Video

Diverolli neser para Kongresit

Kohėzgjatja: 0:0

Pare 614 here

On line 151 dite

video »

Maradona 'Jam kampion bote'

Kohėzgjatja: 3:42

Pare 1151 here

On line 295 dite

video »

Stambolli tronditet nga shperthimi

Kohėzgjatja: 0:29

Pare 1042 here

On line 295 dite

video »

Sarkozy, ne gjyq kompanine ajrore

Kohėzgjatja: 0:0

Pare 899 here

On line 296 dite

video »

Rubrikat

7/21/2008 11:27:25 AM

Ismail Qemali nismėtar i botimit tė Fjalorit tė Kristoforidhit

Konstandin Kristoforidhi: Nė se gjuha shqipe nuk do tė shkruhet, atėherė brenda njė kohe tė shkurtėr nuk do tė ketė Shqipėri nė faqe tė dheut.


21 Korrik 2008 - Ėshtė folur shumė pėr abetaren dhe fjalorin shqip tė Kristoforidhit. Por deri mė sot historianėt shqiptarė kanė heshtur, apo nuk kanė rrėmuar tė gjejnė rrėnjėt e vėrteta se ku gjendet, kur daton dhe kush ka qenė nismėtar i botimit tė kėsaj vepre madhore tė lėnė nė harresė.

Ndėrsa pas kaq vitesh, i apasionuari i bibliotekave dhe librarive, studiuesi vlonjat Dionis Qirixidhi, duke rrėmuar nė arkivat e shumta greke, jep njė pasqyrė tė plotė tė odisesė sė botimit tė kėtij fjalori (nė natyrėn e njė abetareje tė vogėl), ku nismėtar dhe kėmbngulės ka qėnė Ismail Qemali.

Njė shėrbim tė madh nė kėtė botim ka dhėnė Diogjen Harito nga Zagoria qė nė atė kohė punonte nė Misintrine e Arsimit te Greqisė, i cili bėri recesionin pėr vlerat shkencore tė fjalorit. Ai dha mendimin pėrfundimtar, qė ja vlen e duhet tė botohet fjalori i Kristoforidhit. Diogjen Harito ishte nga Zagoria, ku sic shprehet dhe Ismail Qemali, bėri njė punė tė madhe pėr pėrhapjen e gjuhės shqipe duke botuar Abetaret e ndryshme por dhe ndihmoi nė botimin e fjalorit tė Kristoforidhit e nė tė tjera...

Parathėnien e Fjalorit e shkroi Monoas Llapas nga Dhrovjani (Sarandė), nė atė kohė Sekretar i Ministrisė sė Arsimit. Nė parathėnien, e vitit 1904, ai shprehet me fjalė nga mė tė mirat pėr punėn shkencore tė bėrė nga Kristoforidhi. Ai ishte njė mik i Ismailit dhe njohės i mirė i shqipes dhe greqishtes. Mė poshtė jepet nė mėnyrė tė detajuar pėrpjekja qė ka bėrė Ismail Qemali, pėr botimin e kėtij fjalori nė Greqi (Athinė).

“Nė se gjuha shqipe nuk do tė shkruhet, atėherė
brenda njė kohe tė shkurtėr nuk do tė ketė Shqipėri
nė faqe tė dheut dhe as do tė lexohet mė emri shqiptar
nė hartėn e botės”.
Konstandin Kristoforidhi

Dionis Qirixidhi
Athinė

Fruti i kontributit

Nė letrėn qė i dėrgon mė 27 dhjetor 1912, Ismail Qemali, Diogjen Haritos nė Athinė, lexojmė: “Jam i kėnaqur nga interesi qė dėfteni pėr mua edhe pėr Shqipėrinė. Bėn mirė tė mė hapish syt me lajme qė na tė mbyllur kėtu nukė mundemi tė dijmė. Se e di unė kam punuar edhe do punoj vetėm pėr Shqipėrinė dhe pėr tė mirėn e saj pas mėnyrės qė kam patur gjithnjė, tė cilin e dini fort mirė. Shpresoj se edhe andej nukė do tė gjendem i lajthitur nė pandehje qė kisha edhe kam. Kėto ditė do tė nisem pėr Londėr pėr t’u gjetur nė mbledhje tė qeverive e kėshtu do tė mund tė mirrem vesh mė mirė me ata qė duan tė mirėn e Shqipėrisė pas shpresės s’ime. Kurdoherė tė mė shkruash se do t’mė gėzonsh shumė. Kemal “(AQSH F.245.D.!,f.30)

Si pėrfundim

Botimi i Fjalorit tė Kristoforidhit, krahas arsyeve politike, ishte dhe fryt i interesimit tė “Lidhjes sė miqėsisė greko-shqiptare”, fjala, qė zinte vend e Ismali Qemalit dhe e Rektorit tė Universitetit, Neokli Kazazit, por edhe presioni i cili rritej pėr botimin e Fjalorit, nga intelektualėt shqiptarė tė kohės, qė shprehnin dyshime pėr fatin e tij.

