Video
Rubrikat
4/18/2009 4:41:36 PM
E lagu..apo nuk e lagu Pavlidhistani?
Kaq tė lodhur nga skandalet e pėrditshme (ekonomike) tė politikanėve tė sotėm ėshtė vetė populli grek , saqė nė votimin mbarėpopullor pėr tė pėrzgjedhur personalitetin mė tė madh kombėtar (te emisioni i tv SKAI O MEGALITEROS ELINAS) nė 10 personalitete, tė shumtėt janė Aleksandros i Maqedonisė, Platonas, Sokratis, Periklis.
18 Prill 2009
info@hermesnews.org
Deri ne ditėt tona ka mbėrritur trashėgimia politiko-kulturore e Greqisė sė Lashtė. Qė tashmė ėshtė bėrė pronė e Gjithėsisė Njerėzore. E themi kėshtu (madje e cilėsojmė me gėrma kapitale), sikurse themi edhe pėr thesarin e trashėgimisė tė popullit latin....
E njėjta gjė, - fatėrisht- ndodhi edhe me thesarin e Greqisė sė Lashtė me zhdukjen (fizike) tė popullit latin , derisa nė Greqinė e sotme , gjithė trashėgimia politiko-kulturore e Greqisė sė Lashtė simbolizohet ( e thjeshtėzuar) nė Akropolin e sotėm.
Ngaqė, disa dhjetėra metra mė larg Akropolit, nė parlamentin e Greqisė sė sotme, ajo retorikė e Demokracisė sė Greqisė sė Lashtė, sot autopolitizohet pėr tė hetuar pėrditė e pėrditė skandalet ekonomike tė politikanėve tė sotėm grekė.
Kaq tė lodhur nga skandalet e pėrditshme (ekonomike) tė politikanėve tė sotėm ėshtė vetė populli grek , saqė nė votimin mbarėpopullor pėr tė pėrzgjedhur personalitetin mė tė madh kombėtar (te emisioni i tv SKAI O MEGALITEROS ELINAS) nė 10 personalitete, tė shumtėt janė Aleksandros i Maqedonisė, Platonas, Sokratis, Periklis.
Pra, sot populli grek voton si personalitete mė tė mėdha tė kombit grek thuajse tė gjithė filozofėt e Greqisė sė Lashtė.
Derisa sot....
Personalitetet politike tė Greqisė sė sotme janė nė bangėn e hetusisė pėr skandale ekonomike.....Derisa tė vejn turp me vetveten , sa mund tė ndihesh krenar pėr historinė e sė kaluarės?
Kjo ėshtė ndjesia e sotme qė pėrjetojmė nė Greqinė e ditėve tona. Nė Greqinė e hetimeve tė komisioneve hetimore tė parlamentit grek.Dėgjoni, lexoni edhe broshurat e agjencive tė lajmeve greke. Fund e krye kanė vetėm njė lumė fjalėsh.
E mbushi apo nuk e mbushi xhepin me qindramijėra evro rrushfet ministri i Karamanlis? Po skandalet politiko-ekonomike tė mėparshme, a janė harruar vallė?
Skandalet e bursės ekonomike, tė SIEMENS e cila korruptonte tė gjithė partitė e politikanėt greke, tė Monisė Vatopedhisė ku akuzohen drejtpėrdrejt 4 ministra tė qeverisė tė Karamanlis, tė pėrgjimit tė telefonave tė Vodafonit, tė korrupsionit tė Mevgal ( ku tė akuzuarit politikanė u dėnuan nga 15 vjet burg me ...kusht) .
Tek e parafundit...
Skandali i Monisė tė Vatopedhisė. Ku me vulėn e 4 ministrave tė Karamanlis njė prift arriti tė pronėsojė gjysmėn e territorit tė Greqisė sė sotme .Nė bazėn e fermanėve tė Perandorisė Osmane...Ju lutem, as mos qeshni nėsa lexoni.Nuk ėshtė shaka, derisa Drejtėsia greke me vulėn e saj ligjėsoi pronar tė gjysmės tė territorit tė Greqisė sė sotme priftin .
Dhe derisa edhe parlamenti grek qė e shqyrtoi gjashtė muaj ēėshtjen arriti qė tė pafaqėsojė ...vulat e 4 ministrave grekė. E dini vendimin e parlamentit grek tė sotėm? Tė katėr ministrat e qeverisė tė Karamanlis u dėftuan ( unė ua pėrkthej nė kuptimin e gjuhės shqipe) ....idiotė derisa ua hodhėn disa ...nėpunės tė thjeshtė. Domethėnė , ministrat grekė janė tė pafajshėm ngaqė si idiotė firmosėn shkresat qė ua servisėn nėpunėsat e thjeshtė....
Kaq thjeshtė.... palagur shpėtuan tė 4 ministrat e qeverisė tė Karamanlis.
