Video
Rubrikat
7/18/2008 8:17:09 AM
Babane nuk e njoh, nenen ma quajne Irini
tregim
Nga Albert Zholi
Ajo hyri nė lokal e ndrojtur. Njerėz nuk kishte shumė, por asaj iu duk sikur nga tė gjithė tavolinat, me dhjetėra sy u sulėn mbi trupin e saj .Sikur tė gjithė fshatarėt e saj tė ishin ulur nė ato tavolina e ta shihnin njėherėsh, ajo do tė skuqej e turpėruar, e jo ata njerėz tė panjohur, nga njė vend tjetėr e qė flisnin gjuhė tjetėr ... Edhe shikimin tjetėr do e kishin, shikim djegės, qė ajo e ndjente nė tė gjithė poret e trupit, edhe aty ku ata nuk mund ta shihnin dot...
Nė Athinė nuk kishte shumė kohė qė kishte ardhur. Me familjen e dajos. Nė fshat kishte lėnė nėnėn, qė e donte aq shumė ... Ishte njėzetė vjece dhe sqe shqitur kurrė nga gjiri i saj. E kishte nėnė, shoqe, motėr...Gjithshka qė donte zemra e saj, ajo ishte ... Ishte vera e vitit 1991.Viti i Ikjes sė Madhe, ku njerėzit iknin e harronin tė kthenin kokėn prapa...Iknin, pas ėndrrės pa ditur se ku dhe kokėn nuk e kthenin prapa nga dhimbja e frikėshme, qė tė shtyn tė ikėsh e njėherėsh tė mbėrthen nė vend e tė ngrin si me magji...
- Ikė vajzė, me dajon tėnd do tė ikėsh ...jeta tė kėrkon tė ikėsh ... Je goxha vajzė tashti
Tė rrita sic doja e si munda
Tė gjitha I ke me vete, bukurinė e mencurinė, urtėsinė e vajzėrinė
Jetės merri dhe gjėra tė tjera, por kėto mos I humb kurrė!...
- Eja dhe ti mama, si mund tė kem pa ty ?! Ti si mund tė jesh pa mua?!...
- Nuk mundem !...
- Po pse mama?!... Kėtu mbetesh vetem... Vemi tė dyja edhe ti je e re tė shohėsh njėherė botė me sy...
- Rinia ime dhe jeta ime ėshtė tek ty Leonora...Unė nuk mundem ta lė kėtė vend...nuk e kapėrcej dot atė shteg ...nuk e kpėrcej dot!... Do rri kėtu e do tė pres... e ti do t ė kthehesh prapė... e do bėjmė dasmė pastaj
e gjithė ato gjėra tė mira
- Donte tė mos qante, por nuk I mbajti dot lotėt. E pėrqafoi vajzėn, e futi nė gjoks, si tė ishte fėmijė, dhe e puthi me tė gjithė lotėt e shpirtit
Leonora duke ndjerė lotėt e nėnės, nuk shihte lotėt e saj
- Leonora ishte vajzė me karakter tė fortė.Vetėm prania e tė jėmės nė jetė, e kish futur brenda halleve, qysh nė fėmijėri. Nė fshat vetėm ajo ishte pa baba dhe pa emėr babai. Ajo I shihte shoqet me zili, kur flisnin pėr baballarėt e tyre. Donte dhe ajo tė kishte njė baba.Le ta qortonte rreptė, edhe me pėllėmbė ta qėllonte, sic bėjnė baballarėt e rreptė nga njėherė, vetėm tė kishte dhe ajo njė baba !...
