Video

Diverolli neser para Kongresit

Kohėzgjatja: 0:0

Pare 614 here

On line 151 dite

video »

Maradona 'Jam kampion bote'

Kohėzgjatja: 3:42

Pare 1151 here

On line 295 dite

video »

Stambolli tronditet nga shperthimi

Kohėzgjatja: 0:29

Pare 1041 here

On line 295 dite

video »

Sarkozy, ne gjyq kompanine ajrore

Kohėzgjatja: 0:0

Pare 899 here

On line 296 dite

video »

Rubrikat

7/18/2008 4:12:27 PM

OSBE: Lini kohen e mjaftueshme per ligjin per 'Ish bashkepunetoret e rregjimit komunist'

Ndersa Kuvendi ka planifikuar tė votojė projektligjin pėr pastėrtinė e figurave publike mė 21 korrik, pėrpara ndėrprerjes sė punimeve pėr sezonin veror, kreu i Prezencės sė OSBE-sė nxit konsultime tė gjera nė lidhje me legjislacionin pėr bashkėpunimin me regjimin komunist.


Laureta Roshi
lauretaroshi@hotmail.com


18 Korrik 2008 - Kreu i Prezencės sė OSBE-sė nė Shqipėri, Ambasadori Robert Bosch, nxiti sot ligjvėnėsit shqiptarė t’u japin kohėn e mjaftueshme konsultimeve pėr legjislacionin lidhur me ish-bashkėpunėtorėt e regjimit komunist, ndėrsa theksoi rėndėsinė qė ka pėr vendin zgjidhja e kėsaj ēėshtjeje dhe pėrmbushja e detyrimeve ndėrkombėtare.

“Prezenca e OSBE-sė dėshiron tė pėrsėrisė edhe njė herė qėndrimin e saj se i gjithė legjislacioni me rėndėsi tė veēantė pėr publikun, veēanėrisht kur ka tė ngjarė qė tė krijojė kundėrshti, duhet tė miratohet nė mėnyrė tė atillė qė tė lejojė kohė tė mjaftueshme pėr konsultim me ekspertė, grupe tė interesit dhe publikun e gjerė. Veē kėsaj, duhet tė lihet hapėsirė kohore pėr debate tė gjalla nė Kuvend”, deklaroi Ambasadori Bosch.








Ai vėrejti se Shqipėria ėshtė angazhuar qė t’i miratojė ligjet vetėm pasi t’u nėnshtrohen procedurave publike tė mjaftueshme. Gjithashtu, ai tėrhoqi vėmendjen te nevoja pėr tė siguruar qė ēdo ligj i miratuar t’u nėnshtrohet mjeteve procedurale tė njė shteti demokratik, tė bazuar nė sundimin e ligjit.

Kuvendi ka planifikuar tė votojė projektligjin pėr pastėrtinė e figurave publike mė 21 korrik, pėrpara ndėrprerjes sė punimeve pėr sezonin veror. Ne nje deklarate per shtyp, Ambasadori Bosch vėrejti se prej shumė muajsh njė sėrė draftesh janė paraqitur nė Kuvend pa i shtruar hollėsitė e tyre nė njė debat serioz, qoftė nė Parlament apo me publikun e gjerė, dhe se programi aktual i Kuvendit nuk duket se ofron kohėn e nevojshme pėr njė diskutim tė tillė.

Ai, gjithashtu, shprehu shqetėsimin se ēėshtja nuk do tė zgjidhej pėrfundimisht pa arritjen e njė konsensusi tė gjerė – dhe se rihapja e vazhdueshme e kėsaj ēėshtjeje do tė ishte nė dėm tė zhvillimit tė Shqipėrisė. Prezenca e OSBE-sė mbetet e gatshme tė ndihmojė autoritetet shqiptare nė kėtė ēėshtje, nė pėrputhje me mandatin e saj, shtoi Ambasadori Bosch.



Dėrgo me email | Stampo artikullin | Artikulli ėshtė lexuar 29 here