Video

Diverolli neser para Kongresit

Kohėzgjatja: 0:0

Pare 613 here

On line 150 dite

video »

Maradona 'Jam kampion bote'

Kohėzgjatja: 3:42

Pare 1149 here

On line 294 dite

video »

Stambolli tronditet nga shperthimi

Kohėzgjatja: 0:29

Pare 1039 here

On line 294 dite

video »

Sarkozy, ne gjyq kompanine ajrore

Kohėzgjatja: 0:0

Pare 897 here

On line 295 dite

video »

Rubrikat

7/19/2008 1:52:52 PM

Rice: E ardhmja e Kosovės do tė jetė e shkėlqyer

Falenderojme nė emėr tė popullit tė Kosovės Shtetet e Bashkuara tė Amerikės, pėr tė gjitha ato ėka kanė bėrė pėr lirinė, e pavarėsinė e Kosovės.


Beqir Sina
BeqirS@aol.com


19 Korrik 2008 - Dy takime tė rėndėsishme pėr Kosovėn, mbahen sot nė kohė tė ndryshme. Nė SHBA. Presidenti i Republikės sė Kosovės, Fatmir Sejdiu, kryeministri Hashim Thaėi dhe ministri i Jashtėm, Skėnder Hyseni, takohen me sekretaren amerikane tė Shtetit, Condoleezza Rice dhe atė tė Mbrojtjes, Robert Gates .

Takimi me Sekretaren Amerikane tė Shtetit Kondeleza Rice, u zhvillua sot me delegacionin e lartė nga Kosova, nė njė takim zyrtar, qė zgjati mė shumė se 30 minuta nė Departamentin e Shetit. Sekretarja e shtetit Kondeleza Rice, pasi ka inkurajuar lidershipin kosovar i ka pėrshėndetuar ata si njė udheheqėsi i njė shteti tė ri, e me prespektivė tė mirė, pėr tė ardhemen e tyre.

Ajo vlersoi arritjet e Kosovės si shetet i pavarur e sovran. Sekretarja e Shetit Rice, theksojė gjatė takimit se ėshtė me shumė rėndėsi qė Kosova, edhe mė tutje tė jete njė vend i lirė e sovran - 'qė i prin paqes dhe sigurisė nė Ballkan, rajon e mė gjėrė' - tha ajo. Kosova, i ka tė gjitha premisat tė ndėrtojė njė shtet stabil dhe multietnik duke respektuar dhe pėrkrahur lirit e tė drejtat e tė gjithė qytetarvė tė saj - pavarėsisht nacionalitetit, besimit fetar apo racės sė tij.

Ajo gjithashtu theksojė se Shtetet e Bashkuara tė Amerikės, edhe mė tutje jo vetėm qė do tė jenė tė pėrqėndruar nė ėėshtjen e Kosovės, por do ta mbėshtesin atė nė tė gjitha mėnyrat drejt integrimit tė saj nė Europė dhe nė organizmat e tjera ndėrkombėtare. Kosovės, SHBA- ,do t'i ndihmojnė me tė gjitha kapacitetet qė ajo tė rritet e fuqizohet edhe ekonomikisht, si shteti mė i ri i botės.

Mė pėrparsi siė tha ajo pėr zhvillimin ekonomik duke pėrmendur se nė konferencėn e donatorėve pėr Kosovėn, ku Shtetet e Bashkuara tė Amerikės dhanė 400 milion dollarė amerikan. Kjo tregon se SHBA, theksojė Rice, do tė qėndrojnė edhe mė tej afėr Kosovės dhe ėėshtjes sė saj. Ajo premtojė lidershipit kosoavr, se SHBA di t'i qėndrojnė kursit tė tyre pėr Kosovėn, duke e mbėshtetur atė edhe nė arenėn ndėrkombėtare.

Presidenti i Republikės sė Kosovės, zoti Fatmir Sejdiu tha me kėtė rast se falemnderojm nė emėr tė popullit tė Kosovės Shtetet e Bashkuara tė Amerikės, pėr tė gjitha ato ėka kanė bėrė pėr lirinė, e pavarėsinė e Kosovės. Ai u angazhuar pėrpara Sekretares sė Shetiti Kondeleza Rice, se edhe nė tė arthemen lidershipi kosovar, angazhohet se do tė qėndrojė besnik lidhjeve tė mira me SHBA-sė.

