Video

Obama, SHBA tė rrisin besimin

Kohėzgjatja: 0:0

Pare 2098 here

On line 555 dite

video »

Diverolli neser para Kongresit

Kohėzgjatja: 0:0

Pare 2923 here

On line 801 dite

video »

Maradona 'Jam kampion bote'

Kohėzgjatja: 3:42

Pare 3358 here

On line 945 dite

video »

Stambolli tronditet nga shperthimi

Kohėzgjatja: 0:29

Pare 3514 here

On line 945 dite

video »

Sarkozy, ne gjyq kompanine ajrore

Kohėzgjatja: 0:0

Pare 3092 here

On line 946 dite

video »

Rubrikat

9/5/2008 7:42:05 PM

150 vjet fotografi shqiptare' dhe nė Prishtinė

Ēmimin 'Gjon Mili' e meritoi fotografja Mimoza Veliu, me njė fotografi tė shkėputur nga cikli 'Fėmijėt e Krushės', tek i cili ka fiksuar portrete fėmijėsh, pas luftės sė Kosovės. Fotografia fituese paraqiste disa fėmijė pas telave me gjemba. Fotografja Veliu, aktualisht jeton nė Berlin.


Nga Dhurata Hamzai

5 Shtator 2008 - Zhvillohet veprimtaria "150 vjet fotografi shqiptare" edhe nė Prishtinė. Kjo veprimtari zhvillohet dy muaj pas pėrurimit tė kėtij aktiviteti nė Shqipėri nga studiuesi i pasionuar i fotografisė Qerim Vrioni.

Pikėrisht nė datėn 4 shtator nė njė nga sallat e Galerisė sė Arteve tė Kosovės u mbajt veprimtaria "150 vjet fotografi shqiptare" oragnizuar nga Qerim Vrioni, “i ardhur kėtu me ftese tė galerisė”, ka pohuar pėr gazetėn zėdhėnėsja e galerisė. Nė sallėn e kėtij aktiviteti pėrveē figurave tė tilla si poeti Ali Podrimja, piktori dhe poeti Rexhep Ferri, kineasti e fotografi Afrim Spahiu, publicisti Bajram Sefaj, piktori Eshref Qahili, merrnin pjesė edhe shumė fotografė e dashamirė tė fotografisė tė Prishtinės.

Studiuesi Qerim Vrioni paraqiti nė ekran 75 fotografi shqiptare, shumica e tė cilave tė shekulli XIX, qė nisin qė nga viti1858, koha kur Pjetėr Marubi realizoi fotografinė e parė shqiptare, atė tė luftėtarit shkodran Hamza Kazazi.Veprimtaria e cila u ndoq nga pėrfaqėsues tė medias kosovare, u pėrcoll nga tė pranishmit me vėmendje. Studiuesi Qerim Vrioni shtoi ndėr tė tjera edhe nevojėn e shpalosjes sė historisė sė fotografisė nė trevėn e Kosovės, detyrė qė mė sė shumti rėndon mbi fotografėt vendas. Nė fund tė veprimtarisė pjesėmarrės si Afrim Spahiu.

Rexhep Ferri, Bajram Sefaj, etj, pėrgėzuan studiuesin Qerim Vrioni pėr punėn serioze dhe me vlerė “nė pahtėsimin e fotografisė shqiptare si njė monument kombėtar kulture qė duhet ruajtur e zhvilluar mė tej”. Ekspozita ishte me foto tė mjeshtrave shqiptarė tė fotografisė tė realizuara nė njė hark kohor prej rreth 50 vitesh, nga fundi i shekullit XIX e deri nė gjysmėn e parė tė XX-ės. Fotografitė e ekspozitės mbajnė firmėn e figurave tė tilla si Vani Burda, Thimi Raēi, Kol Idromeno, Shan Pici, Kristaq Venetiku, Ded Jakovės, Ymer Blit, Kristaq Sotirit, Vangjush Mio, Ilia Xhimitikut dhe Gegė Marubit, tė cilėt pėrbėjnė pjesėn mė tė madhe tė plejadės sė ndritur tė fotografisė shqiptare. Nėpėrmjet kėsaj ekspozite zbulohet misteri i kėsaj shpikjeje teknike qė do tė krijonte njė art tė ri pamor, atė fotografik dhe kjo sipas organizatorit tė saj Vrioni “flet jo vetėm pėr kulturė tė shqiptarėve, por edhe pėr identitet kombėtar”.

