Video

Obama, SHBA tė rrisin besimin

Kohėzgjatja: 0:0

Pare 2098 here

On line 555 dite

video »

Diverolli neser para Kongresit

Kohėzgjatja: 0:0

Pare 2923 here

On line 801 dite

video »

Maradona 'Jam kampion bote'

Kohėzgjatja: 3:42

Pare 3358 here

On line 945 dite

video »

Stambolli tronditet nga shperthimi

Kohėzgjatja: 0:29

Pare 3514 here

On line 945 dite

video »

Sarkozy, ne gjyq kompanine ajrore

Kohėzgjatja: 0:0

Pare 3092 here

On line 946 dite

video »

Rubrikat

6/1/2009 11:06:44 AM

Pėrball lirisė dhe diktaturės

Votat e emigrantėve, njė e drejtė kushtetuese nė demokraci ?...


Nga Shpetim Zinxhirija

Nga politikanė tė ndryshėm apo analistė shumė herė ėshtė folur rreth kėsaj ēėshtje, por siē dihet deri mė sot asnjė pėrpjekje serioze nuk ėshtė bėrė pėr tė drejtėn e votės sė emigrantėve. Pushteti i sotėm ashtu si edhe i mėparshmi bėjnė sikur harojnė se “Votimi” ėshtė njė e drejtė, por edhe njė detyrim i ēdo qytetari tė ndergjegjėsuar kudo ndodhur. Ėshtė detyrė e mbarė politikės shqiptare e qeverisė aktuale qė t’u japė mundėsi emigrantėve tė kudo ndodhur pėr tė votuar. Ėshtė demokracia qė u jep kėtė tė drejtė, duke shfuqizuar ēdo padrejtėsi nė mohimin e tė drejtave politike. Pushteti nuk ėshtė shteti...

Shumė ėshtė folur nė kėtė drejtim se duhet apo jo qė tė votojnė emigrantėt. Analistė dhe politikanė tė ndryshėm kanė dhėnė mendimin e tyre duke folur pėr emigrantėt, por nė mungesė dhe pa marrė mendimin e tyre. Mohimi i pjesmarrjes sė emigrantėve nė tė drejtat politike pėrball koncepteve tė disave, bėjnė tė mundur qė votat e emigrantėve tė mos kontribojnė progresisht pėr vendin e tyre. Por faktikisht politika shqiptare nė mėnyra tė ndryshme nuk u dha mundėsinė emigrantėve shqiptarė qė jetojnė jashtė vendit tė drejtėn e tyre kushtetuese pėr tė votuar nė vendet ku jetojnė.

Diktatura politike shqiptare ua preu bashkėqytetareve tanė edhe nė kėto votime mundėsinė qė tė shprehin vullnetin politik, tė zgjedhin e tė dėgjohet zėri i tyre. Emigrantėt tanė me kohė duheshin qė tė gėzonin mundėsinė pėr tė marrė pjesė aktive nė jetėn politike tė vendit, duke votuar sa herė nė Shqipėri mbahen zgjedhje apo referendume. TĖ ZGJIDHEN DHE TĖ ZGJEDHIN. Pushteti i sotėm duhet tė hedhė sytė pėrqark dhe tė marrė experience nga vendet e pėrparuara nė BE.

Tė shpėrndarė nė 133 vende tė botės, rreth 1.250.000 emigrantė shqiptarė pėr arsye tė ndryshme emigruan vullnetarisht nė vendet mė tė zhvilluara tė njė qytetėrimi mė tė lart se vendi qe lanė. Por frika se numri i madh i emigrantėve dhe pesha vendimtare qė do tė kishin nė rezultatin final nė votime, si dhe interesi apo tundimi i partive politike, sidomos atyre nė pushtet pėr tė manipuluar me kėto vota do ishte prezentė.

Si emigrant prej 20 vjetėsh besoj se emigrantėt nė pėrgjithėsi janė tė ndėrgjegjėsuar nė kėtė drejtim, sa tė marrin pak nga koha e tyre dhe ta japin pėr atdheun. Mendoj se ėshtė njė mesazh qė ata i bėjnė politikės shqiptare dhe nė veēanti qeverisė aktuale.

