Video

Obama, SHBA tė rrisin besimin

Kohėzgjatja: 0:0

Pare 3548 here

On line 1078 dite

video »

2/25/2009 9:40:36 AM

Obama, tė marrim nė dorė tė ardhmen tonė

Fjalimi mbi ekonomine qe mbajti presidenti amerikan Obama perpara kongresit.


25 Shkurt 2009

WASHINGTON - "Ekonomia jonė ėshtė e dobėsuar dhe besimi ynė i lėkundur, po jetojmė kohėra tė vėshtira dhe tė pasigurta, por kėtė mbrėmje dėshiroj qė tė gjithė amerikanėt ta dinė kėtė: do ta rindėrtojmė vendin, do ta rimėkėmbim atė dhe Shtetet e Bashkuara tė Amerikės do tė dalin mė tė fortė nga kjo situatė se mė parė". "Ka ardhur ora e tė vėrtetėts dhe momenti pėr tė marrė nė duar tė ardhmen tonė".

"Pėr t'u siguruar se njė krizė e kėtyre pėrmasave nuk do tė ndodhė mė, i kėrkoj Kongresit tė miratojė menjėherė njė ligj qė do tė pėrfundojė reformimin e sistemi tonė tė vjetėruar financiar". Plani i njoftuar sė fundi pėr tė shpėtuar bankat "do tė sjellė burime tė mėdha pėr qeverinė federale. Po, ndoshta mė tepėr nga sa kemi kursyer deri tani. Por, nėse do tė na kushtojė shtrenjtė veprimi, mund t'ju siguroj se qėndrimi apatik do tė na kushtojė edhe mė shtrenjtė" dhe ekonomia amerikane mund tė kėrkojė mė tepėr se 10 vjet pėr t'u rimėkėmbur.

BANKAT: "Duhet ta dini se paratė qė keni vendosur nė bankat e vendit janė tė sigurta, sigurimet tuaja janė tė sigurta, ju mund tė vazhdoni tė keni besim nė sistemin financiar. Ai nuk ėshtė njė burim shqetėsimi".

AUTOMOBILAT: "Angazhohemi se do tė jemi nė krye tė njė industrie automobilash tė rinovuar dhe tė ripėrtėrirė qė mund tė mbėshtesė konkurrencėn dhe tė fitojė. Miliona vende pune varen prej saj. Dhjetėra qytete varen prej saj. Mendoj se vendi qė e ka shpikur automobilin nuk mund ta braktisė atė".

BUXHETI: "Jam angazhuar pėr zvogėlimin e defiēitit buxhetor nė masėn 50 pėr qind gjatė mandatit tim. "Kemi regjistruar deri tani 2 000 miliardė dollarė kursime tė mundshme nė 10 vjet". Buxheti im do tė shtrihet nė 10 vjet dhe ai pėrfshin shpenzime qė nuk pėrputheshin me rregullat e vjetra dhe pėr herė tė parė, nė tė pėrfshihet kostoja e pėrgjithshme e luftimeve nė Irak dhe nė Afganistan. Gjatė shtatė vjetėve kemi qenė njė komb nė luftė. Nuk do ta fshehim mė koston". "Do t'u japim fund programeve arsimore qė nuk kanė sjellė sukses dhe pagesave tė drejtpėrdrejta pėr grupet e mėdha agroushqimore qė nuk kanė nevojė pėr to". "Do t'u japim fund lehtėsimeve fiskale pėr 2 pėr qind tė amerikanėve mė tė pasur".

MBROJTJA: Buxheti i ardhshėm "do tė rrisė numrin e ushtarėve dhe tė marinsave pėr tė lehtėsuar forcat e armatosura qė po ndėrmarrin dy luftėra frontale nė Irak dhe nė Afganistan. "Dhe pėr tė mbajtur besimin tonė tė shenjtė ndaj trupave tona, do tė rrisim pagat e tyre dhe do t'u sigurojmė ish-luftėtarėve shėrbime shėndetėsore falas dhe pensionet tė cilat kanė tė drejtė t'i marrin".

TERRORIZMI: "Do tė pėrpiqem qė t'u jepet njė gjykim i shpejtė dhe i drejtė terroristėve tė kapur. Sepse jetesa sipas vlerave tona nuk na dobėson. Kjo na bėn mė tė sigurt, mė tė fortė". "Mund t'ju them sot pa ngurim dhe pa mėdyshje se Amerika nuk e pėrdor mė torturėn".

KLIMA: "I Kėrkoj Kongresit tė mė dėrgojė njė ligj qė pėrcakton kuota pėr lėshimet e gazit karbonik tė bazuara nė tregun dhe qė inkurajon prodhimin e energjive tė riciklueshme nė Amerikė".

SHĖNDETĖSIA: Reforma e sistemit shėndetėsor "do tė nxisė pėrpjekje tė reja pėr tė mposhtur njė sėmundje qė prek pothuaj ēdo amerikan, duke kėrkuar njė kurė pėr tė mposhtur kancerin nė epokėn tonė".







© 2009 HermesNews

Dėrgo me email | Stampo artikullin | Artikulli ėshtė lexuar 481 here