Video

Obama, SHBA tė rrisin besimin

Kohėzgjatja: 0:0

Pare 2098 here

On line 555 dite

video »

Diverolli neser para Kongresit

Kohėzgjatja: 0:0

Pare 2923 here

On line 801 dite

video »

Maradona 'Jam kampion bote'

Kohėzgjatja: 3:42

Pare 3358 here

On line 945 dite

video »

Stambolli tronditet nga shperthimi

Kohėzgjatja: 0:29

Pare 3514 here

On line 945 dite

video »

Sarkozy, ne gjyq kompanine ajrore

Kohėzgjatja: 0:0

Pare 3092 here

On line 946 dite

video »

Rubrikat

6/16/2009 5:31:36 PM

Emigracioni pėrball racizmit europian

Emigracioni kudo ndodhur ėshtė ėshtė pjesė e shoqėrisė. Ėshtė mbėshtetja e ekonomisė. Ėshtė pasqyra e paaftėsisė sė shtetit ku ndodhen, si dhe detonator social i pakėnaqėsisė dhe revoltimit tė popullit. Por...


Nga Shpėtim Zintziria
16 Qershor 2009


ATHINE (GREQI) - Kriza ekonomike dhe emigracioni mbetet njė nga prioritetet mė kryesore nė axhendėn e Europės sė sotme, e cila disa dekada mė parė ishte njė problem imigrimi pėr kontinentet e tjera. Sot gjerat kanė ndryshuar.

Europa ėshtė kthyer pėr emigrantėt e ardhur nga vendet e varfėra tė Ballkanit dhe ish komuniste BS vendi i parajsės. Ky fenomen nuk ėshtė njė problem i ri dhe i panjohur, por ėshtė i vjetėr dhe pėrmban nė vetvete njė histori tė dhimbshėm njerėzor.

Shekulli i kaluar do tė mbahet mėnd si shekulli i imigrimit mė tė madh. Sot analistėt e ndryshėm shprehin shqetėsimin se ndryshimi klimaterik do tė ndikojė nė zhvendosjen masive tektonike tė popullsive tė mėdha. Shtimi i popullsisė nė mėnyrė drastike dhe rritja e varfėrisė nė mėnyrė gjeometrike, mungesa e ujit tė pijshėm do tė ndikojnė nė tė ardhmen lėvizje tė tjera masive tektonike tė popullsive nė drejtim tė Europės, qė po pėrballet si asnjėherė tjetėr me emigracionin klandestin.

Presidenti i Komisionit Europian z.Baroso ėshtė shprehur pėr nevojen e krijimit tė njė politike tė pėrbashkėt pėr pėrballimin e emigracionit klandestin, Ėshtė e pamundur qė tė kemi 27 politika pėr emigracionin nė Europė. njė politikė e pėrbashkėt do tė duhet tė gjendet ndėrmjet faktit qė tė hapin portat pėr tė gjithė, gjė e papėrgjegjshme dhe njė kthesė nė konflikte tė brendshme...”

Ēdo ditė rreth 3,000 emigrantė presin rastin mė tė pėrshtatshėm, nė mėnyra nga mė tė ndryshm pėr tu futur nė “tokėn parajsė”, duke mos marrė parasysh edhe rrezikun pėr jeten. Nė 20 vitet e fundit rreth 18.000 emigrantė kanė humbur jetėn pėrball dallgėve tė deteve dhe oqeanėve, por edhe kur mbrijnė pranė brigjeve jeta e tyre fillon odisenė e radhės. Ēdo vit humbasin jetėn rreth 1.500 emigrantė. Turqia dhe Libia janė sot vendet nga ku emigrojnė emigrantėt drejt Italisė dhe Greqisė, pėr tė vazhduar mė tej rrugėn drejt europės perendimore.

Pėr tė eliminuar kėtė tragjedi u mblodhėn vitin e kaluar ministrat e Brendshėm tė 27 vendeve tė BE, ku Presidenti i Komisionit Europian z.Baroso u shpreh pėr nevojen e krijimit tė njė politike tė pėrbashkėt pėr pėrballimin e emigracionit klandestin, Ėshtė e pamundur qė tė kemi 27 politika pėr emigracionin nė Europė. njė politikė e pėrbashkėt do tė duhet tė gjendet ndėrmjet faktit qė tė hapin portat pėr tė gjithė, gjė e papėrgjegjshme dhe njė kthesė nė konflikte tė brendshme...”

