Video

Diverolli neser para Kongresit

Kohėzgjatja: 0:0

Pare 612 here

On line 150 dite

video »

Maradona 'Jam kampion bote'

Kohėzgjatja: 3:42

Pare 1148 here

On line 294 dite

video »

Stambolli tronditet nga shperthimi

Kohėzgjatja: 0:29

Pare 1038 here

On line 294 dite

video »

Sarkozy, ne gjyq kompanine ajrore

Kohėzgjatja: 0:0

Pare 896 here

On line 295 dite

video »

Rubrikat

8/1/2008 2:52:06 PM

Nė Panairin e librit nė Ulqin, mbrėmje kushtuar akademik Aleksandėr Stipēeviqit

Pa njohur ilirėt, nuk mund tė dihet e kaluara e Ballkanit dhe historisė. Intelektual i pėrmasave tė mėdha krijuese, gjithnjė “vonon me kohėn”, njė nga studjuesit mė tė mėdhenj tė tė parėve tanė-ilirėve. Studjues, ilirolog, arkeolog, albanolog, balkanolog, bibliograf i pashoq jo vetėm nė hapsirėn shqiptare por, nė mbarė rruzullin tokėsor-theksuan mes tjerash akademik Muzafer Korkuti, Basri Ēapriqi e Fatmir Toēi.


Mehmet Latifi

1 Gusht 2008 - Ėshtė emri mė i njohur nė fushėn e ilirologjissė qė e ka bėrė tė njohur anekėnd botės ndėr studjuesit dhe bibliografėt jo vetėm tė rajonit tonė-tha nė fillim tė mbrėmjes kushtuar akademik Aleksandėr Stipēeviqit, botuesi Fatmir Toēi, nė mbrėmjen kushtuar kėtij shkencėtari tė madh arbėresh, nė kuadėr tė panairit tė librit nė Ulqin, ku ishin tubuar njė numėr i madh dashamir tė librit, shkencės, kulturės, me njė fjalė njė tubim elitar.

Emri i Aleksandėr Stipēeviqit, ėshtė shumė i madhė, jo vetėm nė botėn shqiptare dhe jo vetėm nė qarqet akademike tė Ballkanit e mesdheut, por edhe mė gjėrė.

Vepra e tij ėshtė pėrkthyer nė shumė gjuhė tė botės, duke filluar nga italishtja, anglishtja e deri tek gjuhėt arabe dhe farsi (persishten e vjetėr dhe iranishten e sotme).

Vepra e Aleksandėr Stipēeviqit ėshtė shkruar nė mėnyrė tė pėrkryer pėr ilirėt qė ėshtė pėrkthyer edhe nė gjuhėn shqipe, fillimisht e botuar nė Kosovė, dhe e ribotuar nė Shqipėri nga “Toena’ me disa intervenime kryesisht gjuhėsore, me ndihmėn e akademik Muzafer Korkutit, njė nga arkeologėt mė tė shquar qė ka Shqipėria dhe ndėr mė tė njohurit nė botėn e shkencės sė arkeologjisė.

Vetė akademiku Aleksandėr Stipēeviqi thotė: “Historia e shoqėrisė njerėzore fillon me librin. Libri ėshtė forma mė universale e komunikimit, informimit dhe edukimit tė njė shoqėrie nė tė gjitha epokat”.
Aleksandėr Stipēeviqi i ka rrėnjėtnga arbėreshėt e Zarės, tė ardhur nga rrethi i Ulqinit, nga Shestani, qė e kanė ruajtur kulturėn e tyre, qė ėshtė njė thesar pėr tė cilin ėshtė e interesuar pėr studime edhe vetė UNESCO. Sepse, duke studjuar kėtė kulturė, studjohet historia e njė populli, popullit shqiptar nė Europė.

Ai, pėr fat tė mirė tonin, nė tė gjitha konferencat ku ka marė pjesė, nė tė gjitha publikimet, prononcimet publike nė tė gjitha rrethanat politike e ka filluar me fjalėt:”Unė jam shqiptar, arbėresh, nga Shqipėria, nga arbėreshėt e Zarės. Kėto fjalė ia shtojnė vlerat figurės sė madhe tė akademik Aleksandėr Stipēeviqit, krahas vlerave qė ka dhėnė ai nė fushėn e arkeologjisė, e sidomos pėr periudhėn e ilirėve”-tha mes tjerash Tatmir Toēi dhe shtoi:” Stipēeviqi ėshtė pa dyshim ilirologu mė i madhė qė ka bota shqiptare , rajoni dhe bota, me studimet qė ai ka bėrė pėr ilirėt. Kėtė e dėshmon se libri “ilirėt” ėshtė botuar e ribotuar nėntė herė nė italisht, shqip, kroatisht e gjuhė tė tjera”.

Pėr punėn e tij nė fushėn e arkeologjisė, ilirologjisė, balkanologjisė e shumė fusha tė tjera shkencore, akademik Aleksandėr Stipēeviqi ėshtė nderuar nga presidenti I Shqipėrisė, me Urdhėrin “Naim Frashėri i Artė”, para pesė vjetėve.