Konkluzioni im i logjikshėm, pėr sa dokumente qė kisha deri dje nėpėr duar, se Ismail Qemali ishte katalizatori i botimit tė Fjalorit, ditėt e fundit iu shtuan dhe letėrkėmbimet me filologun Mina Llapa nga Dhrovjani, tė panjohura nga unė. Kėto letra ishin ruajtur nga profesori i filologjisė tė Universitetit t ė Athinės, nė arkivin e vet, deri sa ia dha pėr t’i studiuar historianit Nikolla Paēelitė origjinalet e tė cilave u humbėn pas vdekjes sė tij. Fotokopjet e letrave tė Ismail Qemalit u ruajtėn nga intelektuali dhe shkrimtari, nga Stergopoli, Aleksandėr Mamabolos (1916-1994). Nga letrat e Ismail Qemalit, me Minoas Llapas, tė dėrguara nga Parisi nė muajin mars-prill 1904 rishfaqet shqetėsimi i Themeluesit pėr botimin e Fjalorit tė Kristoforidhit dhe kėrkesa e pėrhershme pėr tė qenė informuar me shtypin shqiptarė si dhe pėrpjekjet e tij pėr tė bashkėpunuar me gazetėn “Indipendence Belge” dhe me gazetėn italiane “Matin”.

Nė letrėn e katėrt Ismail Qemali shkruan: “Tė dėrgova dje njė telegram ku tė shkruaja: “Tė lutem dėrgomė gazeta, mė njofto me telegram me datėn e dėrgesės”. Nuk kam asnjė gazetė nė kėtė ēast... Tė lutem thuamė ēfarė po ndodh me Hariton dhe me Kolegjin e mėsuesisė nė Korfuz si dhe pėr Fjalorin e Kristoforidhit...”

Nė letrėn e gjashtė i mungojnė katėr faqet e para, por dhe nė tė ndihet kujdesi i Ismail Qemalit dhe ankthi qė Fjalori tė shoh dritėn e botimit.
“Mė pėlqen tė jem ngaherė i pėrgjegjshėm dhe praktik. Plani i veprimeve qė duhet tė ndjekim do tė jetė si mė poshtė: Sė pari, Haritua tė vendoset profesor i gjuhės shqipe nė gjimnazin “Vllahu” ku presin 10 nxėnėsit qė do ndjekin mėsimet, me shpenzimet e qeverisė greke, Sė dyti, z. Harito tė punojė pėr botimin nė gjuhėn shqipe tė Fjalorit tė Kristoforidhit. Nė se nuk i kini germat tipografike, tė lutem, mė shkruani pėr t’i blerė. Sė treti, si tė marrė pėrgjigjem nga Qeveria vendore nė Shqipėri, menjėherė do tė ngrihen 4 shkolla shqipe nė Shqipėrinė e Veriut. Sė katėrti, nė Elbasan dhe nė qendra tė tjera tė rėndėsishme tė Shqipėrisė mė Jugore mėsimi do tė bėhet nė gjuhėn shqipe....”

Nė kėtė letėr ka dhe planet krijuese tė Ismail Qemalit pėr tė shkruar librin me 200- 250 faqe, me figura dhe harta, sepse: ”Njė nga karakteristikat ku dominojnė armiqtė tanė ėshtė parashtrimi i ideve nėpėrmjet shtypit. I kam tė gjitha mundėsitė, nga tė dhėnat qė kam, pėr tė botuar njė libėr pėr Shqipėrinė..” Pėr kėtė gjė i kėrkon profesorit tė filologjisė tė Universitetit tė Athinės, Mino Llapit, qė t’i shkruaj qė tė dėrgojė njė pėrllogaritje tė pėrgjegjshme pėr koston e librit prej 200-250 faqe pėr Shqipėrinė.

Pėr Ismail Qemalin, si pėr mbarė rilindasit tanė, mėsimi i gjuhės shqipe ishte i lidhur drejtpėrdrejtė me ekzistencėn kombėtare: «...Njeriu duhet tė jetė fare i verbėr, -shkruante Ismail Qemali mė 1900, -qė tė mos e shohė nevojėn e shkollės kombėtare duhet tė jetė tradhėtar qė tė dėshirojė lėnien pas dore tė arsimit nė gjuhėn shqipe. Ata qė duan tė rrojnė nė errėsirėn e paditurisė, pa gjuhėn dhe kombėsinė e tyre, dėshirojnė t'i pėrgatisin Shqipėrisė njė vdekje tė turpshme...".



Hermesnews©AllRightsReserved
Ēdo riprodhim i paautorizuar ndėshkohet sipas ligjeve nė fuqi.

Dėrgo me email | Stampo artikullin | Artikulli ėshtė lexuar 55 here