Video

Obama, SHBA tė rrisin besimin

Kohėzgjatja: 0:0

Pare 2098 here

On line 555 dite

video »

Diverolli neser para Kongresit

Kohėzgjatja: 0:0

Pare 2923 here

On line 801 dite

video »

Maradona 'Jam kampion bote'

Kohėzgjatja: 3:42

Pare 3358 here

On line 945 dite

video »

Stambolli tronditet nga shperthimi

Kohėzgjatja: 0:29

Pare 3514 here

On line 945 dite

video »

Sarkozy, ne gjyq kompanine ajrore

Kohėzgjatja: 0:0

Pare 3092 here

On line 946 dite

video »

Rubrikat

9/5/2008 7:46:24 PM

Dita e trashėgimisė kulturore flet me gjuhėn e zbulimeve arkeologjike

Zėdhėnėsja e kėtij dikasteri ka pohuar pėr median se aktivitet e kėsaj ditė pėrkojnė dhe me aktivitetet qė organizohen ēdo vit nė vendet evropiane nė muajin Shtator, nė Ditėt e Trashėgimisė Kulturore Evropiane.


Nga Dhurata Hamzai

5 Shtator 2008 - Janė zbuluar gjatė periudhės sė verės mjaft objekte arkeologjike dhe kėshtu Ministria e Kulturės, Rinisė dhe Sporteve e ka pasur mė tė lehtė qė ta organizojė nė 29 shtator nė Ditėn Kombėtare tė Trashėgimisė Kulturore me aktivitet tė kėsaj natyre.

Ndėrsa MTKRS ka vendosur tė ketė nė qendėr tė vėmendjes aktivitetin me temė “Arkeologjia nėnujore, si potencial i zhvillimit tė turizmit, nė Shqipėri”. Madje do tė ketė edhe njė dokumentar pėr arritjet nė kėtė fushė, tha zėdhėnėsja. Madje qė nė ditėn e trashėgimisė do tė flitet vetėm me gjuhėn e arkeologjisė dhe kėtė e pėrforcon fakti qė edhe nė galerinė “Ibrahim Kodra” nė MTKRS do tė ēelet njė ekspozitė fotografike po me kėtė temė-“Arkeologjia nėnujore”, ku do tė paraqiten edhe foto tė tjera nga monumentet e kulturės.

Sipas zėdhėnėses, aktivitetet do tė ketė dhe nė rrethe nga parqet arkeologjike tė vendit si dhe nga Drejtoria Rajonale e Kulturės Kombėtare (DRKK) , tė cilat ende nuk janė konfirmuar. Mėsojmė se arkeologjia gjatė muajit shtator do tė jetė temė e ditės, sepse mėsojmė qė edhe nė qytetin antik tė Apollonisė sapo ėshtė krijuar projekti pėr njė ekspozitė tė pėrhershme fotografike, e cila do tė ēelet tė premten pasdite, si njė iniciativė e Zyrės sė Administrimit dhe Koordinimit tė Parkut Arkeologjik Apolonia.

Ajo ėshtė konceptuar si njė ekspozitė e pėrhershme, me vlera tė veēanta dokumentare nė shėrbim tė turizmit kulturor. Qyteti antik i Apolonisė, sipas tė dhėnave, ėshtė krijuar rreth shekullit VI.p.e.r. Ai shtrihet nė kodrėn midis fshatrave Pojan e Kryegjatė nė perėndim tė Fierit.

Nė pjesėn e sipėrme tė kodrės ruhen disa pjesė tė murit mbrojtės tė qytetit antik dhe tė njė tempulli arkaik kushtuar Artemisit, hyjneshės mė tė adhuruar tė apolonatėve. Tė periudhės sė antikitetit janė dhe portiku i qendrės sė qytetit, teatri, njė ēezmė monumentale. Javė intesive kėrkimesh tė nėndheshme arkeologjike do tė jenė gjatė muajit shtator edhe ato tė njė ekspedite tė pėrbashkėt italo-shqiptare arkeologjike, e cila ka nisur sė fundmi punimet nė qytetin antik tė Finiqit, njė qytet qė ndodhet rreth 15 km larg qytetit tė Delvinės, nė jug tė vendit. Sipas drejtueses sė projektit, prof. dr. Shpresa Gjongecaj, drejtoreshė e Institutit Arkeologjik tė Qendrės sė Studimeve Albanalogjike, "ekspedita e Finiqit do tė pėrfundojė nė 2 tetor, ndėrkohė qė priten zbulime tė reja nė teatrin dhe varrezat e qytetit. Nė gėrmimet e nisura marrin pjesė rreth 30 persona, mes tė cilėve arkeologėt shqiptarė dhe italianė, si dhe studentė dhe diplomantė, tė cilėt i po punojnė nė zbulimin e teatrit tė qytetit si dhe varrezave antike tė tij. Shkurt, dita e trashėgimisė kulturore flet me gjuhėn e zbulimeve arkeologjike.



Hermesnews©AllRightsReserved
Ēdo riprodhim i paautorizuar ndėshkohet sipas ligjeve nė fuqi.

Dėrgo me email | Stampo artikullin | Artikulli ėshtė lexuar 112 here