Video
Rubrikat
7/18/2008 3:04:24 PM
Lideret kosovare do te takohen me George Bush
Presidenti Sejdiu, kryeministri Thaēi dhe ministri i Jashtem Skender Hyseni, do te takojne sipas axhendes, me ftesen e tij, presidentin e SHBA-se, nderkohe qe me pare do te bisedojne fillimisht me sekretaren amerikane te Shtetit, Condoleezza Rice.
Beqir Sina
BeqirS@aol.com18 Korrik 2008 - Presidenti i Republikes se Kosoves, zoti Fatmir Sejdiu, Kryeministri Hashim Thaqi, dhe Ministri i Jashtem Skender Hyseni, neser takohen me presidentin amerikan George W. Bush dhe Sekeretaren e Shetit Kondeleza Rice ne Shtepine e Bardhe.
Takimi shenon nje nivel te ri te zhvillimit te marredhenieve mes SHBA-se dhe Kosoves, mes liderit politik kosovar dhe atij shqiptar. Shqiptaret e Amerikes, takimin e kan cilesuar si nje moment historik dhe shume te rendesishem per kombin tone.
Presidenti Sejdiu, kryeministri Thaēi dhe ministri i Jashtem Skender Hyseni, do te takojne sipas axhendes, me ftesen e tij, presidentin e SHBA-se, nderkohe qe me pare do te bisedojne fillimisht me sekretaren amerikane te Shtetit, Condoleezza Rice.
Ne biseduam me politikane, studiues, gazetare, intelektuale, dhe drejtues organizatash e shoqatash ne komunitet duke iu drejtuar pyetjen: " Si e komentoni dhe ēfare rendesie paqraqet takimi i Presidentit te SHBA-ve George W, Bush dhe i Skeretares se Shtetit Kondeleza Rice me Presidentin e Kosoves, zotin Fatmir Sejdiu, Kryeministrin e Kosoves zotin Hashim Thaqi dhe Ministrin e Jashtem Skender Hyseni? "
Per kryetarin e deges se LDK-es, per New York me rrethe zotin Ramadan Gashi; " Ftesa e Shtepise se Bardhe per vizite udheheqesit me te larte te Kosoves, Presidenti Fatmir Sejdiu, Kryeministri Hashim Thaqi dhe Ministri i Puneve te Jashtme Skender Hyseni, eshte vertete ngjarje historike per Kosoven. Ashtu si dhe para 10 vitesh kur Presidenti i ndjere I. Rugova u ftua nga ish Presidenti Klinton, edhe kesaj here rendesia dhe momenti historik, eshte i pamohueshem."
"Kjo vizite, ne kontekstin e momentit dhe aktualitetit diplomatik, gjithesesi merr dimension historik. Presidenti Xhorxh Bush, Sekretarja e shtetit Kondeliza Rajs edhe njehere ne menyren me konfirmojne mbeshtetjen, perkrahjen e fuqishme te SHBAse per konsolidimin e metejshem te shtetit te ri Kosoves.
Ky takim do te jete impuls i fuqishem politik, diplomatik dhe moral ndaj popullit tone si dhe ndaj elites politike te Kosoves. Pa dyshim do te pershpejtoje dinamiken e njohjes se metejshme te pavaresise se Kosoves nga ato vende qe akoma vonojne dhe kane hezitime. Neve, diaspora e SHBA-se pershendesim dhe perurojme sukses dhe thellesisht jemi mirenjohes ketij djepi te demokracise boterore dhe mbrojtesit historik te popullit tone."
Nderkaq, me nje ese pyetjes i perigjegjet edhe, studuesi e publicisti Prof. dr. Agron Fico (gjuhetar e albanolog) n/kryetar i Akademis se Shkencave Shqiptaro - Amerikane. Ne esen me titull "Takim historik, professor Fico, shkruan:
"Kjo ngjarje e nje rendesie te pamase eshte kurorezimi i nje perpjekjeje mbi nje-shekullore, eshte njohja boterore e shtetit te pavarur te Kosoves. Eshte mesazh per rajonin dhe posaēerisht per Ballkanin, se shteti i pavarur e demokratik i Kosoves eshte nje garanci e sigurt per paqe dhe bashkepunim.Shteteve te kontinenteve te ndryshme u ofron mundesi te dukshme per ta njohur diplomatikisht Kosoven e pavarur."
Cili eshte mesazhi historik?
Prof. dr. Agron Fico: Ne disa studime kam thene se ne, shqiptaret nuk kemi bere analizen e gabimeve tona historike. Kjo eshte deshmuar me orientimet strategjike te gabuara gjeopolitike. Ne nuk kemi pasur dhe nuk jemi mbeshtetur ne miq te vertete.Shtetet e Bashkuara te Amerikes, presidenti i ndritur Uillson shpetoi ate Shqiperi te sakatuar nga marreveshje e dyte e Londres (prill 1915), qe synonte fshirjen e Shqiperise nga harta e botes. Shqiperia u pranua ne Lidhjen e Kombeve.
