Video
Rubrikat
7/31/2008 8:20:39 AM
Ėshtė e njohur dhe e pėrmendur nė Labėri kėnga e Vranishtit pėr origjinalitetin e veēantė tė hedhjes
info@hermesnews.org
31 Korrik 2008 - Kėnga Polifonike Labe nė pėrgjithėsi dhe ajo Vranishtiote nė veēanti dallohen pėr zėrin e tretė, ose siē njihet nė gjuhėn popullore Hedhėsi i Kėngės. Ky rol ėshtė shumė i rėndėsishėm dhe tepėr i domosdoshėm, pasi ėshtė zėri i tretė ai qė mbėshtet marrėsin dhe kthyesin, ėshtė ai zė qė i jep miratimin vazhdimit tė kėngės, ėshtė ai zė qė nxit dhe zbukuron marrjen e marrėsit dhe kthesėn e kthyesit, ėshtė zėri qė lidhet me zėrin e katėrt, pra me ison, duke i bėrė kėta tė fundit tė lundrojnė lehtė nė lundrėn e kėngės.
Po tė bėnim njė krahasim me artin ushtarak, do ti pėrcaktonim: Marrėsi ėshtė Komandanti, qė jep Urdhrin, Kthyesi ėshtė komisari qė pėrgatit zbatimin e kėtij urdhri, kurse hedhėsi ėshtė Shefi i Shtabit qė vė nė zbatim kėtė urdhėr sė bashku me Iso-Ushtarėt, qė i japin Fitore betejės, qė i japin lavdi luftės Kėngė. Ėshtė e njohur dhe e pėrmendur nė Labėri kėnga e Vranishtit pėr origjinalitetin e veēantė tė hedhjes.
Gjatė vibracioneve dhe kadencave qė kryen marrėsi, ai qė i jep shpėrthime ėshtė hedhėsi, duke alternuar nė harmoni zėri parė-zėri i tretė, kur ulet njėri ngrihet tjetri dhe anasjelltas. Hedhėsi i jep kėngės lezet e nur, bukuri e hijeshi. Janė tė njohur nė vite hedhės tė shquar, si: Dalan Janushi, Naim Kanani, Demo Gjoleka, Kadri Guri, Jakub Gjikondi, Sheme Pazoj e shumė tė tjerė.
Po do mbeten tė skalitur nė kujtesėn historike tė kėngės sė Vranishtit, katėr zėra tė mrekullueshėm, sa tė ngjashėm, aq dhe dallues, sa tė freskėt, aq edhe gurgullues, pa kėta zėra fama dhe lavdia e kėngės tonė nuk do tė njihte kėto lartėsi. Jo tė radhitur rastėsisht, por edhe sipas moshės dhe sipas kohės qė kanė dhėnė dhe japin edhe sot zemrėn dhe shpirtin e tyre nė kėngėn e vallen shpirto vranishtiote.
I shquar qė nė vitet e para tė grupit Polifonik, pra nė vitet gjashtėdhjetė Zėri brilant i Hedhėsit Nase Habili, me kėngėt mbresėlėnėse tė Incizuara nė Radio Tirana nė vitet 1967-1968: Kapedan o Skėnderbe, Jelek Verdha Veshura, Malet e Vranishtit borė dhe nė verė, Kėnga pėr Heroin Hysen Ēinon, Salinė pse se dėgjojmė etj., me marrėsit: Qazim Jonuzi, Ēano Memaj, Lesko e Arap Caloleskaj, me marrėset Sadihana Brahimi e Azime Skėndaj.
Kėto vlera, kjo pasuri do tė vlerėsohet, nderohet e respektohet dhe do tu shėrbejė nė vazhdimėsi brezave tė rinj tė kėngės Vranishtiote.
Nė vitet Shtatėdhjetė tė shekullit njėzetė, njė tjetėr zė i veēantė do tė spikat pėr temperamentin dhe forcėn shprehėse, ky do tė ishte zėri i Zini Janushit. Tė gjitha kėngėt e pėrmendura tė grupit tė Vranishtit nė kėto vite e dekada tė fund shekullit njėzet e shekullit njėzetenjė, veēanėrisht ato tė tabanit shtruar vranishtiot, do tė ketė gjurmė, notat tingullin e zėrit melodioz tė Ziniut. Ka rreth dyzet vjet qė Zini Janushi derdh shpirtin e pikon zemrėn nė kėngėn e tė parėve tanė. Poeti Avni Varfi ka fiksuar:
Sa bukur ja hedh Ziniu/Ėshtė i treti pas Sinanit/ Jep sinjal se filloi shiu/ I nis gjėmimet Sazani... Ėshtė fakt interesant qė edhe Nase Habili edhe Zini Janushi kanė qenė mjeshtėr nė zanatit e punimit tė hekurit. Ata edhe kudhrėn dhe hekurin e bėnin tė kėndonte. Kėta tė dy hedhės do tė jenė shkollė e hapur pėr tė rinjtė dhe pėr fėmijėt e shkollės pėr ta ēuar mė pėrpara e pėr ta ngjitur mė lart: Kėngėt dhe vallet e shpirti/ janė thesare tė Vranishtit... Kėshtu kėndojnė njė kėngė fėmijėt e shkollės sė Horės.
