Video
Rubrikat
7/20/2008 7:24:39 PM
Butrint: Serbėt 'Skena antike na frymezoi shumė..Faleminderit'
Pas suksesit te Trupes se Teatri Kombetar te Shqiperise me 'Trojanet' kanė interpretuar aktorė tė teatrit Kombėtar tė Nishit Serbi.
Laureta Roshi 20 Korrik 2008 - Nė Sarandė vazhdon edicioni i 9/tė i Festivalit Ndėrkombėtar tė Teatrit, "Butrinti 2000". Pas suksesit te Trupes se Teatri Kombetar te Shqiperise me "Trojanet" kanė interpretuar aktorė tė teatrit Kombėtar tė Nishit Serbi, komedine "Dundo Maroje" nga Irfan Mensur.
Mbrėmja e dytė e festivalit teatror vijoi nė Butrint me shfaqjen e komedisė "Dundo Maroje" shkruar nga Irfan Mensur, me regji tė Irfan Mensur, interpretuar nga Dejan Cimcilovic, Aleksader Krtic, Aleksander Mihalovic, Mirljub Nedovic, Nada Nedovic etj.
Bota e mirė e njerėzve tė thjeshtė dhe bota qė ngatėrrohet nga magjistarėt qė drejtojnė vendin, ishte boshti ku vėrshoi humori i komedisė "Dundo Maroje". "Dundo Maroje", nje nga personazhet e komedisė ėshtė njė personazh qė e gjen jo vetėm nė njė grup peshkatarėsh tė Dubrovnikut por edhe nė njėe grup peshkatarėsh nė Sarandė, pasi bota ballkanase njė ėshtė, me problematikate ngjajshme tė shoqėrive.
Paraja, hipokrizia pėr ta patur atė, dhe ndruyshimi i natyrės njerėzore pėrballė fuqisė sė saj ku natyrisht ngatėrrohen ndjenjat dhe dialogu para dashuri krijon situata mes personazheve.
Gjatė konferencės pėr shtyp pas shfaqjes, aktorėt serbė pohuan se komedia u ndėrtua mbi bazėn e njė shfaqjeje qė shfaqet, pra ne miniaturė aktorėt nė skenė ndėrtojnė njė shfaqje ku pėrcillet humori i aktrimit dhe paradokset e situatave.
Ne skenėn antike tė Butrintit, nėn titrat e pėrkthimit tė gjuhės serbe vėrshoi harmonia e lojės aktoreske pėrgjatė njė shfaqjeje nė qiell tė hapur, nėn hėnėn e plotė tė fund korrikut.
Fjala, muzika, lėvizjet, tė ndėrthurura mjeshtėrisht nga regjisori krijuan njė ansambėl uniform, ku shpesh publiku humbiste titrat e pėrkthimit, duke ndjekur lopjen e pantonimės.
"Faleminderit qė na ftuat, skena e Butrintit na bėri tė inspirojmė mė fort. Qė kurt e pamė, duke punuar pėr skenografinė, na mbeti ne mendje detaji se muret antike kishin njė ngjyrė me skenografinė e ideuar pėr skenėn. Na ndihmoi shumė akustika edhe natyrisht publiku, i ngjajshėm me publikun serbė" pohoi pas shfaqjes, Dejan Cimcilovic.
"Na kishin thėnė kolegėt tanė qė kanė qėnė nė edicionet e tjera se kėtu ėshtė bukur dhe vėrtet u ndihem mirė si nė Butrint dhe nė Sarandė, madje natėn e mbrėmshme pas shfaqjes e kaluam deri nė tė gdhirė em miqtė tanė nha Saranda", shtoi aktori.
Aktorėt e Nishit kanė pėrfunduar njė pjesė Akademinė e Arteve tė Bukura nė Prishtinė, kanė marrdhėnie miqėsore me kolegėt shqiptarė, vecanėrisht me Enver Petrovcin. "Ne nė Ballkan jemi si njė familje, dhe me kulturėn mund tė lidhemi mė fort", pohoi aktori Aleksander Krstic.
Per aktorin Mirush Kabashi, kolegėt serbė kishin njė mimikė profesionalisht tė arritur si ansambėl. Teatri i Nishit, prej 20 vitesh teatėr, shėnon njė ndėrthurje tė aktrimit nga dy shkolla, shkollės ruse dhe angleze, tė teksnikės dhe ndjenjės. Sipas miqve serbė, nė premierat e tyrte dominojnė pjesėt kombėtare dhe klasike. Ne edicionet e mėparshme trupat serbe janė paraqitur me "Antigonėn", "Shtrėngatėn" etj.
Hermesnews©AllRightsReserved
Ēdo riprodhim i paautorizuar ndėshkohet sipas ligjeve nė fuqi.

Dėrgo me email
Stampo artikullin
Artikulli ėshtė lexuar 43 here