Nė kėtė mbrėmje, fjalė rasti pėr akademik Aleksandėr Stipēeviqin mbajti edhe basri Ēapriqi, i cili mes tjerash theksoi: Aleksandėr Stipēeviqi ėshtė njė autoritet i shkencės qė ia ka dhėnė njė jetė tė tėrė dhe njė dimension tė veēantė ilirologjisė dhe librit. Qė kurė sumerėt e kanė ideuar ose e kanė menduar librin, qė nga shekulli i pestė p.e.s., libri ka kaluar nėpėr faza tė ndryshme tė cilat Stipēeviqi i pėrfshinė nga ideja e deri nė daljen e librit nė treg”.

Historia e librit lidhet me inkvizicionin, djegjen, ndalimet, cenzurat dhe autocenzurat etj, nga regjimet e kaluara e deri nė shekullin e njėzet.
“Nėse sumerėt ishin ata qė e krijuan librin, ne do tė jemi ata qė do ta zhdukim librin, ėshtė njė parashikim apokaliptik, sepse gjithnjė e mė shumė ka zėra se librit do ti vijė fundi”-theksoi Basri Ēapriqi.

Ilirologjia ėshtė politizuar tej mase mė 1981, e sidomos vazhdimėsia iliro-dardane, kur u zhvilluan edhe debate tė mėdha qė arritėn deri nė komitetet qėndrore t ėish sistemit dhe jorastėsisht duke imponuar se shqiptarėt nuk kanė preajrdhje nga ilirėt-pėrfundoi Basri Ēapriqi.

Akademik Muzafer Korkuti, i ftaur pėr nderė tė kolegut tė tij Aleksandėr Stipēeviq, nė fillim tė paraqitjes sė tij tha: “Jemi bashkėpatriot sepse i takojmė njė fushe kėrkimore dhe studimore tė pėrbashkėt. Qė si student ai e ka bėrė tė qartė pozicionin dhe pėrcaktimin e tij me fjalėt:” Me ilirėt kam vendosė tė merrem qė si student i arkeologjisė nga fakti se nuk mund tė studjohet e kaluara e Ballkanit, pa e njohur elementin ilir. Ēdo gjė nė Ballkan fillon me ilirėt”.

Nė vazhdim, akademik Muzafer Korkuti shtoi:” Si arkeolog, bibliograf, ilirolog, balkanolog, e arkivist i shquar e kulturolog, e dėshmojnė edhe veprat dhe librat e tija tė botuara”.

Nė kėtė kontekst, duhet pėrmendur se akademik Aleksandėr Stipēeviqi ka botuar 39 libra-botime monografike. Pas tijė janė 113 artikuj e referime shkencore tė botuara shqip, italisht, kroatisht etj, si dhe 77 reēensione vėzhgime etj.

Sipas akademik Korkutit, nė veprimtarinė e Aleksandėr Stipēeviqit janė dy binary kryesor, e ato janė: arkeologjia dhe bibliografia, qė ėshtė shumė vėshtirė tė ndashė se ku mbaron njėra e ku fillon tjetra, sepse janė tė ndėrlidhura mes veti.

Shqiptarėt e sotėm, falė edhe akademik Stipēeviqit, ndihen si pasardhės tė vetėm tė ilirėve. Ai thot: “Ilirėt nuk janė zhdukur prej Ballkanit as nė kohėn e dyndjeve tė mėdha tė sllavėve, e as pas vendosjes sė tyre nė kėto vise”. Kėto formula duhet ti dije ēdo pasardhės i ilirėve, ēdo shqiptar.
Akademik Aleksandėr Stipēeviqi, ka qėnė mentor i 96 studentėve, 34 herė ka qėnė mentor pėr master dhe 4 herė pėr doktoraturė. Ėshtė shembull unikal i mbajtjes sė shėnimeve, qė nėnkupton se ėshtė njė model se si duhet tė punohet.

Duke marė fjalėn nė kėtė mbrėmje, akademik Aleksandėr Stipēeviqi mes tjerash theksoi: ”Jam pėr herė tė parė kėndej, prej nga janė tė parėt tanė-nga Shestani, qė i vizitova sot pėr tė parėn herė dhe arrita ta kuptoj pse ata janė shpėrngulur duke kėrkuar vend tjetėr pėr tė jetuar. Vizita nė Shestan, ishte pėr mua njė pėrjetim i veēantė. Mua gjithmonė mė ka munguar koha, gjithmonė mė ka lėnė mbrapa”.

Lidhur me angazhimet e tija momentale, ai theksoi se pasi ka pėrfunduar disa projekte tė mėdha pėr historinė e librit dhe punime tjera, tani ėshtė duke punuar njė vepėr voluminoze pėr arbėreshėt e Zarės. Tani nė ditėt e pleqėrisė, do ti kėthehem arbėreshėve, traditės etj, qė jam duke grumbulluar materiale sepse disa njerėz munden nė ndėrkohė tė vdesin dhe tė marin me vete dhe tė zhdukin shumė gjėra.