Njė tjetėr zė i veēantė dhe me vlera tė mėdha nė rolin e hedhėsit ėshtė Spiro Ēino. Para plot tridhjetė vjetėsh nė vitin 1978, nė incizimet e muajt Mars tė atij viti nė Radio-Televizionin Shtetėror, do tė bėnte Shou, siē pėrdoret sot, hedhja e Spiros nė kėngė: Tre vėllezėr idealesh dhe Nėna Labe Heroinė, me Marrėse Leonora Shkurti dhe kthyes Arap Ēeloleskaj. Kėto dy kėngė tė rralla pėr atė kohė jepeshin edhe dy herė nė ditė nė radio, pasi kishte pėr to kėrkesa tė panumėrta.
Hedhėsi Spiro Ēino me talentin qė e karakterizonte dhe me pasionin qė si mungonte harmonizoi hedhjen e traditės me risi, duke u bėrė ai si Kryhedhėsi i Labėrisė nė kėtė variant. Nė hedhjen e Spiros bashkohen jehona e maleve me flladin e fushave, dallgėzimet e detit me valėt vallėzuese tė tij. Avniu vargėzon: Spiro ke njė zė tė butė/ Je si gjalpi pėrmbi bukė...
Nė gjurmė tė Spiros, eci hedhėsi mė i ri Teki Kanani, qė me zėrin e tij tepėr tė veēantė e plot muzikalitet i ka dhėnė e shtuar vlera tė reja kėngės Vranishtiote. Nė kėngėt e viteve tė fundit, tė marrėsit Arap Ēeloleskaj dhe kthyesit Sinan Gjoleka ėshtė vlerėsuar, jo vetėm brenda vendit por edhe nė Festivalet ndėrkombėtare Bordo Francė, Hambur Gjermani, Drenas-Kosovė, nė Radion Franca etj. Tekiu si hedhės ka krijuar njė individualitet tė padiskutueshėm dhe pėr moshėn e re, ai di ti japė edhe mė shumė kėngės sė Vranishtit. Tekiu pati fatin e madh qė ishte qė i ri nė krah tė Virtuozėve tė kėngės dhe valles Vranishtiote.
Tekiu jep ndihmesa edhe me Grupin e fėmijėve tė shkollės Hora sė bashku me Arapin. Patjetėr qė do tė dalin zėvendėsues tė kėtyre mjeshtrave. Talent nuk mungojnė, pasioni dhe dashuria e fėmijėve pėr kėngėn dhe vallen e vendit ėshtė i madh. Duhet punė dhe puna ka filluar.
Mė datėn 29 Prill 2008, Profesori i Universitetit Kobek Kanada prof. Francis Corpataux, do tė befasohej dhe mrekullohej, kur incizoi dhe filmoi grupin e Fėmijėve tė Shkollės Hora. - Unė, tregoi Profesori, qė kur u nisa nga Kanadaja planifikova tė vij nė Vranisht pėr tė shijuar kėngėt tuaja tė mrekullueshme tė shpėrndara nė internet nga Radio Franca, por kur shikoj kėtu kėta fėmijė tė shkėlqyer qė kėndojnė kaq mrekullisht jam shumė i befasuar, shumė i emocionuar, por mbi tė gjitha shumė i mrekulluar, kėshtu u shpreh Profesori i Nderuar i Universitetit Kobek tė Kanadasė. Ai kur u largua deklaroi: Do tė vij pėrsėri nė Vranisht, do tė vij tė shijoj kėngėt dhe mikpritjen Tuaj.
- Ėshtė detyrim i madh tė shkruash pėr ata qė i dhanė kėngės sė Vranishtit vlera tė mėdha, e ngjitėn nė lartėsi tė reja, i dhanė njė emėr tė nderuar. Dhe kėta pėrveē marrėsve, thyesave dhe hedhėsve, janė edhe ata qė unė i titullova {ushtarė, pra ata qė mbajnė iso. Kėta janė tė shumtė, por duhet tė bėsh dallim pėr ata qė janė shquar.
Armata e madhe e zėrit tė katėrt nė Vranisht, po tė bėjė anketa dot radhiteshin nė krye Kastriot Limoj, Bashkim Canodemoj, Laver Alikaj, Zini Janushi, etj. Mendoj se bashkėpunėtor i ngushtė me bilbilat e kėngės Vranishtiote edhe nė emėr tė tyre Falėnderoj dhe Pėrshėndes Gazetėn tonė tė dashur Hora pėr punėn e lavdėrueshme qė bėn, edhe nė popullzimin e kėngės sonė.
Hermesnews©AllRightsReserved
Ēdo riprodhim i paautorizuar ndėshkohet sipas ligjeve nė fuqi.

Dėrgo me email
Stampo artikullin
Artikulli ėshtė lexuar 52 here