Asnjė parti politike nuk pati kurajon e mirdashje qė nė zgjedhjet parlamentare 2009-2013, tė pėrfshijė nė listat e kandidatėve tė paktėn njė emigrant. Kjo tregon se vendi ynė nė demokracinė e sotme ndodhet pėrball lirisė sė kufizuar dhe diktaturės politike.

Ndarja dhe veēimi i shtetasve, mohimi i tė drejtave politike tė emigrantėve se kėta tė fundit nuk kanė tė drejtė tė pėrfaqėsohen nė parlamentin shqiptar, me justifikimin se janė emigrantė, tregon se politika shqiptare ėshtė kufizuar brenda njė guacke. Por pushteti nuk ėshtė shteti. Shteti jemi tė gjithė ne, pushteti ėshtė kalimtar. Vazhdimi i kėsaj politike tregon qartė se sot emigrantėt janė tė detyruar qė tė votojnė pėr tė tjerrėt, por nė asnjė mėnyrė pėr vehten e tyre. Por deri kur do tė vazhdoj kjo liri e kufizuar pėrball kėsaj diktature e ethshme pushtetare?...

Emigrimi jo gjithmonė ėshtė i pėrhershėm. Askush nuk mund tė thotė me siguri se emigrantėt e sotėm nuk do tė kthehen nė atdhe, ashtu si nuk ėshtė e sigurtė qė politika shqiptare me politikėn e sotme do tė fitojė besimin e humbur te rinisė shqiptare nė emigracion.

Po tė hedhim njė sy nė vendet e tjera si, Itali, Greqi, Danimarkė, Belgjikė, Austri, etj, shikojmė se emigrantėve tanė u ėshtė dhėnė mundėsia qė tė kandidojnė nė zgjedhjet parlamentare europiane, ndėrsa vendi ynė as e ka menduar pėr njė gjė tė tillė. Vendet e tjera me vullnetin politik qė mundėsojnė votėn e emigrantėve kanė arritur standarde tė larta pėr sa i pėrket ndershmėrisė sė procesit votues, nė njė kohė ku proēesin e menaxhon shėrbimi civil dhe zyrtarėt e qeverisė.

Jorgo Papandreu, kryetar i partisė mė tė madhe opozitare PASOK, nė Greqi, ishte emigrant pėr shumė vite duke punuar si pastrues xhamash, bojaxhi etj. Po demokracia vendase nuk e ndaloi qė tė merrej me politike. Gjithashtu nė emigracion ka qenė edhe ish kryeministri Kostas Simitis. Shqipėria duhet tė dale nga mentalitetet e njė vendi Ballkanik dhe tė hedhė shikimin drejt europės…

Mungesa nė realizimin e zgjedhjeve tė ndershme, mos pajisja me kartat e indiditetit, ndikoi qė pėr votimet e emigrantėve tė mos bėhet fjalė, me justifikimin se ėshtė e parakohshme tė debatohet nė kushtet e konjukturės aktuale e jo mė e drejta pėr tė votuar. Me preteksin se nuk jemi nė gjėndje tė bėjmė zgjedhje tė ndershme, shumė here ėshtė folur nga politika diktatoriale se emigrantėt janė tė pėrhershėm nė vendet ku jetojnė dhe se nuk kanė tė drejtė tė votojnė nė Shqipėri, pėr kėtė gjė nuk mund tė realizohej ndershmėrisht votimi i tyre.

Si maxhoranca ashtu edhe opozita nuk shfaqėn konkretisht ndonjė dėshirė tė madhe nė kėtė ēėshtje, pėrkundrazi u kanė kėrkuar me premtime boshe vetėm votėn e tyre. Qeveria greke u ka dhėnė mundėsi emigrantėve tė saj qė jetojnė nė vendet e BE tė votojnė nė vendet e tyre . Tre parti nė kėtė vend kanė venė kandidat pėr zgjedhjet parlamentare tre emigrantė, ku ndėrmjet tyre dy shtetas shqiptar dhe njė nga Palestina. Konkretisht, Partia e Ekologėve tė Gjelbėr, surpriza e kėtyre zgjedhjeve, ka pėrfshirė nė listat edhe njė emigrante nga Shqipėria, z. Eleonora Zoto, qė jeton prej shumė vitesh nė Selanik.

HermesNews - ©2009

Dėrgo me email | Stampo artikullin | Artikulli ėshtė lexuar 173 here