Europa tregoi se po ecėn drejtė politikės sė djathtė dhe nė momente tė veēanta ka shprehur qendrime ekstremiste. Arsyet ishin se nė 12 muaj e fundit u rregjistruan 5 milionė tė papunė, si dhe ēdo ditė rritej numri i tė papunėve nė BE, duke mos shpresuar asnjė shpresė pėr tė ardhmen. Simbas burimeve zyrtare tė Komisionit Ndėrkombėtar tė Punėsimit, numri i papunėsisė nė 27 vende tė Bashkimit Europian, nė muajin prill tė 2009 u rrit nė 5 milionė njerėz nė krahasim me tė njejtin muaj tė 2008...

Mungesa serioze e njė politike pėr emigracionin nė disa vende tė kėtij komuniteti i panė emigrantėt vetėm si krahė pune tė lira dhe jo si qenie njerėzore, duke mos u dhėnė mundėsi tė integrohen nė shoqėrinė vendase.
Njė shėmbull i keq rregjistrohet nė Greqi, ku njė drejtoreshė shkolle pushohet nga puna dhe po ndiqet sot mė 16 qershor tė 2009 penalisht, pėr arsye se i mėsonte fėmijėve tė emigrantėve gjuhėn e vendit tė tyre, ndėrsa prindėrve gjuhėn greke.

Mungesa e politikes sė emigracionit nė 20 vitet e fundit ka ndikuar qė sot politika Karamanli tė ve pėrball njeri-tjetrit dy shtresa tė njėjtės popullsi, vendasit pėrball emigrantėve. Humbja e partisė sė tij nė zgjedhjet parlamentare pėr nė PE, ndikoi qė tė bėjė njė kthesė radikale ekstreme, nė njė kohė kur ndihej mungesa e ndihmės nė dhėnien e ndihmės sociale, tė shėrbimeve mjekėsore falas etj.

Nė kėtė drejtim ai ka patur mbėshtetje vetėm nga kryeministri italian Berluskoni dhe miku dhe tij francez Sarkozi. Problemi i tij mė kryesor me Turqinė, nga dhe ku vijnė emigrantėt mbetet zgjidhja e vetme ndėrmjet dy vendeve, pasi pjesa mė e madhe e vendeve tė BE, nuk kanė shprehur ndonjė dėshirė pėr tė mbajtur ndonjė qendrim.

Gjatė viteve tė fundit nė vendet e mik pritjes sė emigracionit, si Franca, Holanda dhe Britania e Madhe, u ndje me forcė sfida nė aspektin shoqėror dhe kostoja e pėrjashtimit social, pėr ksenofobinė dhe diskriminimit racial. Ngjarjet e fundit ndėrkombėtare krijuan debate ndėrkombėtare mbi migracionin dhe terrorizmit, krimit dhe rritjen e kontrolleve kufitare.

Kjo mė shumė preku emigrantėt e ardhur nga vendet islamike. Nė vendet e reja tė mirė pritjes sė emigrimit dhe kryesisht nė jug tė Evropės, emigracioni lidhet me punėn e zezė tė emigrantėve klandestinė.Integrimi i emigrantėve ėshtė njė ēėshtje institucionale dhe sociale, ėshtė njė sfidė pėr secilin vend pritės, ku duhet tė fitojė, dhe tė presė pėrgjigje nga politika nė nivele tė shumėfishta.

Vendet pritėse tė emigrantėve padyshim pėrballen me njė nevojė urgjente pėr njė politikė tė emigracionit qė do tė synojė integrimin e emigrantėve me njė barazi tė plotė e tė barabartė me shoqėrinė ku jetojnė dhe punojnė. Por kjo nuk pėrjashton njė dialog politik me pjesėmarrjen e pėrfaqėsuesve tė partive politike, sindikatave dhe specialistėve tė emigracionit, qė do tė ketė pėr qėllim tė identifikojė studime pėr marrjen e reformave tė reja pėr tė forcuar pjesėmarrjen e emigrantėve nė jetėn publike.

