Video
Rubrikat
8/4/2008 8:45:18 AM
Dokufesti i 7-tė do tė mbahet nė datat 4-10 Gusht nė Prizren
Interesimi dhe numri mė i madh i aplikacioneve arriti nga ShBA, Anglia, Spanja , dhe Gjermania.
Hajdin Islami/ Kosove
4 Gusht 2008 - Nė njė komunikatė pėr media Dokufest, ka njoftuar se pas mbarimit tė aplikimit i cili zgjati pothuaj 4 muaj, nė adresė tė tij arritėn 655 filma nga 49 shtete tė botės.
Prej tyre 475 dokumentar dhe 180 filma tė shkurtė dhe tė animuar. Interesimi dhe numri mė i madh i aplikacioneve arriti nga ShBA, Anglia, Spanja , dhe Gjermania.
Adhuruesit e filmit gjatė edicionit tė 7-tė Dokufest i cili do tė mbahet prej 4-10 Gusht ,sė bashku me programet speciale do tė kenė mundėsi tė pėrcjellin gjithsejt 139 filma dokumentar dhe tė shkurtė, filma tė cilat do tė shfaqen nė 4 hapėsira.
Nė Shtėpinė e Kulturės dhe kino Lumbardhi (hapėsirat e mbyllura) shfaqja e filmave do tė fillojė prej ores 12:00 dhe do zgjasė deri ne orėn 18:00.
Ndėrsa nė kinematė e hapura pėrkatėsisht nė Kinemanė Lumbardhi dhe ProCredit shfaqja e filmave do tė fillojė me fillimin e territ, pra prej orės 20:30 24:00.
Pėr cmimin kryesor tė Dokufest 2008 nė garėn ndėrkombėtare tė filmave dokumentar tė gjatė gjithsejt do tė garojnė 10 filma. Ndėr ta ndodhen edhe filmat English Surgeon fitues i festivaleve HotDocs tė Torontos dhe Silverdocs tė Washingtonit, dy kėto festival mė tė rėndėsishme nė kontinentin amerikan, pastaj filmi mbi ish kryetarin Ēek, Vaclav Havel, i titulluar Citizen Havel, To See if Im Smiling, fituesi i dyfishtė i festivalit mė tė rėndėsishėm tė filmit dokumentarė nė botė, IDFA tė Amsterdamit dhe Blind Loves nga Slovakia i cili vjen freskėt nga paraqitja nė festivalin e Kanės dhe Karlovy Varit.
Nė program poashtu ndodhen filmat e regjisorve tė njohur, sikurse ai Life.Support.Music. i Eric Daniel Metzgar i cili do ta hap festivalin dhe Phie Ambos Mechanical Love si dhe filmi Lost Colony i regjisores holandeze Astrid Bussink, fitueses sė Dokufestit nė vitin 2006 me filmin The Angelmakers.
Nga 12 filma dokumentarė tė shkurtė vlen tė veēohen The Tailor nga Spanja i cili vazhdon me suksesin e filluar nga IDFA ku u vlerėsua si filmi mė i mire, pastaj filmat The First Day dhe 52 Percent cilėt denjėsisht vazhdojnė traditėn e filmave kualitativ nga Polonia.
Nė garė janė po ashtu filmi Ah;Liberty, fituesi i festivalit tė Roterdamit dhe tre filma nga Scottish .Documentary Institute, njėra nga organizatat mė vitale nė fushėn ne filmit dokumentarė nė Evropė.
