Video
Rubrikat
7/23/2008 8:26:13 AM
'Renaissance of Towers' skulpture e Helidon Xhixha ne Berlin
Ndalese e shkurter por e sukseshme ne Berlin e skulptures monumentale 'Rilindja e Kullave' te Helidon Xhixha, veper e destinuar te vendoset me 11 shtator 2008 ne Nju Jork.
nga Albania Temali/ albacenter.it
23 Korrik 2008 - Pas ekspozimit te sukseshem muajin e kaluar ne Firence, ne Piazza De' Rucellai skulptura monumentale "Renaissance of Towers" dedikuar viktimave te 11-shtatorit veper e artistit Helidon Xhixha nisi rrugen e saj per ne banesen e perjetshme ne Lincoln Center, Nju Jork ku do te vendoset me 11 shtator 2008.
Ne rrugen e saj Firenze-Nju Jork vepra beri nje ndalesen tre ditore ne qytetin e Berlinit, ne datat 18-21 korrik 2008. Ky ekspozim i paralajmeruar me kohe nga shume media nderkombetare (mes tyre edhe nga revista L'Uomo -Vogue) behej ne kuadrin e ekspozites nderkombetare te modes Stark ku firma e famshme amerikane e veshjeve Brooks Brothers, e cila mbeshtet projektin e vendosjes se skulptures ne Nju Jork prezantohej per here te pare ne Gjermani.
Prezantimi i vepres u be mbasditen e dates 18 korrik 2008 ne stacionin e vjeter elektrik te qytetit te Berlinit te quajtur Generating Station Humboldt, i cili ndodhej ne pjesen e ish-Berlinit lindor, ne Kopenhagener Strasse 56.
Vepra monumentale "Renaissance of Towers" e skulptorit Xhixha e ndertuar teresisht ne celik te paoksiduar me lartesine e saj prej 6 metra e gjysem dominonte gjithe oborrin e brendshem te Generating Station Humboldt, i cili ishte mbushur plot me miq te artistit te ardhur posacerisht nga Italia per te marre pjese ne kete event, bashkepunetore te tij te ngushte, artiste te mirenjohur gjerman, regjizore, gazetare, koleksioniste e dashamires te artit e kultures.
Nderoi kete mbasdite me pranine e saj Znj.Inid Milo - Sekretare e dyte e Ambasades shqiptare ne Berlin, e cila pergezoi artistin per kete arritje, duke vleresuar pjesmarrjen e tij ne kete event nderkombetar ne Berlin si nje pikemberritje edhe te artit e kultures shqiptare. Prezantimi i vepres se nje artisti shqiptar ne nje aktivitet kaq te rendesishme nderkombetar ne qytetin e Berlinit - theksoi Znj. Milo, perben nje moment krenarie kombetare per arritjet e talenteve shqiptare jashte atdheut, ku artisti kthehet ne perfaqesues vlerash kulture te nje kombi.
Per te krijuar nje tablo te plote mbi krijimtarine e Helidon Xhixha ne ambjetin e mbrendshem te Generating Station Humboldt ishin ekspozuar mbi njezet skulptura te tjera te artistit te realizuara ne celik inoks.
Nje miniature e "Renaissance of Towers" dhe prane saj nje kompozim po ne celik me ngjyra qe evokonte flamurin amerikan uronin mireseardhjen vizitoreve te ekspozites.
Te panumert vizitoret qe mberrinin per te pare veprat e ekspozuara e te panumerta takimet e artistit me kolege te tij gjermane e te huaj, me gazetare e te apasionuar te artit bashkekohor, por edhe me vizitore te thjeshte qe rastesia ne jete i kishte bere te perjetonin nga afer kete moment historik e qe tragjedia e perjetuar i ksihte lene kujtime te pashlyeshme ne jete - Ky ekspozim e kjo skulpture rievokonte momentin te keta persona qe sillnin kujtimet e tyre e njekohesisht deshmonin emocionin qe ndodheshin prane nje vepre arti si kjo e Xhixha qe sillte mesazhin e mbijeteses mbi dhembjen. Keshtu kjo dite me keto takime mori ngjyra te reja e larg formalitetitit te rastit.
Skulptura "Renaissance of Towers", pas prezantimit te saj ne Firence e me pas ne Berlin kaloi keshtu me sukses provat e saj te para ne ekspozimet publike dhe duke marre "bekimin" per Nju Jork, qytet nga ku kjo veper perjetesisht kerkon te qendroje si deshmi e Rilindjes mbi tragjedine.
Helidon Xhixha, artisti me origjine nga Durresi arriti keshtu me talentin e tij, te formuar fillimisht ne studiot e babaitpiktor Sali e me pas te konsoliduar ne Akademine e Arteve te Bukura "Brera", Milano dhe eksperiences ne vite ne realizimin e skulpturave me vellain e tij kritikun e skulptorin Ilirjan Xhixha, te ktheje ne Monument nje dite tragjike per popullin amerikan dhe mbare njerezimin.
Shtate vjet pas tragjedise, ne te njejten dite me 11 shtator e ne te njejten ore te rrezimit te kullave nga akti barbar i terroristeve ne Nju Jork, ne Lincoln Center vepra e artistit shqiptar Helidon Xhixha do te "Rilinde Kullat Binjake"! //©albacenter//

Dėrgo me email
Stampo artikullin
Artikulli ėshtė lexuar 32 here