Si njė nga problemet mė kryesore tė politikės Bashkimit Evropian, ėshtė e nevojshme pėr tė adresuar ēėshtje tė tilla ligjore pėr emigracionin e paligjshėm nė atė tė ligjshėm. Shpesh here pėr nga pikėpamje nacionaliste, emigracioni i ligjshėm dhe ai klandestin ka tė bėjė nė tė vėrtetė me probleme sociale (p.sh. degradimi e shtetit tė mirėqenies) duke i dhėnė shoqėrisė antipatinė e emigrantėve, duke shkaktuar njė ndryshim nė opinionin publik ksenofobe. Nė shumė vende tė Evropės Perėndimore, kjo ėshtė e reflektuar nė politikat e imigracionit tė miratuara nga vendet e Evropės.

Pėr tė shmangur qėndrimet e ksenofobisė kundėr emigrantėve, si dhe integrimin e tyre social ėshtė e nevojshme pėr njė bashkėpunim ndėrkombėtar jo vetėm brenda familjes evropiane, por edhe jashtė saj.


Qeveria Karamanlis, kthehet vitet tė tmershme tė 1997-1998

- 82 ambiente dhe reparte ushtarake janė venė nė dispozicion nga qeveria Karamanlis, pėr ngritjen e 15 kampeve tė para ( burgje tė fostitikuara) pėr mbajtjen e emigrantėve tė paligjshėm.
- 14 mijė policė nė dispozicion pėr pastrimin e rrugėve nga emigrantėt me operacionin “Fshesa”
- 14 mijė policė tė tjerė do tė ruajnė nga jashtė kampet pėr ndalim qarkullimi tė emigrantėve.
- 1 traget ėshtė venė nė dispozicion pėr transportimin e emigrantėve klandestinė nė kampet e pėrqėndrimit.
- 15 mjete tė transportit ajror nė dispocion pėr ekstradimin e emigrantėve tė paligjshėm

Humbja nė votimet e javės sė kaluar ka bėrė qė zkryeministri Karamanli ta kthejė vendin nė njė shtet policor tė viteve 1997-1998, kur ish kryeministri socialist Kosta Simitis, mbushte stadiumet nė piskun e vapės me emigrantė. Sot qeveria Karamanli ka menduar ngritjen e 15 kampeve tė tjera pėr hizolimin e emigrantėve ( tip burgjeshesh), nė njė kohė kur dihet qė ky vend herė pas herė ėshtė kritikuar pėr mbajtje tė tilla nė kushte tė mjerueshme. Pas votimeve tė fundit pėr nė PE, Qeveria aktuale e Karamanlisit duke parė se partia ultranacionaliste LAOS, kishte si bosht nė programin e saj largimin e emigracionit, pa humbur asnjė orė bėn njė kthesė tė ēuditshėm nė drejtim tė ekstremit tė djathtė. Humbja nė votime, ndikoi qė tė nxitohet nė marrjen e masave kundėr emigracionit klandestinė, nė njė kohė kur pėr shumė vite nuk kishte zgjidhur problemin e emigracionit tė ligjshėm. Deri mė sot nuk ėshtė bėrė njė regjistrim i saktė i emigrantėve tė ligjshėm dhe tė paligjshėm.

Mungesa e njė politike pėr emigracionin nuk mund tė zėvėndėsohet me ngritjen e kampeve tė pėrqėndrimit. Nuk mund tė zgjidhet vetėm nė kontrollin e pėrditshėm tė qytetarėve nė rrugė e kudo, me kohė e pa kohė. Nuk mund tė zgjidhet me grisjen dhe marrjen nga duart tė dokumentave dhe mos dhėnien pėrsėri tė emigrantėve. Sėbashku me zjgjidhjen e kėtij problemi duhej tė pėrmbante edhe tė parashikonte edhe tė drejtat e njeriut Marrėveshja e Dublinit - 2 mė 2008 nė BE, bėnte fjalė pėr mos legalizimin e emigrantėve, si dhe pėr njė marrėveshje kundra emigracionit nė 2003 nė Dublin-1.

Gjatė fushatės elektoriale u vu re se partia ultranacionaliste LAOS me z. Jorgo Karaxhaferri nė Selanik e Athinė, e pėrdori kėtė rast kundra emigrantėve me thirrjet dhe grushtin lart se: “Duhet tė pastrojmė vendin. Nuk mund tė mbajmė 2.000.000 emigrantė. Tani duhet tė pastrojmė vendin, pėr tė rimarė parqet dhe sheshet pėr prindėrit tanė. Nuk mund tė lejoj, Unė o Jorgo Karaxhaferri qė Greqia tė bėhet vend myslimanizmit” .

