Video

Obama, SHBA tė rrisin besimin

Kohėzgjatja: 0:0

Pare 1494 here

On line 390 dite

video »

Diverolli neser para Kongresit

Kohėzgjatja: 0:0

Pare 2376 here

On line 636 dite

video »

Maradona 'Jam kampion bote'

Kohėzgjatja: 3:42

Pare 2812 here

On line 780 dite

video »

Stambolli tronditet nga shperthimi

Kohėzgjatja: 0:29

Pare 2978 here

On line 780 dite

video »

Sarkozy, ne gjyq kompanine ajrore

Kohėzgjatja: 0:0

Pare 2567 here

On line 781 dite

video »

Rubrikat

4/25/2009 3:23:18 PM

Dita e gjykimit

Nga Artan Mullaj

Aktivitet muzikor


25 Prill 2009

Shumėkush e pa kryeministrin tonė tė ngjitė shkallėt e murit tė lartė kinez,me njė energji befasuese. Ndonėse nuk ishte njė sfidė intelektuale( si me tė drejtė do ta dėshironte ai), ngjitja energjike e qindra shkallėve ishte njė sfidė fizike dhe elektorale, si e tha edhe vetė, cfare paralajmėroi kilovatėt e shumtė qė janė fshehur nėn lėkurėn e tij, pėr tu pėrdorur gjatė fushatės me njė shkulm tė ri tė paparė.

Talent i madh i njė perėndimi te frikshėm,shefi i ekzekutivit u pėrpoq privatisht tė simbolizojė energjinė e adhurueshme fizike nė prag tė pleqėrisė, por edhe nė prag tė fushatės, si njė kėrcėnim elektoral, duke shpėrthyer kėshtu shkėndija optimizmi nė sytė e atyre qė e ndjekin nga pas..(atyre qė kanė izoluar apo kushtėzuar funksionimin e tyre dhe tė ardhmen e tyre pikėrisht me luhatjen e energjisė fizike por edhe shpirtėrore tė kryeministrit… ).

Kėta mbėshtetės janė klasa pushtetare e re dhe e lartė nė Shqipėri; grupimi i pasur, elita borgjeze, qė ai vetė e krijoi sipas njė bindjeje tė tij se klasat e larta kane mundesi te pakta ti shmangen monotonise qe ju afron lluksi dhe lavdia e pamerrituar dhe mungesa e problemeve, por ato shndrohen nė plazma besnike e kamikaze kur rrezikohen ato dhe sidomos kur rrezikohet pushteti dhe lavdia e liderit qė sfidon...kundėrshtitė.

Sado primitive alegoria,mund tė supozohet me modesti se ngjitja nė krymurin e botės kishte vėrtet nuancat e njė simboli… Kjo sepse, i pushtuar kėshtu nga njė furi e pakuptueshme iluzionesh mes qartėsisė tė tė tjerave, kryeministri ynė ja doli tė pėrcjellė mesazhin subsurreal,te kamikazėt e tij por edhe tek tė tjerėt,se ai ėshtė sot mė i fuqishėm.. se kurrė, si njė elefant me fuqi radioaktive pėrballė,qė nuk llogarit mė asgjė…

Kėtė pėrmasė shpėrfillėse ja konsolidon aq mė shumė perceptimi i bastionit tė majtė,i cili nuk mund tė mos jetė i ndikuar dhe i trazuar nga sfidat spektakolare tė kryeministrit… qė kulmuan me mitingun e madh tė anėtarėsimit nė NATO…Kjo sfidė nė fakt i ka sjellė atij lavdi tė re dhe energji tė re,tė cilėn ai e publikoi me euforinė e delirit politik,qė e karakterizon nėpėr skena…Ndoshta ėshtė kjo sfidė pas tė tjerave,ajo qė i ka yshtur edhe mė opinionet shpirtthjeshta tė njerėzve tė dėnuar tė bėjnė sehir madhėshtitė,nė bindjen se edhe pse i ka trokitur vjeshta nė vesh,edhe pse i ka erdhur dita e skadencės,ai ėshtė ende i aftė qė energjinė ta shndrojė nė imazhe,por edhe nė simbol…

