė mė e theksuar para viteve `90.
Por sot, vihen re disa ndryshime; keta personalitete ndonjėherė braktisin gravatat, xhaketat dhe ambientet e mbyllura duke i dhene edhe portretit njė clirėsi dhe njė shkujdesje pėr tė zbutur distancėn qė i mban larg nga njerėzit dhe kjo ėshtė njė formė emancipimi.
Pėrvec kėtyre qė janė mė tė dukshme kanė filluar tė largohen nga bardh e zi-ja e perhershme, kemishė e bardhė, pantallona e xhaketė e zezė, ose gri e errėt edhe pse ata tė njė brezi mė tė rritur vazhdojnė tė ndjekin kėtė rryme.
Ka prezantime ku i largohen kontrastit klasik, pėr tė sjellė kontraste mė te zbutura. Gjithsesi, ndonjėherė pėr meshkujt, edhe pse mund tė punojnė me ndonjė specialist nė pėrcaktimin e veshjes sė tyre, gjithmonė mbetet dicka pėr t`u rregulluar, sepse edhe krijimtaria ėshtė e limituar pėr ta, dhe nuk dalin dot jashte nje kuadrati.
Rama dhe Berisha respektojne rregullat e lojes
Sa i pėrket figurave tė njohura tė politikės vihet re njė respektim i rregullave nė veshje dhe sipas situatave diku me tė clirėt nė njė mjedis te hapur, diku me te ngurtėsuar ne nje takim me te organizuar, por ne te dy rastet dine te bejne vlerėsimin e duhur te situates dhe kjo per te dy lideret kryesore Rama -Berisha.
Meta sportiv guxon me ngjyrat dhe pėrzien stilet
Ka edhe nga ata lider qe nuk i njohin fare zyrtarizmat por edhe kjo nuk i ben me pak popullore, si ne rastin e Metes qe ne stilin e veshjes mbetet perhere sportiv, guxon me ngjyrat ndonjehere dhe duke i pėrzier stilet.
Sazan Guri, surpriza e fushates
Ndonjė prej kandidateve zgjedh tė luajė me ngjyrat e ngrohta gjė qė e afron me publikun, duke hequr dorė nga bluja, grija e zeza dhe zgjedh pėr ēudi njė lloj tė verdhė mė tė gjelbėr e kombinuar me tė bardhė qė vjen e papritur per nje fushate elektorale, por gjithsesi eshte kendshem, sepse rrezon nje largesi mes zgjedhesit dhe te zgjedhurit duke e zbritur nga podiumi dhe duke e afruar me pranė. Njė zgjidhje e tille do te ishte mire gjithmonė pėr ata qė kanė tipare tė theksuara pėr tė zbutur portretin dhe pėr tė ekulibruar situaten...
Te rinjte sportive, por jo me ndryshe se te vjetrit
Ka njė ndryshim midis kandidateve me te rinj ne politike dhe atyre me me pervoje...ata qe sapo jane integruar kane nje prezantim me pa konturime....me nje veshje qe duan te japin nje pamje me sportive, me rinore per te qene prane nje brezi me te ri zgjedhėsish, nga edhe vijne, por nuk eshte se sjellin dicka me shume se kaq ... menga e pėrveshur, pantallonat xhins apo jeleku nuk ka ndonje natyrshmėri apo afrimitet me shume...
Secili prej tyre ka krijuar nje lloj fizionomije me te cilen arrin te prezantohet dhe te imponohet edhe pse kur kete rol nuk e luan veshja mund ta luajne faktore te tjere ndihmes sic jane lėvizjet, mimika etj...
Femrat bejne diferencen
Ndėrsa pėr kandidatet femra ėshtė mė ndryshe... Ato jane treguar mė tė kujdesshme ne kėtė fushatė, pasi pr nga vete larmia e veshjeve dhe impenjimi i gjere i modes pėr to, kanė mė teper mundėsi pėr t`u prezantuar ne forma te ndryshme dhe gjithmonė ne nje nivel te kenaqshem.
Ndėr vite kemi patur zonja klasike tek te cilat mbizotėronte klasikja, nė pėrzgjedhjen e ngjyrave, nė modelimin, dhe nė simbolikėn e tyre, zonja qė pėrfaqėsonin nėnėn, gruan...por larg ikonės sė modės.
Edhe pse tek-tuk ka patur ndonjė prirje pėr tė dalė jashtė formalitetit, kanė qenė shumė tė rralla dhe jo fort tė ndjeshme. Jozefina Topalli vjen me e sofistikuar ne veshje dhe prerje, spikat pėrdorimi i materialeve te shtrenjta, duke bėrė ndėrhyrje te vogla ne modelim, por vazhdon tė mbetet ne stilin klasik dhe pa sjellė risi.
Mimi Kodheli gjithmonė me nje pamje teper te rregullt te nje gruaje te forte dhe te vendosur. Majlinda Bregu edhe pse nje ndjekėse e modes ben gjetjen e duhur duke percjelle imazhin e nje gruaje moderne, por jo me pak te vendosur dhe kembengulese.
Tek ajo shihet njė tendencė e dukshme pėr tė sjellė diēka tė re, nė mėnyrėn e pėrzgjedhjes sė ngjyrave herė duke krijuar kontraste, herė duke ruajtur njė monokromė nė reliev, tė pėrdorimit tė materialeve tė thjeshta duke eliminuar ndonjėherė edhe njė xhaketė tė njė stili tė vjeteruar.
Kandidatja Erisa Xhixho vjen mė fashion ne kete fushate elektorale duke sjelle tendencat e reja te modes dhe nje fryme krejtesiht te re qe perkojne sigurisht dhe me preferencat e saj, por spikat ne pėrdorimin e materialeve dhe elementeve dekorative elegant dhe aspak ekstravagante, njė pėrzgjedhje tė zgjuar dhe jo tė tepruar, duke mbetur gjithmonė shik dhe duke vijuar njė prirje futuriste. Por, nuk mbeten pas dhe kandidatet e tjera femra te cilat pa diskutim do sjellin nje ere te re te gruas politikane si Juliana Hoxha, Erla Mehilli, Vasilika Hysi etj.
Hermesnews©AllRightsReserved
Ēdo riprodhim i paautorizuar ndėshkohet sipas ligjeve nė fuqi.

Dėrgo me email
Stampo artikullin
Artikulli ėshtė lexuar 351 here