Nė Athinė me ultra nacionalistin ekstremist Jorgo Karaxhaferrin, pėr tė cilėn ka patur reagime nė masė nga emigrantėt shqiptarė, ambasadori ynė i nderuar nė Athinė, kundrejt vullnetit tė komunitetiut shqiptar ėshtė shprehur nė takimin e tij tė dytė me kėtė eksremist se: “Kisha njė takim me presidentin e partisė (LAOS) me iniciativėn time. Ishte njė takim miqėsor, pėr tė diskutuar problemet, nė kuadrin e forcimit tė marrėdhėnieve dhe bashkėpunimit mes tė dy vendeve.Nė kėtė takim tė dytė, gjeta tė njėjtin vullnet pėr bashkėpunim.Jorgos Karaxhaferis ėshtė njė politikan me vizion tė madh, ėshtė koherent pėr problemet e politikės dhe ka njė imazh tejet modern. Dua kėtu tė nėnvizoj qėndrimin e tij tė ndershėm dhe tė qartė pėr integrimin e Shqiėrisė nė BE.Nė mbyllje, dua t’a falenderoj pėr opinionin pozitiv qė ka pėr emigrantėt shqiptarė qė jetojnė nė Athinė”. Sa pėr kujtesė tė kujtdo pas takimit ishte i vetmi deputet nė parlamentin vendas qė kundėrshtoi per firmosjen e Greqisė pėr MSA.

Qeveria Karamanlis ka parashikuar qe emigracionin ta shtrojė ditėn e ejnte nė BE, per nje ndihme ekonomike ne ruajtjen e kufirit detar, ku pėr vitin 2008 u dhanė 27 milionė euro dhe 400 euro pėr kampet e pėrqendrimit. Deri mė sot ai ka marrė vetėm premtime nga nje pjesė e kolegėve tė tij, pasi nė praktikė nuk po shihet asgjė.

Gjithė kjo zhurmė erdhi si shkak i menjėhershė pas protestave tė emigrantėve myslimanė si shkak i grisjes sė Kuranit tė nesermen gazeta vendase “FRESUNDAY” mė 31/05/2009, njė javė para votimeve pėr Parlamentin Europian parashikonte se menjėherė pas votimeve policia vendase do tė fillonte nė rrugėt e Athinės operacionin “Skupa” , duke i izoluar nė kampet e pėrqendrimit. Protesta e emigrantėve myslimanė, dėmet qė ata shkaktuan nė dyqane, banka dhe makina ishin shkaku i kundėrpėrgjigjes sė qeverisė greke. Emigracioni i viteve 90-tė tregoi se emigracioni i paligjshėm i asaj kohe sot ėshtė integruar sado pak me shoqėrinė vendase. Emigrantėt e asj kohe erdhen pėr tė ndenjur dhe jo pėr tė prishur qetėsinė. Sot emigracioni klandestin nuk ka qellim pėr tė ndenjur nė Greqi, por e ka zgjedhur kėtė vend si njė tranzit pėr nė vendet e tjera.
Izolimi i tyre nė kampe tė pėrqendrimit dhe mbajtja deri nė njė vit, tė burgosur mbrapa telave me gjemba ėshtė njė shkelje e tė drejtave tė njeriut, pasi ata nuk kanė kryer ndonjė krim, por fatkeqėsisht zgjodhėn rrugėn pėr njė jetė mė tė mirė. Tė burgosėsh njerėz tė tillė do tė thotė se tė mos harrosh tė drejtat themelore tė njeiut.

Mbas dėshtimit tė ngritjes sė kampit tė parė pas nė Aspropirgo, qeveria aktuale parashikon ndėrtimin e 15 kampeve tė pėrqėndrimit pėr emigracionin klandestin, nė njė kohė kur i janė venė 82 ambiente ushtarake. Ministri i Mbrojtjes Mejmarakis i ka venė nė dispozicion ministrit tė Brendshėm Pavlopulos njė listė me 15 godina tė ushtrisė , pėr pėrdorimin e mbajtjes sė emigrantėve klandestinė, tė ndaluar mė parė nga forcat e policisė.

