Video

Diverolli neser para Kongresit

Kohėzgjatja: 0:0

Pare 745 here

On line 198 dite

video »

Maradona 'Jam kampion bote'

Kohėzgjatja: 3:42

Pare 1267 here

On line 342 dite

video »

Stambolli tronditet nga shperthimi

Kohėzgjatja: 0:29

Pare 1185 here

On line 342 dite

video »

Sarkozy, ne gjyq kompanine ajrore

Kohėzgjatja: 0:0

Pare 1005 here

On line 343 dite

video »

Rubrikat

faqe informative

11/21/2008 9:05:20 AM

Shqiptaret e Rumanise dhe vlerat

Bukureshti nė kohėn e Mbretėrisė, pėrmes rilindėsve tanė e mbante gjallė shpirtin shqiptar nė diasporė. Kolonia shqiptare e Bukureshtit ishte kolonia mė aktive nė botė


Visar Zhiti
21 Nentor 2008


Bukuresht- Bukureshti nė kohėn e Mbretėrisė, pėrmes rilindėsve tanė e mbante gjallė shpirtin shqiptar nė diasporė. Kolonia shqiptare e Bukureshtit ishte kolonia mė aktive nė botė. “Vivllat qė dėrguat nė Korēė kanė vajtur”, i shkruante Sami dhe Naim Frashėri Visar Dodanit, mė 11 prill tė vitit 1887, duke shtuar: “edhe tė tjerat kur t’u duhen, na shkruani dhe dėrgohini nė kėtė mėnyrė”. Bukureshti nė kohėn e tranzicionit nga diktatura nė demokraci ėshtė shndėrruar nė njė qendėr qesharake ku veprojnė dy koloni: Bashkėsia Kulturore e Shqiptarėve tė Rumanisė, e vetmja organizatė etnike e kėtij vendi, e themeluar fill pas shembjes sė diktaturės komuniste nga njė historian rumun me prejardhje shqiptare (Dr. Xhelku Maksuti), themelues i serisė sė re tė revistės Shqiptari/Albanezul, dhe shoqata merkanteliste e njė katastrofe neokomuniste (Liga e Shqiptarėve tė Rumanisė) e drejtuar nga njė joshqiptare qė boton revistėn Miku i mykur, respektivisht Prietenul albanezului, pa asnjė shqiptar. Revista kishte njėfarė fizionomie profesionale derisa vepronte pėr pregaditjen dhe botimin e saj njė shqiptar: Ardian Kyēyku.

Derisa shoqata e prof. Maksutit vepron pa kurrfarė pėrkrahjeje financiare nga qeveria rumune, duke botuar Shqiptarin me artikuj nė tė dy gjuhėt, Liga e ligė e deputetes Oana Manolescu qė gėlltit lekėt e qeverisė rumune nė emėr tė “minoritetit shqiptar”, boton njė revistė tė mykur duke kultivuar kultin e personalitetit (vetėm nė njė numėr (81/82/2008) Oana Manolesku vetėprezenton vetveten 17 herė nė fotografi, nė revistėn e saj duke defiluar vetėm tre emra qė s’kanė kurfarė lidhjesh gjenetike me gjakun, etninė, traditat dhe shpirtin shqiptar: Oana Manolescu, Marius Dobrescu dhe Maria Oprea. Kjo ishte ana negative e medaljes, njė medalje e ndryshkur tė cilėn e ka demaskuar edhe Kopi Kyēyku nė librin e tij Zinxhiri i anktheve. Nga energjia negative e pseudo/deputetes e cila kėto ditė hedh pėr herė tė katėrt kandidaturėn pėr parlament, duke mashtruar opinionin e padjallėzuar, gazetarėt, klasėn politike, minsitra, kryeminstra e presidentė, gjoja se qenka shqiptare, po kalojmė te energjia nukleare e atdhetarizmit shqiptar tė Nikolla Naēos qė themeloi Shqiptarin para 120 vitesh (1888), e deri te ajo e prof.. dr Xhelku Maksutit dhe autorit tė kėtij shkrimi.