Pavarėsisht qė edhe qytetari mė i thjeshtė grek sot ka bindjen qė miliona e miliona evro ndėrruan thjesht xhepa....
Parlamenti i Greqisė sė sotme ato milionat e evrove qė ndoshen sot nė llogaritė bankare tė priftit i cili ka pronėsi ( me fermanėt e Perandorisė Osmane ) gjysmėn e territorit tė Greqisė sė sotme , nuk guxoi dot qė ti hapte.... Nga frika se do tė mėsonte edhe xhepat qė u mbushėn....
Nuk e di a ėshtė thejsht njė simbolizon i aktualizmit edhe historia e Sokratit, i votuar sot nga populli grek si njė nga personalitetet mė tė mėdha kombėtare tė Greqisė.
Sokrati , babai i filozofisė botėrore , u detyrua qė tė pijė helmin e vdekjes sipas vendimin tė gjykatės tė Athinės sė atėhershme- ngaqė u akuzua nga ajka politike e Athinės pėr filozofinė, krikikat, sarkazmėn , ironinė publike qė ushtronte ndaj kastės politike.
Edhe populli grek sot , si Sokrati po helmohet. Derisa parlamenti i sotėm grek-si gjykata e Athinės sė Lashtėsisė- nė seancat e pambarimtė me ēfarėdo justifikimi banal ėshtė kthyer nė njė lavatriēe e korrupsioneve ekonomike tė politikanėve .
Parlamneti i sotėm grek nuk ėshtė kuvendi i debatit tė politikės mė.Ėshtė njė mekanizėm lavatriēe e skandaleve ekonomike.
Qeveria e sotme e Karamanlis, me 151 deputetė ėshtė rob i fajėsisė tė korrupsionit tė deputetit tė saj Pavlidhis, i cili me cilėsinė e ministrit pėr tė dhėnė njė tender ku do tė vendoste se cili nga bismenmenėt do tė fitonte tenderin e linjės detare nė ishujt e Egjeut, kėrkoi dhe mori 100.000 evro.
E kuptoni qė po qe se komisioni hetimor (i dyti komision hetimor i parlamentit grek brenda gjashtė muajve tė fundit qė heton skandalet ekonomike tė ministrave tė qeverisė tė Karamanlis) i parlemntit grek do tė pranojė sikurse dėshmojnė dėshimtarėt dhe faktet e pakundėrshtueshme- fajėsinė e korrupsionin e deputetit dhe ishministrit Pavlidhis, automatikisht rrėzohet qeveria e Karamanlis.
Etja pushtetore e politikanėve sotėm tė qeverisė greke a nuk ėshtė po ajo smirė e egėrsirė pushtetore e ajkės politike tė Athinės sė Lashtė qė pėr tė ruajtur pushtetin e injorancės dėnoi me vdekje jo thjesht Sokratin fizikisht?Dėnoi me vdekje vetė filozofinė, e nga e cila ndriēonte barazia shoqėrore.
Kjo politikė qeveritare (e Karamanlis) qė pėrditė hetohet nė komisionet parlamentare mund tė krahasohet vetėm me Pavllidhis-tanin....Me shtete qė janė akoma nė mjegullėn e korrupsioneve politiko-ekonomike.
Ja, mbas disa ditėve pėrsėri nė parlamentin grek do tė ngrihet komisioni parlamentar i hetimit tė korrupsionit ekonomiko-politik tė SIEMENS, ku partitė politike greke dhe politikanėt grekė kanė pranuar miliona evro si rrushfet ekonomik nga viti 1997-2004 .
E ndėrsa gjithė sistemi politik nė mbarė botėn pėrditė pėrpiqet qė tė gjejė rrugėzgjidhje nga kriza e madhe ekonomike....
Ku kanė krizė ekonomike llogaritė bankare tė politikanėve grekė? Derisa kanė kthyer nė lavatriēe gjithė sistemin politiko-parlamentar nė Greqi qė tė pjellė vendimin e pafajėsisė tė politikanėve grekė pėr shkak tė ...idiotizmit politik. ( tė mos mė keqkuptoni qė pėrdor termin e idiotizmit politik. Ky term gjyqėsor u dha nga vetė kryeprokurori i sotėm grek Salidhas ku shfaqėsoi ligjėrisht ministrat e qeverisė tė Karamanlis nė skandalin e pronėsisė tė gjysmės tė territorit grek nga Monia e Vatopedhisė ). Unė thjesht e ...ripėrtėris cilėsimin e idiotizmit tė polikanėve grekė si shkalla e vėrtetėsisė tė pafajėsisė tė tyre politike nė korrupsionet ekonomike, sikurse thotė edhe populli ynė.Qė kur i zoti therr kaun, ty mbaji bishtin.....

Dėrgo me email
Stampo artikullin
Artikulli ėshtė lexuar 559 here