Por, nga ana tjetėr,edhe pse “gjeneral i lartė” nė luftėn e pandershme tė krijimit tė pėrshtypjeve, normale qė ngjitja nė murin mė tė madh tė botės do tė harohet shpejt.Megjithė pėrmasėn e imazhit tė fortė tė “ngritjes” dhe megjithė simbolikėn, kjo sfidė do tė harohet shumė mė shpejt tė themi se buzėqeshja e Delijorgjit tė arestuar mes policėve,disa ditė pas shpėrthimit famėkeq,(qė u asteroidua pa u ndier si njė symbol gjithashtu i kapjes sė shtetit atėherė),apo mė shpejt se “patatet me gjalpė” tė Balliut aksioner nė mes tė belasė…

Sepse, jo ky sfidant i kristaltė qė ėshtė, por edhe shenjt tė ishte,edhe murg tė ishte,edhe engjėll tė ishte,(S)Ali Berisha do ta kishte tė nxirė biografinė e moralit me gjithė sa kanė ndodhur e po ndodhin nė Shqipėrinė blu tė pushtetit tė tij.. Madje edhe Krishti vetė i ringjallur do tė ndruhej nėse nė mbretėrinė e tij do tė ndodhnin Gėrdecė tė tillė,fazllicė tė tillė,ballinj tė tillė,vjedhje tė tilla dhe sfida tė tilla pushteti… Pra edhe sikur i shtrydhur nė lavatrice,jo lėng tė zi,por qumėsht tė sterilizuar tė pikonte,Kryeministrit do duhej ti bėhej gjyqi i ndėrgjegjies sė vet nėse nuk do ja bėnin tė tjerėt..pėr tė gjitha aferat dhe pėr tė gjitha cudirat.

Pikėrisht nė kėtė cakėrim, kryesfida spektakolare e shefit tė madh qėndron jo nė aventurat e “ngritjeve” rradhė,qė do tė harohen sakaq,por tamam nė faktin qė edhe pse nuk ėshtė Krisht dhe as ndonjė ėngjėll me flokė kacurela,ai ėshtė aq mė i fuqishėm sa mė tė mėdha janė bėmat edhe mė tė shumta skandalet…

…..Ndjesitė popullore janė si plazmimet ujore qė turbullohen kollaj…nga energjitė e liderėve,sidoqofshin ato. Ky ėshtė njė pėrfundim instiktiv tė cilin kryeministri ynė mbase e ka kuptuar instiktivisht nėpėr betejat e gjata dhe pėrvojat e gjata elektorale..Falė kėsaj pėrvoje,ai ėshtė kthyer nė njė mjeshtėr tė imponimit krejt rastėsisht, ashtu si rastėsisht ka sfiduar rezistencėn skeptike tė perceptimeve popullore,duke i manipuluar nė atė shkallė ato,saqė ja ka dalė tė rrėmbejė aurorėn e lavdisė nga duart e shumė tė tjerėve qė mbase e kanė merituar patjetėr,kohė pas kohe,mė shumė se ai…

Edhe pse nuk ka inteligjencė tė lartė,finesė tė lartė dhe sjelljė konstruktive,ka njė sekret pėr fitoret e tij dhe ky sekret ka tė bėjė me faktin se ky njeri udhėhiqet nga nje instikt i pamposhtur pushteti,i cili ju mungon pjesės tjetėr…

