Video
Rubrikat
6/18/2009 9:06:01 AM
Hap dyert 'Fiera del Levante
Panairi qė prej kėtij viti pėrqendrohet nė sektorė regjistrojnė nivelin mė tė larte tė zhvillimit nė Ballkan.
18 Qershor 2009
info@hermesnews.org
Ka hapur dyert ne Shqiperi edicioni i IX i Panairit Fiera del Levante. Kėtė vit njė vėmendje tė veēantė do ti kushtohet ciklit tė ujit, pėrpunimit tė mbeturinave, energjive tė rinovueshme. Ky panair qė prej kėtij viti pėrqendrohet nė sektorė regjistrojnė nivelin mė tė larte tė zhvillimit nė Ballkan.
Shqipėria po ndryshon dhe Tirana ėshtė e fokusuar tek pėrpunimi i mbetjeve. Ėshtė e pajisur ne panele solare, mė shumė se nė shtėpitė tona, - tha Presidenti i Fiera del Levante Cosimo Lacirignola. Koncepti i shfrytėzimit te energjive tė rinovueshme ėshtė njė domosdoshmėri dhe afron shtetasit me pėrmbushjen e nevojave tė veta nė ato sektorė ku hyn dhe shteti.
Dhe pikėrisht ky ėshtė tregu ku synojnė tė hynė aziendat italiane, duke patur parasysh dhe faktin se Fiera del Levante ėshtė e vetmja qė ndodhet nė Shqipėri. Austriaket dhe Gjermanet ndodhen tashme ne Shqipėri dhe propozojnė teknologji tė reja pėr njė treg nė avanguard. Tregu shqiptar nuk ėshtė aspak i prapambetur.
Shqipėria ka burime tė reja dhe tė mėdha natyrore, ka motivacion te larte, shoqėruar me njė dėshirė pėr tu bėrė pjesė e Europės: ne duhet tė propozojmė pėr te qene kompetitive, pra te prodhojmė shėrbime qe janė ne lartėsinė e standardeve evropiane. Nuk ėshtė e thėnė se duhet te kemi sukses sepse jemi afėr gjeografikisht.
Panairi kėtė vit ėshtė organizuar nga FdL (qė pėrfshin Konfindustria-s, Confartigianato-s, Confapi, CNA e Legen e Cooperativave) me mbėshtetjen e provincės sė Puglia-s dhe Ministritė e Jashte te Shqiperisė, Bullgarisė.
Nga data 14 deri ne 17 Tetor ne pallatin e Kongreseve do te mbahen hapėsira ekspozitave Eco Expo ku do te jene prezent pėrfaqėsues te aziendave me te medha.


Dėrgo me email
Stampo artikullin
Artikulli ėshtė lexuar 110 here