Ndėr portretet fotografike tė ekspozuara janė edhe ato qė hyjnė nė fondin e artė tė fotoportretit shqiptar. Pėrmendim fillimisht portretin e Kel Marubit fotografuar nga i biri, Gega qė sipas studiuesit Vrioni rrezaton njė psiklogji tė veēantė qė e shpėrfaq edhe mbajtja karakteristike e dorės nė mjekėr, Kristaq Sotirin me potretin “Prof. Konda”, i cili ndonėse nuk shikon objektivin, shfaqet i zhytur thellė nė mendime, “Lypsi ulur”, ose “Prostituta” me njė shikim tė pacipė, etj.

Me kėtė rast studiuesi Qerim Vrioni ishte zgjedhur edhe nė jurinė e caktimit tė ēmimit Gjon Mili, tė njė konkursi vjetor tė fotografisė qė mbahet nė Galerinė e Arteve tė Kosovės. Ekspozita Ndėrkombėtare e Fotografisė “Gjon Mili” pėr herė tė parė u zhvillua nė shtator tė vitit 2001. Tashmė konkursi ėshtė kthyer nė traditė, duke kaluar edhe kufijtė e Kosovės. Deri mė tani kanė konkuruar rreth 3.500 fotografė.

Qerim Vrioni ka qenė i pranishėm nė mbrėmjen e sė mėrkurės nė Prishtinė dhe ka ndarė ēmimet pėr Konkursin Ndėrkombėtar tė Fotografisė qė mban emrin e fotografit tė shquar shqiptaro-amerikan Gjon Mili. Ēmimin “Gjon Mili” e meritoi fotografja Mimoza Veliu, me njė fotografi tė shkėputur nga cikli “Fėmijėt e Krushės”, tek i cili ka fiksuar portrete fėmijėsh, pas luftės sė Kosovės. Fotografia fituese paraqiste disa fėmijė pas telash me gjemba.

Pasi ka marrė njoftimin pėrmes telefonit, fotografja Veliu, e cila tashmė jeton nė Berlin, ende nuk e beson se ka fituar njė konkurs, qė mban njė emėr tė madh si ai i Gjon Milit. Gjithashtu u ndanė edhe dy ēmime tė tjera, tė cilat u fituan nga Linda Vukaj –Riccomini dhe Visar Sherifi. Ēmimet u ndanė nga njė juri e pėrbėrė nga artistė e studiues shqiptarė e tė huaj.

Nė kėtė edicion tė tetė tė konkursit morėn pjesė 74 fotografė, kryesisht nga Kosova, por edhe nga Shqipėria, Maqedonia. Ndėr ta shquhen edhe pak emra tė huaj. Shqipėrinė e pėrfaqėsonin Fani Zguro dhe Heldi Pema. Konkurrentėt u paraqitėn me nga dy punė, nė formatin 30 x 40 cm, nė teknikėn bardhė e zi e me ngjyra. Por duket se mė tė arriturat dhe mė tė pėlqyerat pėr elementin artistik kanė qenė ato bardhė e zi, pasi tė tria fitueset ishin prezantuar me fotografi tė tilla.



Hermesnews©AllRightsReserved
Ēdo riprodhim i paautorizuar ndėshkohet sipas ligjeve nė fuqi.





Dėrgo me email | Stampo artikullin | Artikulli ėshtė lexuar 210 here