Video

Diverolli neser para Kongresit

Kohėzgjatja: 0:0

Pare 745 here

On line 198 dite

video »

Maradona 'Jam kampion bote'

Kohėzgjatja: 3:42

Pare 1267 here

On line 342 dite

video »

Stambolli tronditet nga shperthimi

Kohėzgjatja: 0:29

Pare 1185 here

On line 342 dite

video »

Sarkozy, ne gjyq kompanine ajrore

Kohėzgjatja: 0:0

Pare 1005 here

On line 343 dite

video »

Rubrikat

faqe informative

11/21/2008 3:06:43 PM

Nje urė nė Nju Jork, merr emrin e senatorit tė vrarė Robert F. Kennedy

Governori i Nju Jorkut, David Paterson, tha se qysh nė 1968 pra 40 vjet mė parė, Kenedi pat predikur se SHBA i duhej njė president i zi. Shumė njerėz sot mendojnė si idea e tij u realizua me presidentin e zgjedhur Barack Obama, mė 4 nėntor 2008. Kenedy-t ishin shkolla e drejtėsisė dhe e tė drejtave tė njeriut.


21 Nėntor 2008
info@hermesnews.org


QUEENS NY: Njėra prej 7 urave mė tė mėdha tė Nju Jorkut, ura qė lidhė tre qytetet Manhattanin, Bronxin dhe Queensin, dhe qė deri tani ėshtė quajtur "Triborough Bridge", prej sot, zyrtarishtė do tė marrė prej emrin senatorit tė vrarė nė Nju Jork, nė vitin 1968, Robert F. Kennedy.

Pllaka pėrkujtimore me emrin e urės, Robert F. Kennedy Bridge, u zbulua gjatė njė ceremonie tė zhvilluar nė njėrė prej lagjeve tė tė Nju Jorkut, aty ku ndodhet edhe ura nė Queens, nė Asotria.

Nė ceremonin e zhvilluar me kėtė rast ishin tė ftuar tė marrin pjesė edhe autoritetet mė tė larta tė Nju Jorkut, personalitete tė fushave tė ndryshme tė qytetit.

Ndėrsa folėn nė kėtė ceremoni kushtuar jetės sė senatorit tė vrarė nė Nju Jork, Robert F. Kennedy, pinjollit tė Kendeve, dhe familjes Kenedi, edhe Presidenti Bill Clinton, Governori i Nju Jorkut, David Paterson majori i
Nju Jorkut Michael Bloomberg. dhe e veja e Kenedit, gruaja e tij Ethel. Kennedy "punojė rėndė edhe shumė pėr kėtė vend " tha Majori i Nju Jorkut Michael Bloomberg.

"Ai arritit t'i bashkojė njojorkezėt, ashtu siē Kenedi president e bashkojė tė gjithė Amerikėn. Amerika, sot, asnjėherė s'a pėr tja harruar atė se ēfarė ka bėrė pėr kėtė vend Robert F. Kennedi dhe tė gjithė Kennedet e tjerė", tha Bloomberg

Ndėrkaq, Governori i Nju Jorkut, David Paterson, tha se qysh nė 1968 pra 40 vjet mė parė, Kenedi patė predikur se SHBA i duhej njė president i zi. Shumė njerėz sot mendojnė si idea e tij u realizua me presidentin e zgjedhur Barack Obama, mė 4 nėntor 2008 "Kenedet ishin shkolla e drejtėsisė dhe e tė drejtave tė njeriut.

Ai tha se do tė ngrihet nė Nju Jork edhe njė muzeum dhe njė qendėr mėsimi e leksionesh qė do ti dedikohet familjes sė Kendeve. Muzeum dhe qender qė do tė ketė emrin
" Robert F. Kennedy "Center for Justice and Human Rights".

Edhe Presidenti Bill Clinton e kujtojė vrasjen e Kennedit, duke thėnė se " e kishte ndier thellė nė zemer vrasjen e Kenedit".... Ju nuk keni asnjė dyshim sesa sa punojė e foli ai njeri pėr kėtė popull" .

Gruaja ime tha presidenti Clinton, senatorja Hillary Rodham Clinton, nuk ėshtė sot kėtu, pasi ajo ka shkuar nė Washington, ka shkuar atje tė punojė pėr kauzėn e Kenedit, "pėr t'i bėrė njerėzit e barabartė, tė sigurt, tė lirė, me shtėpi e punė, pėr tė gjithė pa dallim race."

Ceremonia e zhvillua dje nė Nju Jork, u zhvillua nė kujtim tė 83 vjetorit tė lindjes sė Robert Kenedit, senatorit qė shėrbeu pėr tre vjet (1965-1968) nė Nju Jork. Ura e cila tani do tė mbaj emrin e senatorit tė vrarė Robert F. Kennedy, ėshtė e gjatė 847.34 metra (2,780 feet) dhe ėshtė e vendosur mbi dy kėmbė tė larta nga 29.87 metra sejcila prej tyre.

Ura e cila lidhė dy brigjet e lumit Harlem, ka 8 korsi , 4 nė njėrin krah dhė katėr nė krahun tjetėr tė kundėrt. Dhe ėshtė njėra prej urave kryesore qė tė ēon nga qyteti i Manhattanit pėr nė aeroportin mė tė madh tė Nju Jorkut, i cili mban emrin e preidetit tė vrarė John F. Kenedi.

Ura e cila tani do tė thirret Robert Kenedi, ka kushtuar 10 milion dollarė, dhe punimet e saja zgjatėn njė vit. Ato filluan tė "Premten e Zezė" mė 1929 dhe pėrfunduan njė vit mė pas nė vitin 1930,. Nė janar tė kėtij viti ish guvernori i Nju Jorkut Eliot Spitzer, ishte ai qė propozoi e pari nė Nju Jork, qė nė nderim tė senatorit tė vrarė nė Nju Jork nė vitin 1968, Robert F. Kennedy, t'i vihej emri urės Robert Kenedi, duke e zvendėsuar kėshtu emrin e gjertanishėm tė urės "Triborough Bridge".


Hermesnews©AllRightsReserved
Ēdo riprodhim i paautorizuar ndėshkohet sipas ligjeve nė fuqi.

Dėrgo me email | Stampo artikullin | Artikulli ėshtė lexuar 32 here