Bill Klintoni frymezoi aleancen politiko-ushtarake te NATO-S me 1999 kunder genocidit te eger serb te Milosheviēit ne Kosove. Lufta e shqiptareve te Kosoves dhe perkrahja e NATO-s solli shpalljen e pavaresise se Kosoves me 17 shkurt 2008.
Presidenti i nderuar Xhorxh Bush e ka vene ne qender te politikes se tij perkrahjen dhe ndihmen per shtetin e ri e te pavarur te Kosoves. Nje sere nismash dhe vendimesh jane marre nga SHBA me fjalen dhe mendimin e Presidentit Bush. Ketu perfshihet armatosja e e Kosoves, organizimi i tryezes se donatoreve, qe tejkaloi edhe parashikimet me optimiste.
Ne, shqipetaret duhet te ndergjegjesohemi per kete arritje te madhe dhe, se dyti, te vazhdojme te punojme per te siguruar kete perkrahje miqesore.
Kryesore eshte qe Shqiperia te vazhdoje ne rrugen e reformave demokratike dhe mbi te gjitha krijimin e shtetit ligjor. Ndersa Kosova te ndjeke rrugen e nisur per ndertimin e shtetit demokratik multi-etnik dhe zbatimin e ligjeve te demokracise.
Takimi i Presidentit Fatmir Sejdiu dhe Kryeministrit Hasim Thaēi me Presidentin e Shteteve te Bashkuara te Amerikes eshte jo vetem nje ngjarje e gezuar per te gjithe shqiptaret, por edhe nje mesazh i fuqishem miqesie. Takimi i 21 korrikut ne Shtepine e Bardhe vjen si nje dhurate perendie per Kosoven dhe mbare kombin shqiptar.
Veprimtari i dalluar i komunitetit, zoti Sejdi Hyseni, thote se kjo vizite jo vetem forcon lidhjet mira mes shqiptareve dhe SHBA-se, por ajo e bene te qarte se Uashingtoni mbeshtet fuqishem pavaresine e Kosoves. Ai sjell edhe nje mesazh mbeshtetjeje per aspiratat e Shqiperise per t'u bashkuar me NATO. Ajo patjeter qe eshte nje "dite historike", nje ngjarje kulminante per relacionet midis popullit shqiptar dhe Shteteve te Bashkuara te Amerikes, mikut dhe aleatit tone historik.
Poetja dhe publicistja Merita Bajraktari McCormack nga Rrjeti i Bashkuar i Grave Shqiptaro Amerikane, thote se: "Fakti qe Presidenti Bush, Sekretarja e shtetit Rice presin tre udheheqesit kryesore te shtetit te ri te Kosoves, tregon se pari qendrueshmerine e mbeshtetjes se qeverise amerikane ndaj shtetit me te ri ne bote. Kjo eshte mjaft e rendesishme pasi themelet e mbaresise ne rrugen e rritjes dhe forcimit te shtetit te Kosoves, tashme jane hedhur, fale kryesisht mbeshtetjes amerikane, qe eshte solide dhe e dukshme. Takimi do kete aspektet e veta politike, diplomatike dhe teknike dhe jam e sigurt qe autoritetet kosovare do shfrytezojne rastin per te falenderuar serish por edhe per te treguar me fakte se Kosova eshte tashme ne rrugen e duhur."
Mendoj qe ne, shqiptaret e Amerikes, ne momente te tilla duhet te vazhdojme te organizojme fushata falenderimi si ne aspektin individual ashtu edhe ne nivele institucionale, permes telefonave, letrave e-maileve etj, ne vazhdimesi ndaj qeverise amerikane dhe t'I rikujtojme qeverise dhe diplomateve amerikane qe te perfshijne pavaresine e ligjshme te Kosoves ne bisedat me homologet e tyre te shteteve qe ende nuk e kane njohur pavaresine e Kosoves. Falenderimet per ēka SHBA-se i kane dhuruar kombit tone duhet te jene te vazhdueshme, por duhet te jemi edhe sy hapur per te mbajtur gjalle e nxitur progresin. Rastet speciale duhen shfrytezuar ne interes te kombit.
Gazetarja Mimoza Dajēi, veprimtare dhe anetare e Forumit "Bota e Gruas Shqiptare", shkruan se "Takimi i Presidentit te Shteteve te Bashkuara te Amerikes, George W. Bush dhe Sekretares se Shtetit Zj. Kondeleza Rice me udheheqesit e larte te Kosoves shenon nje ngjarje te jashtezakonshme dhe me vlera te medha historike per shtetin me te ri ne Bote - Kosoven".
Hermesnews©AllRightsReserved
Ēdo riprodhim i paautorizuar ndėshkohet sipas ligjeve nė fuqi.

Dėrgo me email
Stampo artikullin
Artikulli ėshtė lexuar 32 here