Kėshtu qė emigrantėt nuk do tė mbahen mė nė dhomat e burgimit apo tė paraburgimit, pasi nuk ka mė vende, po do tė dėrgohen menjėherė nė kėto kampe ku dhe do tė bėhet edhe ekstradimi nė vendet e tyre me mjetet e transportit ajror. Pėr kėtė kjo ministri ka venė bast se deri nė muajin shtator nuk do tė ketė asnjė emigrant i paligjshėm..

Nė jetėn e pėrditshme do tė thotė se e emigracionit ėshtė njė pjesė integrale e politike, sociale, ekonomike dhe tė gjerė tė jetės kulturore qė prek jo vetėm shoqėrinė por edhe qeverin Shkalla e integrimit tė emigrantėve dhe rregullim i jetės sė tyre pėrball shoqėrisė greke ėshtė njė bast qė vihet pėr tė ardhmen. Koha tregoi se qeveria greke nuk ka asnjė problem me emigracionin e paligjshėm tė viteve 90-tė. Sot ata jetojnė njėllojė si vendasit.


Greqia, i vetmi vend qė u mohon tė drejtat mė themeltare emigrantėve
Fshesa fillon pėrsėri nė njė kur akoma emigracioni i ligjshėm nė tė drejtat e njeriut mbetet akoma i kufizuar.emigrantėt akoma nuk kanėstatusin e tyre. Greqia vazhdon akoma tė japė me pikatore tė drejtat me elementare emigrantėve, me kuptimin e plotė tė fjalės. Fėmijėt e tyre rreth 200 mijė, nuk janė tė regjistruar nė gjendjen civile ( nė librin themeltar tė bashkive ), por ėshtė mjaftuar vetėm me njė ēertifikatė lindjeje te shkruar nga vetė personeli pėrkates i martenitetit.

Faktikisht femijėt e lindur nė Greqi konsiderohen si emigrantė, tė denuar nga politika e ashpėr qė po ndiqet kėtu e 20 vite nė Greqi, duke i kthyer padrejtėsisht nė gjysėm klandestinė, e meteora pa tė drejta themelore, tė pėrjashtuar nga tė drejtat sociale.

Si emigrantėt ashtu edhe fėmijėt e tyre po pėrballen me problemet me serioze tė mbijetesės, pėr shkak tė burimeve ekonomike familjare dhe shoqėrore. Mohimi i mėsimit tė gjuhės amėtare, vėshtirėsitė nė komunikimn pėr shkak tė gjuhės dhe dallimet kulturore.

Tė veēuar nga politika dhe shoqėria shpesh herė ndodhen nė gjendjen e dėshpėrimit duke u bėrė pacient tė rregullt tė klinikės psikiatris. pasi nė jetėn e tyre kanė pėsuar demtime shpesh duke i lėnė atdheun e tyre pėr tė shmangė ēdo rrezik e tė pasurit me pėrvojė dhe shpesh traumatik pėrvojat.
Nė teori shpesh herė ndigjohet se, autoritetet vendore janė tė nevojshme pėr tė marė role tė rėndėsishme nė lidhje me integrimin e emigrantėve, pėr te drejtat sociale dhe politike, me teorine se janė njė pjesė pėrbėrėse e shoqėrisė vendase. Pėr kėtė duhet qė me kohė tė ishin pėrfshirė mė gjerė nė shoqėri, por faktikisht nė praktikė nacionalizmi dhe ksenofobia kanė ndikuar nė tė kundėrtėn.

Nė tre vitet e fundit , Greqia ėshtė ndeshur 13 herė pėrball drejtėsisė ndėrkombėtare. Ky vend me pikpamje ksenofobie e raciste renditet e para nė BE, pėrsa i pėrket emigracionit. Sikur tė mos mjaftojnė padrejtėsitė qė u bėhen emigrantėve, tashmė padrejtėsitė kanė filluar edhe nė fėmijėt e tyre, qė prej shumė vitesh ndodhen pėrball padrejtėsive mė tė mėdha.
Bėhet fjalė pėr ata fėmijė tė cilėt vazhdojnė shkollat e larta apo teknike. Qeveria Karamalis me ligjet e nxjerra dhe tė miratuara nė parlament, nė vend qė t’u japė mundėsi fėmijėve tė emigrantėve nga ana ekonomike njėllojė si nė vendet e tjera tė BE, pėr tė vazhduar shkollėn, u kėrkon fėmijėve tė emigrantėve, tė kenė nė bankat e vendit njė shumė prej 500 euro.