Pėr tė ndėrtuar njė shtet demokratik, shtet tė tė gjithė atyre qė jetojnė nė Kosovė. Kosova do t'i kontribojė, tha zoti Sejdiu vetėm se paqes e stabilitettit nė Ballkan e rajonin e tonė. Ndėrsa kryeministri i Republikės sė Kosovės zoti Hashim Thaqi nė fjalėn e tij, u pėrqėndrua gjithashtu nė arthmėrinė e Kosovės si shtet , i lirė, i pavarur, sovranė dhe demokratik.

Njė shtetet qė pret tė zhvillohet mė shumė ekonomikisht, dhe do t'i shėrbejė me te gjitha potencialet e veta vetėm paqes e sigurisė sė Ballkanit. Dhe do tė jetė e gatėshme qė nė tė ardhmen edhe tė jetė njė fqinjė e mirė, me tė gjitha ato vende qė e rrethojnė,. Zoti Thaqi premtojė se Kosova do tė jetė njė shtet shembull i multietnicitetit , shtet ky qė garanton dhe respekton tė drejtat e tė gjithė qytetarėve tė saj, pavarėsisht, nacionalitetit apo racės sė tij.Condoleezza Rice meets with Kosovo President Fatmir Sejdiu, left, and Prime Minister Hashim Thaci.

Rice: E ardhmja e Kosovės do tė jetė e shkėlqyer

"Kosova ka popull tė vendosur, miq tė vendosur dhe qeveri tė vendosur", tha shefja e diplomacisė amerikane pas takimit me krerėt e shtetit tė Kosovės nė Washington.

Krerėt mė tė lartė tė shtetit tė Kosovės, presidenti Fatmir Sejdiu dhe kryeministri Hashim Thaēi u takuan tė premten nė Departamentin e Shtetit me shefen e diplomacisė amerikane, Condoleezza Rice. Rice e cilėsoi "historike" vizitėn e parė tė udhėheqėsve tė shtetit tė Kosovės dhe pėrsėriti angazhimin amerikan pėr Kosovėn. Ajo shprehu besimin nė angazhimin e institucioneve tė Kosovės pėr ndėrtimin e njė demokracie shumetnike dhe respektimin e pakicave. Duke komentuar kundėrshtimin e disa vendeve ndaj pavarėsisė sė Kosovės, shefja e diplomacisė amerikane pėrsėriti se Kosovėn tashmė e njohin mbi 40 shtete dhe shtoi se "e ardhmja e Kosovės do tė jetė e shkėlqyer pasi ka popull tė vendosur, miq tė vendosur dhe qeveri tė vendosur".

Presidenti dhe kryeministri i Kosovės i shprehėn mirėnjohjen e tyre Sekretares amerikane tė Shtetit pėr angazhimin dhe mbėshtetjen e SHBA-ve pėr Kosovėn. Presidenti Sejdiu pas takimit, para mediave, tha se "do tė ndėrtojmė njė Kosovė qė do tė jetė atdhe i tė gjithėve". Kryeministri Thaēi nėnvizoi se "Kosova e pavarur ėshtė vend i paqes dhe progresit". Krerėt e shtetit tė Kosovės nėnvizuan pėrparimin e shėnuar nė kėto muaj tė para tė pavarėsisė. Rice duke iu pėrgjigjur pyetjeve tė gazetarėve foli dhe pėr tė ardhmen evropiane tė Kosovės dhe Serbisė. "Kosova dhe Serbia do jenė pjesė e shtėpisė evropiane dhe do bėjnė reformat e nevojshme pėr tė qenė pjesė e sė ardhmes sė Evropės", tha Rice.

Sekretarja amerikane e Shtetit, Condoleezza Rice nė mbyllje tė konferencės pėr shtyp tha se "udhėheqja e Kosovės ėshtė e zonja tė demonstrojė tė ardhmen evropiane tė vendit". Tė hėnėn, mė 21 korrik presidenti dhe kryeministri i Republikės sė Kosovės do tė takohen nė Shtėpinė e Bardhė me presidentin e SHBA-ve, George Bush




Hermesnews©AllRightsReserved
Ēdo riprodhim i paautorizuar ndėshkohet sipas ligjeve nė fuqi.

Dėrgo me email | Stampo artikullin | Artikulli ėshtė lexuar 38 here