- Donte ta shihte si do hynte nė shtėpi e tė mbushej dera, kur tė kthehej nga puna
Apo tė priste dru me sėpatė e tia bėnte ah, ah
sic ia bėjnė tė gjithė burrat kur cajnė dru
Apo tė rrinte mes burrave tė fshatit e tė pinte duhan tė dredhur, duke bėrė biseda tė rėnda sic bėjnė burrat, kur mblidhen tek sheshi I rrapit
- Ajo donte ta dėgjonte zėrin e tij, tia merrte kėngės si babai I Letės, apo dajua I saj, qė kėndonin aq bukur
Donte ta dėgjonte, kur tė flistė me tė jėmėn
Mamaja ta pyeste, ai tI fliste pėr ato gjėra , qė mamaj kish nevojė.
- Mamaja. Si do tia bėjmė pėr vajzėn, u rrit e duhet tė shikojmė pėr ndonjė vend tė mirė
- Babai. Ka shkollėn e lartė pėrpara, pastaj burrin e gjen vetė
- Mamaja: Unė nga meraku e kam, se mos na shkel gjakund vajza
- Babai: Nuk shkel ajo jo, por edhe po tė shkasė, nė prehėrin tonė do tė bjerė.
- Mamaja. ( Nuk foli mė, e pa nė sy babanė dhe I ndriti fytyra).
- Babai. Leonora, eja kėtu!...
- Unė: Erdha baba
- Babai: Pa dėgjo cdo tė thotė mamaja, se ka njė merak
- Mamaja: Unė e babai e dimė qė ti ke qejf shkollėn, do vazhdosh
shkollėn e lartė, apo?...
- Unė: Shkollėn e asgjė tjetėr, mbase mė del e drejta e studimit
Po tė bėhet me konkurs, konkursin e fitoj vetė
...Doja ta dėgjoja zėrin e babait
Por ajo nuk ishte as emėr babai ...Ishte e lindura e njė dashurie tė fshehtė tė mamasė me njė djalė... Ata tė dy duheshin, por nuk i lanė tė duheshin ... Dashuria e tyre, kishte krijuar vetėm njė shėmbėlltyrė, atė vajzėn me emrin Leonora dhe pastaj ishte kėputur, pėr tu tharė e harruar
Nė atė kalendar dashurie, vetėm ajo mund tė tregonte dicka, me sytė e saj, me gjakun e saj, me gjithė qėnien e saj dhe harresės I celeshin sytė nė atė bukuri jete
Ajo u lind e u rrit me enigmėn brenda gjirit tė mamasė sė saj
Dhe mamaja e saj nuk e kishte prishur shenjtėrinė e dashurisė enigmė
.Kish mbetur e pamartuar. Jetėn e kish lidhur vetėm me atė vajzė. Me atė qė kish dashur e qė nuk I kish vdekur, as qe I vrarė nė luftė
Ai qė nuk u bė dot burri I saj, kish mbetur dashnor I pėrjetshėm me njė krijesė bukurie qė jetonte pranė gjirit tė saj
Askush nga fshati nuk e pėrgojoji. E si ta pėrgojonte ?!
Kur ndonjė grua me burrė bridhte bishtin me ndonjė tjetėr, ajo e paburrė ulte sytė mbi fatin e saj dhe rriste vajzėn si veten
Dhe Leonora u rrit e bukur, me lezet bukurie, sa kur hyri nė lokal pėr tė kėrkuar punė thithi tė gjithė sytė e tavolinave, deri sa I digjte gjithė trupi
-Kė kėrkoni ?- e pyeti njė vajzė, gati nė moshėn e saj e ulur pėrballė njė aparati llogaritės
-Pronarin dua Foli Leonora, duke ngjitur me ndrojtje fjalėt nė greqisht. Vajza u ngrit, nga ku qe ulur pėrballė aparatit, qė Leonora e mendoi si aparat llogaritės, dhe e shoqėroi, diku mbrapa disa frigoriferėve tė mėdhenj, ku do tė ishte, pa tjetėr pronari i lokalit.
Pronari ishte njė burrė mbi tė pesėdhjetat, me njė fytyrė mikėpritėse. Sa e pa tė porsaardhurėn e pėrshėndeti, duke krijuar njė buzėqeshje dhe i foli:
-Ju jeni ajo vajza qė banoni tek ky pallat? Je me fat moj vajzė dhe e pėrkėdheli nga shpatullat, si pėr ti hequr ndrojtjen.