Pas vėllimeve Ishulli i pavdekėsisė, Bukuria e Bukurive dhe Vullkani i durimit, falė veprimtarėlve tė Xhelku Maksutit nė Bukuresht, Vitore Lekės nė Itali dhe Thanas Gjikės nė Amerikė, kėto ditė, nė vigjilje tė Ditės sė Flamurit, e panė dritėn e botimit nė Bukuresht (Editura Do-minor), edhe dy vėllime me vlera antologjike autorėsh shqiptarė e tė huaj. Fjala ėshtė pėr antologjitė Altri Mondi (me 16 autorė: Ismail Kadare, Visar Zhiti, Vitore Stefa Leka, Engjėll Koliqi, Ilire Zajmi, Bardh Frangu, Kozeta Zylo, Ndue Hila, Julia Gjika, Rexhep Shahu, Mardena Kelmendi etj., si dhe antologjia Tensione sentimentale me 13 autorė: Azem Shkreli, Drita Braho, Vlashi Fili, Fatime Kulli, Leom Kolmnela, Marjeta Ismailati, Zeqir Gėrvalla, Elda Kokoneshi, Ismail Iljasi etj. Parathėnia, poezitė dhe bibliografitė prezantohen nė gjuhėn shqipe dhe gjuhėn rumune, ndėrsa disa edhe nė atė italiane. Atė qė bėnte Bukureshti dikurė, rilindėsit e tij mundohen ta bėjnė sot. Ėshtė hera e parė kur ndėrmerret njė inisiativė e kėtillė nė universin shpirtėror tė kombit shqiptar, edhepse njė antologji tė ngjashme (Moral zjesh), me autorė shqiptarė e tė huaj, e ka prezantuar pėr herė tė parė akad. Rexhep Ismajli nė Prishtinė.

Ideator dhe nismėtar pėr realizimin e njė misioni tė kėtillė ėshtė Mardena Kelmendi, ndėrsa konsultentė: Thanas Gjika, Vitore Leka dhe Engjėll Koliqi. Kėto vepra kanė njė rėndėsi specifike pėr afirmimin e shpirtit shqiptar nė gjuhė tė huaja, si dhe pėr mikpritjen e autorėve tė huaj nė gjuhėn shqipe. Librat dalin nėn pėrkujdesjen e Shoqatės sė Gruas Italo/Shqiptare Camminiamo Insieme (Ecim sė Bashku) nė Triestė, dhe redaksisė sė revistės Albanezul/Shqiptari nė Bukuresht. Nė vepėr defilojnė emra tė njohur e tė panjohur, poetė tė rinj e tė vjetėr, shqiptarė, italianė, brazilianė, rumunė, madje dhe njė grek, qė pason tė dalė nė prag tė 96 vjetorit tė Pavarėsisė vėllimi i tretė Ekzili i ėndrrave, paralelisht me vargjet e Fatos Arapit, Jorgo S. Telos, Ramiz Bashės, Lek Pervizit, Kostaq Dukės, Eduard M. Dilos etj. Misioni i antologjive ėshtė mė se fisnik: afirmimi i vlerave shqiptare e tė huaja nė epokėn e globalizmit. Duke deshifruar bibliografinė e autorėve, konstatojmė nė disa raste se mė i rėndėsishėm ėshtė karakteri sa sa talenti. Nė kėtė kontekst, vlerėn e antologjive pėrkatėse e shton edhe parathėnia brilante e Visar Zhitit, tė cilėn e prezantojmė nė tėrėsi. (Baki Ymeri)

FTESA E NJĖ ANTOLOGJIE
(Teksa shpėrndahemi, vendtakim kemi poezinė)