Lidhur me qytetin mikpritės tė Ulqinit, Aleksandėr Stipēeviqi theksoi:”Unė kam menduar se Ulqini, sipas mendimit tim, ėshtė qytet i gusarėve e tani e shoh se ėshtė qytet i turizmit, urban dhe modern. Kjo mė ka befasuar pėr tė mirė”.

Nė vazhdim, pėr kėnaqėsinė e tė pranishmėve, para njė publiku elitar nga Ulqini, Kosova, Shqipėria, Maqedonia e vise tjera shqiptare, akademik Aleksandėr Stipēeviqi vazhdoi nė gjuhėn e arbėreshėve tė Zarės :” Kam san se kom me fol disa fjal nė arbėnisht. Un di ket gjye ēish folet nė Arbėnesh afėr Zare. Kom ken shum er nė Tiran, nė Prishtin e Shkup, por nuk e kom sua kete gjyen oficiale, apo ēish folet letrare nė Tiran. E pra un di veē ket gjye ēish folet nė Arbėnesh”(Kam thėnė se do ti them disa fjalė nė arbėrisht. Unė e njoh vetėm kėtė gjuhė, qė flitet nė Arbėnesh afėr Zare. Kam qėnė shumė herė nė Tiranė, Prishtinė e Shkup, por nuk kam arritur ta mėsaoj gjuhėn zyrtare, apo siē quhet gjuha letrare ashtu siē fklitet nė Tiranė. Pra, unė e njoh vetėm kėtė gjuhė qė flitet nė Arbėnesh).

Pasi u pėrshėndet me duartrokitje tė mėdha, ai vazhdoi: “Kjo gjye pak ko pak e k obo tė veten, keto generatat ēish po vin nuk po din arbėnisht e ne po bomi ni luft pėr me e rua kete gjye. Ėshtė adėr 300 vjet qė kemi arlur atje e shum jon shpi ēish folin sot ship-arbėnisht”. (Kjo gjuhė, pak nga pak dhe dalngadalė e ka bėrė tė veten se kėto gjeneratat qė po vijnė nuk do tė dijnė arbėrisht , ndėrsa ne jemi duke luftuar qė ta ruajmė kėtė gjuhė. Kanė kaluar 300 vjet qė kurė kemi ardhur atje, por janė shumė shtėpi qė e flasin edhe sot shqipen-arbėrishten).

Lidhur me kontaktet me shqiptarėt kudo qoftė, Aleksandėr Stipēeviqi shtoi:” Kur do gji kom ndesh ndonjė pe Krajine si prof. Anamalin, vicerekrorin e Univerzitetit tė Tiranės prof.Kraja etj, me gji ata qė kom ndesh pe kėsaj one, pe kėtyre katundeve, ata gji mė ko mor vesh ēish kom fol, po mua mu ko ken pak mo rand mi mor vesh ata ēish folin nė gjye letrare, e un xhdo fjal nuk muj me dit”. (Kurdo qė kam takuar ndonjė nga Krajina si prof Anamalin, prorektorin e Universitetit tė Tiranės prof. Krajėn etj, me tė gjithė ata qė jam takuar nga kėto anė, nga kėto fshatra, ata tė gjithė mė kanė kuptuar se ēfarė kam llafosur, por pėr mua ka qėnė pak mė vėshtirė dhe mė rėndė qė ri kuptoj ata se ēfarė flasin nė gjuhėn letrare, e unė nuk mundem tė dijė ēdo fjalė).

Ardhja e Aleksandėr Stipēeviqit nė Ulqin, vetė profesorit tė nderuar i ka bėrė pėrshtypje dhe ėshtė ndier i kėnaqur, ose siē shprehet vetė “ma kanda” (mė pėlqen), por shpreson se edhe nikoqirėt, sė bashku me mysafirėt qė verpjnė nė Ulqin, tė cilėt kanė pasė mundėsinė pėr ta blerė librin e tij tė ribotuar “Ilirėt, historia, jeta simbolet e kultit “, mbase poashtu kanė ngelur tė kėnaqur nė kėtė mbrėmje tė paharrueshme nė Ulqin.

Kryetari i komunės sė Ulqinit, Gėzim Hajdinaga, nė shenjė respekti, zonjės Stipēeviq, i dhuroi njė buqet me lule tė freskėta dhe njė kėsulė femre, artizanale, e punuar me fije ari dhe argjendi, ndėrsa akademikut Aleksandėr Stipēeviq, i shuroi njė anije minijaturė, tėp o atyre “gusarėve tė dikurshėm” ilir, qė kontrollonin hyrje daljet nė Adriatik.




Hermesnews©AllRightsReserved
Ēdo riprodhim i paautorizuar ndėshkohet sipas ligjeve nė fuqi.

Dėrgo me email | Stampo artikullin | Artikulli ėshtė lexuar 45 here