Po ky ? Ky flet shqip ?
U hutua Leonora me pronarin shqipfolės dhe nuk I ktheu dot pėrgjigje.
-Po nga cili vend je ? Mbase jemi patriotė ? foli me shaka pronari. Ky flet gjuhėn sikur tė ishte nga fshati, apo nga krahina jonė u hutua Leonora dhe ashtu e hutuar mezi shqiptoi nga ishte...
-Nga cili fshat ? pyeti menjėherė pronari. ( Leonora i tha emrin e fshatit).
-E kujt je nga ai fshat ?- pyeti pronari e sytė i mbėrtheu tek buzėt e vajzės, qė mezi lėviznin me formim fjalėsh.
Ajo uli kokėn, u kthye pak majats, pėr tė fshehur lotėt qė i mbytėn shikimin dhe mezi mbante zėrin tė mos i dilte nga gjoksi qė i hidhej vrullshėm...
-Pusho...Tė lutem... unė stė thashė gjė tė keqe qė tani... mos ju ka vdekur babai qė nuk mundėt ?... Tė mė falni, por ju jini vajzė e rritur dhe ...- ai vazhdoi si e si ta qetėsonte vajzėn, pėr tė dalė nga ajo situatė qė u krijua.
Leonora nuk i kishte qejf moralin e fjalėve . Ashtu ishte mėsuar. Por si u gjend ashtu bosh e u turpėrua nė sytė e pronarit?!... E mblodhi veten, fshiu sytė e lotuar dhe pa kėrkuar falje u pėrgjigj, duke i dhėnė forcė zėrit:
Babanė nuk e kam njohur kurrė. Nėnėn ma quajnė Irini!...Pronari sikur ta kish goditur guri i rrufesė, theu gjunjėt dhe u fundos nė kolltukun aty pranė
Vetėm sytė I mbetėn hapur me dritė nga ajo vajzė qė rrinte nė kėmbė, pėrballė tijė
Pastaj sytė e shqyer iu lėngėzuan e gropėz a e mjekrės nisi tpi lėvizte tI dridheshin nė heshtje fjalėsh
*******************
Jorgoja me Irinin kishin tre vjet qė duheshin. Ishin tė dy nga njė fshat e nga njė mėhallė dhe dashurinė e fshihnin nėn degėt e mėnit e tė qershisė, aty nė Kopėshtin Pėrposh, apo edhe ndėnė hėnė nganjėherė, kur shihej gruri nė lumenj e ata tė humbisnin nėpėr
kashtė ku nuk i gjente kush
Tre vjet qė duheshin e askush nuk I kish pipėtirė, ose, edhe ata qė e dinin, e mbanin tė fshehtė, duke e respektuar dashurinė e dy tė rinjėve. Tė flisje pėr dashurinė e tyre, bije nė gjynah, se ata ishin si dy zogj qė bėnin bashkimin krahėve e cicėrimave, qė tė mundnin pastaj tė fluturonin sė bashku deri tek foleja e ansdej nga mbaronte qielli
Edhe dashuria e tyre ishte njė bashkim krahėsh zogjsh, pėr tė ngritur pastaj folenė e jetės me ėndrra qielli
Por
Nė zyrėn e kryetarit tė kėshillit u zhvillua ky dialog:
Kryetari: Tė kam thiruar pėr problemin a asaj kėrkesės..
Ai:
Kryetari: Ke bėrė njė kėrkesė pėr tė vazhduar shkollėn e lartė ė?
Ai. Po
Kryetari: Po e di ti se sa na duhen ne me shkollė tė lartė kėtu?
Ai: Jo!... ... ...
Kryetari. Kur nuk di atėherė pse bėn kėrkesė?...
