Video
Rubrikat
6/3/2009 4:28:37 PM
OBSH; 19.273 te prekur me H1N1
Shqipėria nuk pėrfshihet nė hartėn e vendeve tė prekura nga ky virus.
3 Qershor 2009
info@hermesnews.org
TIRANĖ - Numri i vendeve tė prekura nga virusi A (H1N1) ka arritur tė mėrkurėn nė 66, nga 53 qė ishte ky numėr nė fund tė muajit maj (sipas raportimit tė Organizatės Botėrore tė Shėndetėsisė tė datės 29 maj).
Bazuar nė tė dhėnat e OBSH-sė, sipas raportimit tė fundit tė OBSH-sė (3 qershor), numri i rasteve tė prekura me kėtė virus ėshtė 19.273 (nga 15.510 nė 29 maj). Nga kėto, 117 janė raste me vdekje, duke perfshirė dhe 2 raste vdekje tė reja.
Meksika, vendi ku dhe u shfaq rasti i parė me virusin A (H1N1), ėshtė dhe mė i prekuri, me 97 tė vdekur. Numri i tė prekurve nė Meksikė nga ky virus nė total ėshtė 5029, ndėrsa nuk ka raste te reja.
Shtetet e Bashkuara tė Amerikės kanė konfirmuar deri tani 10.053 raste nė total, nga tė cilat 17 vdekje. Pėr rajonin e Ballkanit tė dhėnat e fundit nga OBSH flasin pėr 5 raste tė konfirmuara me virusin A (H1N1), nė Greqi, njė prej tė cilėve rast i ri.
Shqipėria nuk ėshtė prekur nga ky virus, ndėrkohė qė janė marrė tė gjitha masat shėndetėsore pėr pėrballimin e ndonjė situate tė mundshme, nė zbatim tė rekomandimeve tė OBSH.

Dėrgo me email
Stampo artikullin
Artikulli ėshtė lexuar 62 here