Pėr kategorinė e filmave dokumentar ndėrkombėtar do tė pėrkujdeset juria e pėrbėrė nga Christine Dollhopher , drejtoresha e festivalit Crossing Europe, Linz, Austria Ido Haar - regjisor,Izrael, Doug White - SHBA, Andrey Paunov regjisor, Bullgari dhe Helena Zajicova, drejtoresha e programimit, festivali One World, Prag, Rep.Ceke.Juria Ballkanike e pėrbėrė nga Sergio Trefaut drejtor i festivalit DocLisboa, Portugali Jurij Meden kritik dhe konsulent filmi Slloveni dhe Jeta Xharra, gazetare, Kosovė do tė pėrkujdesen pėr vlerėsimin e filmave dokumentarė ballkanik ku do tė garojnė 13 filma, ku dy prej tyre janė edhe nga Kosova: Filmi Pėrtej Ylberit i regjisorit Ismet Sijarina dhe filmi Dy rrėfime dashurie i regjisores Shota Bukoshi.
Nga garra ballkanike padyshim vlen tė veqohet filmi bullgar Corridor # 8, njė film mbi absurditetet e ndryshme ballkanike.Ndėrsa nė garėn ndėrkombėtare pėr filmin mė tė mirė tė shkurtė do tė garojnė 29 filma. Prej tyre filmi Hekurishtja i regjisorit Burim Haliti ėshtė i vetmi film nga Kosova i cili arriti qė tė jetė pjesėmarės nė kėtė garė pėr ēmimin filmi mė i mire i shkurtė ndėrkombėtar. Filmi i shkurtė Islandez Two Birds do tė shfaqet nė Prizren pas prezentimit tė suksesshėm nė Kanė ku ishte i nominuar pėr Palmėn e Artė.
Pėr shpėrblimin e filmit mė tė mirė tė shkurtė ndėrkombėtar do tė kujdeset juria e udhėhequr nga: Philip ilson ko-drejtor i London Short Film festivalit, AngliIlir Bajri muzicient dhe drejtor I Prishtina Jazz FestivalitSa i pėrket garės kombėtare, nga 22 filma sa kanė aplikuar, pėr ēmimin filmi mė i mirė kombėtar do tė konkurojnė gjithsejt 12 filma 2 prej tė cilėve nga Shqipėria.
Juria nė pėrbėrje Goran Trenchvski - drejtor i festivalit AsterFest, Strumicė nga Maqedonia dheAlketa Xhafa-Mrripa artiste nga Kosovado tė pėrkujdesen pėr vlerėsimin e filmit mė tė mire nė garėn kombėtare. DokuKids dhe DokuPink Programi pėr fėmijė dhe tinejxhera.
Dokukids kėtė vjet ka lansuar projektin PINK, njė program i cili pėrvec filmave nė garė, tė realizuar nga tė rritunit, pėrmbanė edhe garėn pėr cmimin Sorra Pink. Sorra Pink pranon video materiale tė realizuara nga fėmijėt dhe tinejgjerat deri nė moshėn 17 vjeēare.
Juria e kėsaj gare nė pėrbėrje;Vjosa Shala, Petrit Selimi, Rozafa Maliqi dhe Arbėr Salihu pėrveq ēmimit DokuKids ndan edhe tri ēmime: 1. Sorra PINK (njė kamerė digjitale) dhe dy cmimet tė barabarta Tango is for Two (nga njė kamerė digjitale)Afati i aplikimit tė garės pėr Sorrėn Pink ėshtė zgjatur deri mė 30 korrik dhe vazhdon tė pranojė video materiale tė realizuara me ēfardo teknologjie ( telefon, kamerė, aparat etj) nė dokupink@dokufest.com.
DokuPink ėshtė mundėsuar nga Tango Kid. Pėrveē programit garues si zakonisht edhe kėtė vit, programi i kėtij edicioni do tė pasurohet edhe me programet speciale:1. View from the world program i cili nė vete pėrmban 9 filma dokumentarė me tematikė tė ndryshme nga rruzulli toksor.