Ai: Se sa mė shumė me shkollė tė lartė tė ketė , aq mė mirė venė pounėt.
Kryetari: Pse si venė punėt sipas teje ?
Ai: ... .... ...
Kryetari: Po kėshtu ėshtė, njė cikė e ngrini veshėt ju...
Ai: Unė kam bėrė disa herė kėrkesė edhe ushtrinė e mbarova, tashti pse tė mos vete nė shkollė?!
Kryetari. Mirė, mitrė po para shkollės do t ė bėsh gjėra tė tjera ...
Ai: Cfarė do bėj?...
Kryetari :Do heqėsh dorė nga mbesa ime...
Ai: .... ... ...!
Kryetari: Dhe heqjen e dorės do ta ma bėsh kėtu me shkrim!...
Ai: E pastaj?...
Kryetari: Pastaj tė vesh nė shkollė e ku tė ketė nevojė Atdheu pastaj...
Ai: Po pse tė heq dorė kur unė e dua, e ajo mė do?
Kryetari. Sepase duheni qorrazėn, pa sy nė ballė...
Ai: Ne duhemi e do duhemi ... edhe ajo do tė vazhdojė shkollėm e do krijojmė familje pastaj...
Kryetari: Ja kėsajė i thonė qorrazi ...mbesa ime ka tjetėr udhė.
Ai: Udha e saj kalon nėpėr zemrėn time ... edhe unė tek zemra e saj...
Kryetari: Mbesa ime ka tjetėr zemėr, zemra i rreh pėr Partinė ...
Ai: Po mu a pėr kė mė rreh?...
Kryetari: Si e di ti. Thuaje mė mirė me gojėn tėnde!
Ai: Pėr mbesėn tėnd e mė rreh zemra !...
Kryetari: Ja e the me gojėn tėnde
e prisja qė kėtu do tė pėrfundoje . Nuk harrohet plaga e vjetėr
Pėr mbesėn tė rreh mė shumė zemra se pėr Partinė
Ai: Nuk mund tė harrohet, kur zemra tė rreh natė e ditė
Kryetari: Mirė qė e pranove vetė mor djalė . Se edhe, mua mė vinte zor ta thoshja. Pikėrisht kėtu ndahen rrugėt tona .Ti je nipi i dajos sė nėnės, qė ishte me ballin. Kjo ėshtė me gjak Partie nė gji... Lufta e klasave ...Vigjilenca revolucionare ...
Ai vazhdoi tė fliste, por Jorgoja nuk po dėgjonte mė. Ai mbylli derėn me pėrplasje dhe iku... Koka i ziente si kazan rakie e sytė i digjnin nga inati... Pa u menduar se ku po shkonte, kėmbėt e kishin shpurė tek kopėshti Pėrposh, ku ishte ajo qershia e dashurisė ...
-Thashė se do tė vonoheshe i foli ajo nga vendi ku e priste
E trembi zėri i saj aq i njohur e i ėmbėl...Nuk e priste dhe takimin e kish harruar fare ...Sikur tė mos e conin kėmbėt ?...
-Pse je skuqur kėshtu Mos je sėmurė dhe e puthi nė ballė sikur do ti maste temperaturėn e gjithė trupit.
-Nuk jam sėmurė jo... tė kisha temperaturė do t ė shėrohesha ...
-Po me cilin je zėnė ? Mos tė thirri pėrsėri I plotfuqishmi.
Ti ja preve shkurt Nuk e bėj dot atė punė, I the apo nuk I the kėshtu ? dhe e pėrqafoi
-Po xhaxhait tėnd cti thoshja ?
-Hė? Ndonjė gjė pėr shkollėn?
-Do vesh nė shkollė tė lartė, mė tha, vetėm me njė kusht
-E pse je I mėrzitur? Ti kushtet i plotėson tė gjitha, apo lua skec me mua... Nganjėherė gėzimi shprehet edhe me inat ...
