Video
Rubrikat
6/18/2009 5:03:08 PM
Unė dhe Hėna. Mimoza Hametaj
Ky dedikim ėshtė hyjnor, ėshtė parajsa e zbritur nė fjalė, kėnga e ngulitur nė faqe libri nė emėr tė dashurisė sė pakufishme pėr tė atin.
Nga Albert Zholi
18 Qershor 2009
TIRANĖ - Shpesh herė ne gazetarėt, pėr hirė tė miqėsive, shoqėrive, dobėsisė pėr njerėzit qė mundohen tė shkruajnė, (pasi pėr ēdo njeri qė ngjyen penėn pa dashur krijon respekt, pavarsisht nivelit tė krijimtarisė), jemi tė deytyruar tė bėjmė dhe ndonjė kompromis kur bėhet fjalė pėr tė bėrė njė kritikė mbi librin apo krijimtrainė e ndonjė poeteshe (i), tregimtareje(ri).
Mė pas kur koha ka hedhur pas tė pėrcjellurit e dobėsisė, nis njė pendim i brendshėm qė disa herė arrin nė brengė: Jo, nuk duhej ta lėvdoja atė libėr, dhe brenda vetevetes ndjehesh i zbrazėt, i mjegullt, pa atė forcė pėr tė thyer bindshėm pendimin. Dhe jeta jonė e pėrditėshme rrugėton mė shumė mes krijuesve tė moshave dhe tė gjinive tė ndryshme.
Ska ditė qė tė mos na dhurohet njė libėr me poezi, tregime, novela apo roman. Nė kėtė tranzicion tė tejzgjatur duket sikur njeriu qė tė mposht hallet don tė hedhė diēka nė letėr, tė largojė nga vervetja hallekusuret e pėrditshme. Krejt rastėsisht kėto ditė duke punuar pėr gazetėn Labėria nė shtėpinė botuese Toena, mė ra nė dorė libri i fundit me poezi i poetes vlonjate Mimoza Hametaj "Unė dhe Hėna.
E shfletova pasi kisha bėrė disa shkėmbime e -mailesh me kėtė vlonjate humaniste, qė cilėsinė mė tė bukur tė saj ka modestinė dhe heshtjen. Ajo ėshtė piktore, poete, publiciste, por dhe njė grua e tej heshtur, humaniste, qė ka ditur nė ditėt mė tė vėshtira pėr emigrantėt tanė nė Itali, tė japė njė ndihmė njerėzore, si grua, si femėr, si nėnė, pa vėnė nė mes thirrjen Jam unė. Dhe ana mė njerėzore e poetes, karakteri i saj shpirtgjerė, butėsia e femrės shqiptare duket qė nė faqen e tretė, ende pa filluar poezitė ku ajo citon me dashuri dhe dhimbje: Me pėrkushtim babit tim Selim
6 muaj pas mėrgimit tė pėrjetshėm nė yje!
Autorja
Ky dedikim ėshtė hyjnor, ėshtė parajsa e zbritur nė fjalė, kėnga e ngulitur nė faqe libri nė emėr tė dashurisė sė pakufishme pėr tė atin. Gjithkush prej nesh ka mėnyra tė ndryshme tė shprehė dashurinė pėr babanė, por mėnyra dhe fjalėt e Mimozės, janė si vetė emri i saj, me atė erė, ngjyrė, respekt, pastėrti, ndjeshmėri, pėrkujdesje qė tė gjitha pėrmblidhen nė njė DSHURI PRANVERORE, DASHURI Mimoze pėr babanė.
Jo mė kot ajo ja kushton kėtė atit tė saj tė dashur, Selim Hametaj, i cili sipas saj, iku nga kjo jetė para kohe, kur ajo e donte ende pranė, kur ajo e donte fjalėn e tij tė ngrohtė si deti i Vlorės nė mbrėmjet verore. Ai iku pa ditur se pa dashur kishte lėnė njė brengė nė zemrėn e vajzės sė tij, vajzės poete qė nė emėrė tė dashurisė prindėrore thuri vargjet mė tė bukura tė krjimtarisė sė saj poetike. Kjo vdekje ishte shtysė qė ajo tė merrte pėrsėri penėn e lėnė paksa tė ndryshkur, pėr tė na dhuruar kėtė vėllim poetik, qė tė mbėrthen, tė ēalltis, tė brengos, tė bėn tė mendosh por eshte tė gėzosh, me mendimin se poezia me fuqinė e fjalės tė zgjon dėshirat dhe ėndrrat e fjetura, fare papritmas.
Duke rrugėtuar mes vargjeve
Vėllimi poetiki "Unė dhe hėna" ka pesė kapituj, "Nė sytė e tu sytė e mi","Le ti marrim ēfar mė jep", "Unė dhe hėna", "Fluturoj e lirė" dhe "Mu shfaqe si ėngjėll i bardhė". Poezia e parė:
ELEGJI
Sa tė kam dashur, sa mė ke dashur!