Dėshira pėr t’u marrė me poezi ėshtė e hershme, aq sa ē’ėshtė i hershėm dhe njeriu, madje dhe ikja e tij nė kėrkim tė vendeve tė tjera, mbase nė fund tė fundit ėshtė kėrkimi i poezisė sė vetvetes, i thelbit, zbulim i sė bukurės. Nėse pėrsėritet shpesh thėnia e Dostojevkit se e bukura do ta shpėtojė botėn, mua mė pėlqen tė shtoj se poezia ėshtė ajo qė na shpėton ne nga kotėsia dhe zvetėnimi i gjėrave dhe na jep emocionin e duhur, aftėsinė pėr t’u mrekulluar. Kėto po sillja nėpėr mend, kur mė thanė se shoqata e gruas italo-shqiptare nė Trieste Ecim sė bashku (Camminamo insieme) dhe revista Albanezul (Shqiptari) nė Bukuresht, kanė marrė nismėn tė botojnė disa antologji tė poezisė sė shqiptarėve nė mėrgim, dhe jo vetėm aq, po ēdo autor mund tė marrė me vete nė antologji dhe njė tjetėr autor nga vendi ku ka bujtur. Ide interesante kjo e Kryetares sė shoqatės nė fjalė, po thosha dhe kur mė kėrkuan qė parathėnien tė mund ta shkruaja unė, m’u pėrzien befas nė kokė fjalėt Antologji, Grua, Shqiptar, Ballkan, Itali, Xhejm Xhojsi nė Trieste, qė mblidhte fjalė shqip, Diasporė, Naim Frashėri qė botonte nė Bukuresht, Ecje, Bashkė, shoqatat e shkrimtarėve shqiptarė nė Greqi, SHBA, etj., libri nė makinė, pas xhamit dhe gati thashė me zė se Njeriu, kur udhėton, e ka mė tė lehtė tė kėndojė.

Shqiptarėt janė nė njė udhėtim tė madh. Tė paduruar tani qė Europa tė vijė sa mė parė tek ata, njė pjesė kanė iku ta gjejnė ata sa mė parė Europėn.. Nuk ėshtė fjala thjesht pėr kontinentin e vjetėr, se trualli i shqiptarėve nė Europė ėshtė, i patjetėrsueshėm aty, por nėnkuptohet dhe metafora e Europės sė qytetėrimit dhe mirėqenies, e vlerave dhe e viryteve, e thėnė hapur, e Poezisė. Qė kapton dhe nė kontinentet e tjera, nė Amerikė, po dhe nė Azi e Afrikė, edhe nė Australi, ku kudo kanė mbėrritur shqiptarėt. Dhe, siē thamė, udhėtimin e tyre edhe ata e shoqėrojnė me kėngė.

Bij tė gadishullit mė poetik, me fqinjė grekėrit, prej tė cilėve kanė marrė shumė, ku besoj, se s’kanė dhėnė mė pak, me sllavėt e Jugut, qė ndajnė dhe me ta mite dhe legjenda tė pėrbashkėta, me rumunėt, qė i lidh njė bashkėpunim brilant rilindas, shqiptarėt, tashmė nė dy shtete, nė Shqipėrinė e lashtė dhe nė Kosovė, nė Republikėn mė tė re nė botė, nė Maqedoni dhe nė Mal tė Zi, me njė diasporė mė tė madhe se veten, duke patur pėrballė dhe Italinė, porta e Europės pėr ta, duan tė jenė dhe janė copėz e kulturės sė pėrbashkėt tė njerėzimit, ku mė e rėndėsishme se multikulturalizmi ėshtė bėrė interkultura, tė pėrfshirė dhe ata nė kėtė lėvizje, ku duan tė shpalosin veten, duan tė marrin botė, por edhe tė japin. Dėshmi ėshtė qoftė dhe njė antologji e tyrja.