-Kushti ishe Ti.
Ajo heshti njė cast, pastaj pyeti si me ndrojtje :
-Si unė?
-Qė unė tė hiqja dorė nga ti e pastaj tė fitoja tė drejtėn e shkollės... e pastaj tė veja atje ku kishte nevojė Atdheu ... E donte edhe me shkrim pa le...
-Ta pranoje ! Tė fitoje shkollėn e pastaj sdihej ...
-Ja qė nuk e pranova ... Ti nuk mė le ta pranoja ...
- E pastaj cu bė?
-Pastaj ra mali e mė shtypi...
Dhe ti erdhe kėtu tek ajo qė do!
Ajo e puthi pėrsėri
-Erdhėn kėmbėt, se trurin dhe zemrėn ma shtypi
-Dhe ti erdhe tek ajo qė tė do
Ajo e puthi pėrsėri
-Erdhėn kėmbėt, se trurin dhe zemrėn ma shtypi
kėmbėt e mia nuk u duhen ..
-Kurse unė tė dua tė gjithin. Me zemėr e me tru e me sy e me kėmbė e me
tė gjitha, tė gjitha
Tė kam futur kėtu brenda, brenda trupit tim je I gjithi
-Nuk mjafton vetėm zemra ime e zemra jote pėr tė jetuar tė dashuruar
Pėr ne tė dy e nesėrmja do tė jetė mė e zymtė nė mos e tmerrėshme
Dajua I mamasė sime ka qenė me ballin, kurėse ti ke gjak Partie sic mė tha xhaxhai yt
Njolla e biografisė sime ėshtė bėrė sa njė carcaf e do na mbulojė tė dyve
Dhe pėr cudi, njolla zhduket, e unė vete nė shkollė tė lartė po tė bėhem spiun e tė tė le ty
Kėto unė nuk I pranova dhe e nesėrmja do ulėrijė, nuk do tė ketė mė fjalė
Pastaj do tė fillojnė me ty leksionet ...Pastaj do tė gjejnė njė burrė me gjak tė pastėr ... e tė tjera .. e tė tjera
- Po ti je burri im e unė jam gruaja jote
Unė nuk vė burrė tjetėr mbi vete
Tashti do jesh edhe baba I fėmijės sonė, dhe e puthi me dashuri e dhimbje trazuar, me njė ndjenjė tė papėrcaktuar
Ajo tashti nuk ishte vetėm e dashura e tij, por edhe gruaja, nėna e asaj krijese tė pėrbashkėt
-I fėmijės sonė? pėrsėriti ai si I trembur nga fjalėt e saj
-Po kam disa ditė qė e kam ndjerė, por nuk ta thashė sa tė sigurohesha mirė ...Tashti ėshtė e sigurtė: Unė jam me njė fėmijė nė bark, e do e rris se tė ka ty baba ...
Ai nuk foli. Dhe kjo i duhej historisė sė tijė ?!...
*************
Nė mbrėmje Jorgoja kapėrceu kufirin e u gjend nė shtetin fqinj. Irini mbeti nė fatin e saj e harruar nga jeta bashkėshortore ...
Vajza u lind e u rrit, pa zėrin e emrit tė babait tė ikur nė harrim...Dhe tashti rrinte pėrballė kėtijė burri e mbetur nė kėmbė, me shpresėn e ndonjė pune ...Tek pikat e lotit, qė i rrėshqisnin nga sytė, ishte vetmia e mamasė sė saj, e mbetur gjithė jetėn vetėm...
Pronarit tė lokalit, aty nė kolltuk ku ish kėputur, i gjėmonin veshėt: Babanė nuk e njoh ... nėnėn ma quajnė Irini
Hermesnews©AllRightsReserved
Ēdo riprodhim i paautorizuar ndėshkohet sipas ligjeve nė fuqi.

Dėrgo me email
Stampo artikullin
Artikulli ėshtė lexuar 129 here