Sot ty tė qaj un zemėrplasur,
Mė le vetėm gjyshe, oh, pėr sė gjalli,
Nė vend tė huaj djegur nga malli!...
Emigrimi pėr tė ėshtė i dhimbshėm, ndarja npėr ēdo shqiptar ėshtė njė kalvar vuajtjesh. Dhe pse ajo e krahason largimin si shtėgėtim dallėndyshesh, sėrishmi, metafora gjetiu e ka shėnjimin. Dallėndyshet kthen me pranverėn, ndrysa pranvera e mėrgimit ska pėrcaktim kohor. Ky vėllim poetik frymon vrullshėm, pa ngecje, ndalesa, hamendėsi, dyzim. Tė gjitha poezitė kanė pėrbrenda optimizmin dhe zhgėnjimin, dashuri dhe dhimbje, shpresė dhe disfatė, por optimizmi ėshtė dominant. Ajo atė e ka pėrcjellė nė mnėyra tė ndryshme. Herė nė mnėyrė tė drejtpėrdrejtė, herė si nėnteks, herė tėrthorazi, herė pa zė, herė fuqishėm. Eshtė njė poezi qė ka brenda dėshirėn pėr jetė, mes njė natyre tė bukur apo lėndine me lule shumėngjyrėshe, ku brishtėsia nuk e humbet forcėn artistike, pasi komunikimi i saj me lexuesin nėpėrmjet vargut ėshtė i natyrshėm, besues, i sinqertė, dashamirės.
Prej dhimshurise harrova veten
Zemrėn e konsumova tė tėrėn
Tashti e vetmuar rrėmoj jetėn
Bregut tė detit shoshit rėrėn
(Fq.62)
Jeta nė emigracion e ka pjekur atė mė shumė, e ka bėrė mė praktike, mė tė ndjeshme, mė humane. Ajo dhe pse vetė nė emigracion, ajo nuk e pranon braktisjen e atdheut, boshatisjen e tij, dhimbjen qė le largimi i fėmijėve tek prindėrit. Poezia "Besimin diku tretur", pėr mua mbetet ndėr mė tė arrirat, mė tė ndjerat, mė tė sinqertat.
Ah, tju mbildhja me frym Zoti,
Kudo botės anė e mbanė.
E tju thosha fjalė qėmoti:
"Bashkė, ēdo punė na vjen mbarė!
Sa krtitikuese, autorja po aq ėshtė dhe konkrete, vėzhguese, depėrtonjėse. Dashurisė ajo i flet me ngjyrat mė tė bukura tė vargut-zemėr. Braktisja e dashurisė pėr tė ėshtė e papranueshme, e dhimbshme, ėndraprishėse
e pa emėrt !!! Prtitja ėshtė mė e bukur se ndarja. Edhe pritja mė e gjatė ka pėrbrenda etjen njerėzore pėr respektin ndaj dashurisė
:
Tek vendtakimi minutat-vite bėhen,
e ty, unė rri tė pres
Duke shletuar me vėmėndje vėllimin, shihet qartazi se ky vėllim poetik, artikulon nė mėnyrėn mė tė bukur zėrin e saj si krijuese me njė ndjeshmėri prej artisteje ku gjithė poezitė janė tė mbėshtjella me njė motiv tė stėrholluar lirik. Nga vargu nė varg poezia e Mimozės duket sikur vjen e brishtė, dhe kėtė ajo nuk mundohet ta fshehė, por ta bėjė prezente, pasi ashtu ėshtė e brishtė dhe natyra e saj njerėzore. Nė retrospektivė ajo kujton edhe fatin e saj nė kohėn e ashpėrsimit tė luftės sė klasave qė bėnte sistemi totalitar komunist nga i cili do ta pėsonin me dhjetėra e dhjetėra qytetarė tė pafajshėm. Ndėrsa nė dritėn e demokracisė, (sidomos pas emigrimit nė Itali), ajo me njė punė kėmbėngulėse do tė vitalizojė muzėn krijuese duke rikthyer nė dinjitet fatin e nėpėrkėmbur tė tė qėnit emigrante, por njėkohėsisht me kėtė vėllim ajo ka rikthyer nė tryezėn e diskutimeve fatin e krijuesve tė privuar e diskriminuar nga diktatura dhe qė tashmė po ēajnė me sukses jashtė vendit tė tyre. Dhe kjo ėshtė njė fitore e madhe jo vetėm pėr tė por pėr shumė krijues shqiptarė qė kanė bėrė emėr nėpėr botė. Se ėshtė e njė brumi tė tillė poezia e Mimozės prandaj dhe i ka kushtuar njė rėndėsi tė veēantė, plot seriozitet, poezisė sė saj njė figurė aq e madhe e poezisė shqipe Ali Podrimja redaktor).Mbas kėtij momenti ēdo koment ėshtė i tepėrt. Urime Mimoza.
Hermesnews©AllRightsReserved
Ēdo riprodhim i paautorizuar ndėshkohet sipas ligjeve nė fuqi.

Dėrgo me email
Stampo artikullin
Artikulli ėshtė lexuar 155 here