Ne njerėzorėt s’jemi gjė tjetėr, vec njė kombinim i pashpjegueshėm energjie qė ndodh brenda nesh.Njeriu ėshtė njė ekuilibėr i vėshtirė mes tre parametrave nė rradhė:njėri parameter ėshtė organizmi yne,me gjithė cudirat kimike qė ndodhin nė tė; tjetri ėshtė truri me gjithė magjinė e pabesueshme pėr tė menduar e fantazuar;nė fund vjenėnqėnia, pavetedija apo pasuria historike e trashėguar, pėrfaqėsimi fisnor,si njė pjesė e shpirtit tonė,.Truri s’ėshtė vec njė vegėl,njė mjet qė shpirti apo nėnqėnia pėrdor dinakėrisht sipas llgjikės dhe pushtetit tė instikteve. Instiktet janė yndyra e mbledhur nga tundja shekullore e shpirtrave. Nėnqėnia jonė ėshtė si njė “hije” dinake plot djallėzi qė preson cdo qelizė tonėn dhe cdo funksionim.Pikėrisht ajo na drejton.Ajo edhe frika…Frika nuk ėshtė e jona por e kėsaj “fuqie hijesh” qė shtrihet nėpėr damarė dhe urdhėron trurin tone tė analizojė intelektualisht dhe tė ngjallė panik...E vecanta me kryeministrin tonė ėshtė se “fuqia e hijeve”qė shtrihet nėpėr damarėt e tij ka vetėm njė drejtim,si njė forcė e vetme vektoriale,dhe kjo ėshtė jo frika universale e njeriut, por tmerri qė prodhon mosqėnia gati e tij pėr humbjen e pushtetit.. Ky tmerr dhe kjo mos qėnie gati i ka zhvilluar atij fort atė instiktin e rrallė dhe tė pamposhtur tė pushtetit qė pėrmendėm mė sipėr…

Ky instikt i pamposhtur ėshtė edhe arma e tij mė e fortė nė betejėn elektorale pėrpara! Por ka njė problem! Po tė kujtojmė ekuilibrin e teoremės sė Frojdit,i cili thotė se ne jemi dicka pak mė shumė se njė kontradiktė ,qė buron nga lufta e pėrjetshme mes instikteve dhe arsyes… dhe po tė kujtojmė qė kryeministri ynė ėshtė pushtetar instiktiv,(instiktet e tij zakonisht fitojnė mbi arsyen),problemi ėshtė se c’farė ndodh nėse instikti i tij i pamposhtur,i cili e udhėheq atė, na udhėheq edhe ne dhe do tė na udhėheqė pėr sa kohė ai do tė jetė nė pushtet,nuk do tė jetė nė vazhdim i shėndetshėm..,ose mė keq akoma,cmendet fare nė njė teren ku ndodhitė,me tė gjitha skkandalet rradhė,nuk mund ti kesh nė kontroll,si po ndodh realisht..

Sepse orteku i skandaleve nė fakt ka nisur ti dalė nga kontrolli “kandidatit potencial” pėr hero kombėtar..dhe rritet pėrditė. Ky ortek filloi nė Gėrdec,nė rrugėn patriotike,nė abuzimet atje, dhe rritet pėrditė e me sa duket nuk mund ta ndalojė mė asgjė,madje as murri i betonuar i lavdisė sė anėtarėsimit nė NATO,as ngjitja e kryeministrit nė murin kinez,as propaganda dhe arritjet shpesh tė paqėna, dhe as instikti i tij i pamposhtur,qė ju mungon dhe do tju mungojė tė tjerėve…Do tė rritet mė fort pėr sa kohė varfėria nė kėtė vend do tė jetė mė e madhe se mashtrimi dhe vjedhjet e pushtetarėve do tė jenė mė tė mėdha se mjerimi…Dhe do tė rritet pėr sa kohė qytetarėve tė kėtij vendi do tė vazhdojnė ti ulen ato shkėmbimet milioneshe tė qelizave nė tru qė thonė shkencėtarėt,tė cilat provokojnė prodhimin e hormoneve tė dėshirės pėr tė marrė pjesė e nganjėherė pėr tė jetuar. Orteku po afron!Po afron ora e gjykimit!





HermesNews ©2009

Dėrgo me email | Stampo artikullin | Artikulli ėshtė lexuar 630 here