Video
Rubrikat
7/19/2008 2:43:43 PM
Korce/ Monumentet e kultures ne restaurim
info@hermesnews.org
Njė sėrė objektesh tė kultit fetar ortodoks dhe musliman, tė shpallura "Monument Kulture" nė rrethin e Korēės janė restauruar apo ndodhen nė proces nė sajė tė shtimit tė fondeve nga buxheti i shtetit.
"Nė dy vitet e fundit ka njė interesim nė rritje nga Ministria e Turizmit, Kulturės, Rinisė dhe Sporteve, e cila me fonde tė dhėna nga buxheti i shtetit po mbėshtet restaurimin e njė sėrė objekteve tė shpallura monument kulture nė rajonin e Korcės", tha pėr ATSH drejtori i degės sė Monumenteve tė Kulturės nė Korēė, Theodhor Theodhori.
Ai theksoi se pas akordimit tė njė fondi prej 6 milion lekė pėr pėr ngritjen e minaresė nė xhaminė e Iljaz bej Mirahorit, ėshtė miratuar sė fundi edhe njė fond shtesė me po kėtė vlerė qė mundėson fillimin e punimeve pėr ndėrtimin e minaresė sė njė prej monumenteve tė kulturės mė tė rėndėsishėm nė Korēė.
Ndėrkohė qė po investohet edhe nė objekte tė tjera tė kultit fetarė, qė mbartin vlera tė trashėgimisė kulturore dhe historike nė rethin e Korēės. "Njė fond shtesė prej 4 milion lekė ėshtė dhėnė pėr tė restauruar kishėn e Shėn Mėhillit nė Vokopojė, ku do tė ndėrhyet pėr riparimin e catisė, rrethimin e jashtėm tė saj, pėrforcimin e elementėve tė harqeve tė brendėshme etj", nėnvizoi Theodhori.
Ai shtoi se nė sajė tė kėtyre fondeve qė ka dhėnė qeveria nė dy vitet e fundit thuajse po mbyllet cikli i restaurimit tė objekteve tė kultit fetar tė shpallura "Monument Kulture" tė kishave tė Voskopojės dhe tė Vithkuqit.
Gjatė kėtij viti nga buxheti i shtetit janė dhėnė rreth 30 milionė lekė pėr tė ndėrhyrė nė mirėmbajtjen e monumenteve tė kulturės nė rajonin e Korcės , ndėrkohė qė njė vit mė parė janė dhėnė 12 milionė lekė.
Objektet e kultit nė Voskopojė e Vithkuq.
Voskopoja dhe Vithkuqi, si dy nga fshatrat me trashėgimi kluturore mė tė rėndėsishme nė rrethin e Korcės, ngritjen dhe lulėzimin e tyre e kanė patur nė shekujt XVII-XVIII-tė .
Voskopoja, e cila ndodhet rreth 13 kilometra larg Korēės, nė periudhėn e lulėzimit tė saj ka patur 24 kisha, nga tė cilat pas tre luftėrave dhe shkatėrrimeve qė pėsoi fshati vetėm 7 janė aktualisht . Ndėr kishat qė kanė mbetur nė Voskopojė janė ato tė Shėn Kollit, Shėn Athanasit, Shėn Mėhillit, Shėn Pjetrit etj.
Vithkuqi ėshtė njė tjetėr fshat i vjetėr qė ndodhet rreth 25 kilometra nė jug perėndim tė Korcės. Edhe ky fshat nė shekullin e XVII-tė ka qėnė njė nga qėndrat mė tė zhvilluara nė rajon. Dallohet pėr trashėgiminė e tij kulturore dhe historike sidomoas pėr afresket e manastirit tė Shėn Pjetrit.
Aktualisht nė kėtė fshat ruhen 5 kisha tė vjetra, tė cilat si nė Voskopojė i janė nėnshtruar restaurimit. Njė tjetėr monument kulture, qė sipas historianėve daton me krijimin e qytetit tė Korcės rreth vitit 1484 ėshtė xhamia e Iljaz bej Mirahorit. Xhamia e rrallė nė Ballkan pėr nga kupola e saj e veshur me plumb, nė hyrje mban pikėrisht emrin e Iljaz bej Mirahorit, si themeluesi i Korēės dhe kontribuesi pėr ngritjen e kėtij objekti kulti qė ėshtė shpallur "Monument kulture".
Kisha e Shėn Ristozit, njė tjetėr monument kulture nė fshatin Mborje tė Korēės daton e ngritur nė vitin 1389 dhe nė tė festohet 40 ditė pas festės sė Pashkės festa pėr tė cilin mban emrin edhe kisha.

Dėrgo me email
Stampo artikullin
Artikulli ėshtė lexuar 31 here