Tregime mbi racizmin nė Angli, garrėn e bukurisė nė burgjet e Siberisė, rrėfimin mbi vrasjen e gazetares sė njohur ruse Anna Politkovskaya si dhe tregimi mbi pushimin e humbur tė turistėve kinez janė vetėm pjesė e kėtij program tė zgjedhur me kujdes. 2. Special Presentations - Kemi kėnaqėsinė e veqantė ti kemi pėrsėri nė Prizren miqtė e festivalit, binjakėt nga Sheffieldi i Anglisė, In the Nursery tė cilėt do tė performojnė me 6 Gusht me rastin e shfaqjes sė kult filmit pa zė Passion of Joan of Arc tė regjisorit Carl. TH. Dreyer.
Filmat tjerė nė kuadėr tė prezentimit special janė The Monastery nga Danimarka, filmi i cili deri mė tani ka fituar mbi 35 ēmime, pastaj dokumentari mbi post punk grupėn legjendare Joy Division me emrin e njėjtė si dhe filmi debitues i artistit tė njohur skocez Phil Collins me titull tejet intrigues Zasto ne govorim srpski (na srpskom) .3.Death to short film Seleksion nga festivali i filmit tė shkurtė nga Londra nė pėrzgjedhje tė ko-drejtorit dhe anėtarit tė jurisė Philip Ilson4.Intl doc challenge.
Program me filmat finalist nga gara International Documentary Challenge4. Made in Palestine Pasqyrė e produksionit bashkėkohor Palestinez. Nė bashkėpunim me organizatėn ArteEast nga New Yorku dhe me seleksionimin e kritikes sė filmit Rasha Salti nga Beiruti.Si aktivitete shtesė gjatė ditėve tė festivalit pėrveē shfaqjeve tė filmave do tė organizohen edhe 2 punėtori dhe njė masterclass.Briggite Staermosse ; regjisore nga Danimarka do tė mbajė njė punėtori me 5 aktorė dhe 5 aktore nga Kosova.
Martichka Bozhilova; Producente nga Bulgaria me datėn 8-9 gusht do tė mbajė njė punėtori lidhur me bashkė prodhim ndėrkombėtarė (Internationa co-productions) , punėtori e cila i dedikohet vetėm autorėve tė filmave dokumentarė me projekte tė reja nga Kosova dhe shtetet ballkanike. Deri mė tani janė konfirmuar rreth 70 pjesėmarės nga 15 vende tė ndryshme tė botės.Nė edicionin e 7-tė pėr 7 ditė dhe 7 EUR , organizatorėt adhuruesėve tė filmit ju mundėsojnė akomodimin nė kampin e improvizuar buzė Lumbardhit i cili do ti ketė tė gjitha kushtet elementare dhe njė hapėsirė pėr 50 tenda. Nė kuadėr tė ekspozitės tradicionale DokuPhoto, e cila hapet me 1 Gusht nė Hamamin e Prizrenit do tė ekspozojnė fotografėt Teru Kuwayama dhe Balazs Gardi me temėn e njėjtė Afganistan.
Balazs Gardi, fotografi hungarez i cili ka ekspozuar nė DokuPhoto edhe mė heret sjell fotografitė me tė cilat fitoi dy here kėtė vit ēmimin mė prestigjioz nė botė World Press Photo. Pėrveq ekspozitės tė dy fotografėt do tė mbajnė njė masterclass pėr fotografėt e rinj kosovar.Sponzorėt:Sponzor Gjeneral i Dokufest 2008 ėshtė Procredit Bank.Sponsori i Artė i festivalit ėshtė IPKOSponzorėt tjerė : Kompania Devolli, Kuvendi Komunal, Ministria e Kulturės, Ambasada Amerikane, Ambasada Gjermane, Finca, Pro Helvetia, Enti pėr mbrojtjen e monumenteve tė Kulturės nė Prizren, National Endowment for Democracy, Kagasfalt, Pronet etj.
Hermesnews©AllRightsReserved
Ēdo riprodhim i paautorizuar ndėshkohet sipas ligjeve nė fuqi.

Dėrgo me email
Stampo artikullin
Artikulli ėshtė lexuar 35 here