Kjo shumė duhet qe tė qendrojė nė bankė e pa prekur deri sa tė mbarojė shkollėn e lartė. Mbasi ka marrė njė dokument tregues qė verteton mbylljen e shumės nė bankė, atėhere i jepet leja e qėndrimit e kushtėzuar pėr njė vit.
Pėrsa i pėrket dhėnies pėr azil, pėr vitin 2007 u dhanė nė greqi vetėm vetėm 0.03 pėr qind, ndėrsa qendrojnė akoma nė sirtare edhe 75.000 kėrkesa tė tilla. Keqtrajtimet e emigrantėve nė burgjet e vendit, dėnimet mė shumė herė se sa vendasve pėr tė njėjtin krim, vrasjet e emigrantėve nga policia. Mohimi i njohjeve tė viteve tė punuara pėr pension, si dhe mohimi i mesimit te gjuhės amėtare nga femijet e emigrantėve.

Ndalimi i emigrantėve pėr tė punuar nė punėrat e sistemit shtetėror, mohimi i tė drejtave politike, fragma pėr hapjen e njė biznesi se duhesh te keshe mbi 60.000 euro nė bankė, tregon qartė se racizmi i ka rrėnjėt e thella. Shteti jo vetėm qė nuk u jep mundėsi pėr tu integruar, por nuk ėshtė i gatshėm edhe nė detyrimet sociale.

Greqia e trembur nga emigrantėt vazhdon tė tregojė njė shqetėsim tė pabazuar, se kėta tė fundit pėrbėjnė njė rrezik kombėtar pėr kėtė vend, po sikur tė mos mjaftojė kjo politika e qeverisė nuk ka reaguar, edhe kur emigrantėt janė akuzuar si pushtues tė kėtij vendi.

Akoma nė politikėn pėr emigracionin nė kėtė vend mungojnė qendra perkatėse ne aspektin social. Mungon Qendra Ekonomike pėr Mbrojtjen e Imigracionit dhe Refugjatėve, qė do tė siguronte strehim, ushqim dhe mbrojtjen sociale tė emigrantėve ekonomik dhe politik, pėr ruajtjen e dinjitetit tė tyre dhe pėrmisimi i kushteve aktuale. Po mė kryesorja ėshtė se nė kėtė vend mungon statusi i emigrantėve...

Organizata Europiane pėr Mbrojtjen e tė Drejtat tė Njeriut: Kujdes racizmin dhe mos haroni tė drejtat e njeriut

Fenomeni i krizės ekonomike pėrbėn njė shtytės tė racizmit dhe ksenofobisė, ku veēanėrisht mė tė prekshėm ndaj emigrantėve, paralajmėrojnė Organizata Europiane pėr Mbrojtjen e tė drejtat tė njeriut.
Organizat pėr tė Drejtat Themelore tė Bashkimit Evropian dhe atyre tė Kėshillit tė Evropės (ECRI) dhe Organizata pėr Sigurinė dhe Bashkėpunimin nė Evropė u bėjnė thirrje qeverive tė forcojnė mekanizmat pėr luftimin e kėtyre fenomeneve me mesazhin se: “Jemi tė shqetėsuar pėr shkak se po shohim qė kriza ekonomike po ndikojnė nė komunitetet tona, si njė problem racor i intolerancės dhe ksenofobisė nė Evropė. Ne jemi tė alarmuar nga raportet qė tregon rritjen e dhunės kundėr emigrantėve, refugjatėve dhe azil kėrkuesve dhe pakicave rome si tė tilla. Kemi frikė se nė kėtė kohė krize, emigrantėt, si dhe pakicat e grupeve tė tjera do tė bėhen kokė turku, pėr disa media apo rryma politike”.




Hermesnews©AllRightsReserved
Ēdo riprodhim i paautorizuar ndėshkohet sipas ligjeve nė fuqi.

Dėrgo me email | Stampo artikullin | Artikulli ėshtė lexuar 166 here