Vėrtet, ē’ėshtė njė antologji, ēdo tė thotė? Si fjalė, dihet, rrjedh nga greqishtja, ąnthos - lule dhe légein – mbledh ose zgjedh. Qė latinėt pėrdornin dhe kompozitėn florilegium – tufė lulesh, sinonim i sė cilės ėshtė dhe fjala miscellus, qė ka dhe kuptimin e ushqimeve tė pėrziera. Poezia kėshtu qė herėt po barazohej me ushqimin. Ndėrkaq mė pėlqen tė shtoj se latinėt, sipas ndonjė botimi etimologjik, ashtu siē i thoshin sabaia birrės ilirike, i thoshin dhe pėrmbledhjes sė poezive. Edhe paraardhėsit tėnė, pra, Ilirėt, me gjuhėn dhe zejet e tyre, kanė ndikuar tek tė tjerėt, janė pėrzierė dhe kanė bashkėpunuar me popuj. Po, po, edhe nė fushėn poezisė si nė atė tė luftės.

Njė antologji tekefundit u rrekėrka qysh nė gjenezė qė tė bashkojė sa mė shumė, nėse ėshtė e mundur: tufėn e luleve dhe tė emrave, aromėn - edhe tė fjalėve, tryezėn me ushqime tė shijshme, por dhe me metafora, dehjen me pije dhe me ndjenja, si nė njė tė kremte tė pėrbashkėt thėrret tė tjerė nė heshtje, lexues edhe pėrtej kufijve, bėn miq, etj, etj. Gjatė njė bisede nė Torino me poetin rumun Marin Soresku, (qė e botova dhe si parathėnie tė antologjisė sė poezive tė tij nė gjuhėn shqipe), ndėr tė tjera e pyeta se cila do tė ishte porosia e tij pėr popujt e Ballkanit, tė gėrryer nga konfliktet dhe luftrat? - Tė lexojnė poezi, - mė ndėrpreu ai.

Antologjitė e njėri-tjetrit e kryejnė mė sė miri kėtė mision. Ato janė pėrmbledhjet poetike tė popujve. Prandaj kriteret pėr tė hartuar njė antologji janė nga mė ndryshmet, nga mė befasueset, kritere kohe dhe hapėsire, kontinetale dhe epokash, etnish dhe gjuhėsh, drejtimesh letare, etj, etj. Ka antologji dhe tė kritereve tematike, vetėm me poezi dashurie ose me poezi pėr punėn, pėr tė rėnėt, krishtlindjet, me poezi pėr ujrat, pėr gurėt, kuajt, vuajtjen, etj, etj. Ka tė tjera me poezi vetėm tė grave, tė shkollarėve, ashtu siē po botohen nė vendin tim antologji me shkrime tė tė burgosurve, qė besoj janė dukuri dhe e vendeve tė tjera qė kanė dalė nga diktaturat. Sepse poezia mbi tė gjitha ėshtė liri, mrekulli e saj.

Po antologjia qė kemi ndėr duar ē’kriter ka? Ajo sikur do tė na tregojė qė njė punė e tillė mund tė jetė e kujdo, mjafton dėshira. Pastaj sikur na fton qė jo vetėm ta pranojmė tjetrin, por edhe ta bėjmė mik. Se, kur shpėrndahemi, ėshtė poezia piktakimi mė i bukur. Qė ta shvleftėsojmė nocionin i huaj dhe Kullėn e Babilonit. Pra, e thėnė shkurt, kjo ėshtė njė antologji miqsh, qė merr pėrsipėr ta shpallė atė, duke krijuar tensione sentimentale, ku harresat dhe mungesat duhen pranuar dhe falur. Ėshtė si njė trokitje e beftė nė derė, ku pritet esklamacioni i thjeshtė dhe i gėzueshėm: - O, mireserdhe! - Kush je? - Njė si ti! - Nga vjen? - Nga vendi i poezisė..



Hermesnews©AllRightsReserved
Ēdo riprodhim i paautorizuar ndėshkohet sipas ligjeve nė fuqi.


Dėrgo me email | Stampo artikullin | Artikulli ėshtė lexuar 44 here