Video

Diverolli neser para Kongresit

Kohėzgjatja: 0:0

Pare 473 here

On line 109 dite

video »

Maradona 'Jam kampion bote'

Kohėzgjatja: 3:42

Pare 1038 here

On line 253 dite

video »

Stambolli tronditet nga shperthimi

Kohėzgjatja: 0:29

Pare 923 here

On line 253 dite

video »

Sarkozy, ne gjyq kompanine ajrore

Kohėzgjatja: 0:0

Pare 789 here

On line 254 dite

video »

Rubrikat

7/16/2008 3:52:30 PM

Kunderpergjigjet qeveria greke ndaj letres se kryeministrit maqedonas Gruevski

Mė i ashpėr ndėrkaq ka qenė reagimi i ministres sė jashtme, Dora Bakojanis.


Edison Myrteza
edikorca@yahoo.com


16 Korrik 2008 - Ministrja e jashtme greke, Dora Bakojanis, ka paralajmėruar Shkupin se kush mbjell erė, korr furtunė dhe ka akuzuar kryeministrin maqedonas, Nikolla Gruevski se nė mėnyrė tė ndėrgjeshme po prish themelet e negociatave pėr ēėshtjen e emrit.

Ministrja ka reaguar ndaj letrės qė Gruevski i ka dėrguar homologut tė tij grek, Kostas Karamanlis, ku i kėrkon njohjen e pakicės maqedonase dhe kthimin e pasurive tė bashkėkombasve tė tij qė sipas Gruevskit janė pėrzėnė nga Greqia. Axhenda mediatike e aktualitetit grek ka shmangur pėr pak temėn e nxehtė te skandaleve tė fundit, dhe ėshtė pėrqėndruar nė ēėshtjen e Maqedonisė.

Thuajse gjithė gazetat e mėdha greke i kanė kushtuar vendin kryesor nė faqen e parė komenteve rreth letrės qė kryeministri maqedonas, Nikolla Gruevski i ka dėrguar homologut tė tij grek, Kostas Karamanlis, ku ndėr tė tjera i parashtron ēėshtjen e, sipas Shkupit, maqedonasve tė Egjeut qė ai thotė se gjatė viteve tė luftės civile u pėrzunė nga vendlindja e tyre, pra nga Greqia. Kjo ēėshtje dominoi edhe bashkėbisedimin e zėdhėnėsit tė qeverisė greke, Teodoros Rusopulos me gazetarėt. Zėdhėnėsi ka lėnė tė kuptohet se qeveria greke nuk e ka dėshiruar publikimin e kėsaj letre. “Ne nuk do ta publikonim letrėn. Ne do t’i dėrgonim pėrgjigjen tonė zotit Gruevski, tha zėdhėnėsi, duke shtuar se nė praktikėn diplomatike, pėrgjegjėsinė e publikimit e merr dėrguesi”.

Partia mė e madhe opozitare, PASOK, kėrkoi qė letra e kryeministrit maqedonas tė injorohet dhe pėrgjigjja t’i adresohet OKB-sė. Por zėdhėnėsi i qeverisė tha se po tė lihet pa pėrgjigje njė provokim i tillė, e ka fjalėn pėr letrėn e zotit Gruevski, atėherė lihen pa pėrgjigje pyetje ndaj historisė, ndėrsa shtoi se pala greke ka argumenta tė fuqishme qė tė pėrgjigjet edhe pėr tė tashmen edhe pėr tė ardhmen. “Nė negociata, gjithė ato elementė qė mund tė dhe duhet tė pėrdoren nga pala greke, po pėrdoren dhe do tė vazhdojnė tė pėrdoren, njė element i tillė ėshtė dhe kjo letėr provokim”, tha zėdhėnėsi i qeverisė greke, Teodoros Rusopulos.

Mė i ashpėr ndėrkaq ka qenė reagimi i ministres sė jashtme, Dora Bakojanis. “Zoti Gruevski, ajo qė pėrpiqet tė bėjė ėshtė tė prishė me ndėrgjegje themelet e negociatave, negociata qė po zhvillohen me kushte shumė konkrete. Mirėpo, nacionalizmi ekstrem, mbjell erė dhe korr furtunė”. Kėtu theksojnė se letra e Gruevskit u dėrgua ditėn e premte, ndėrsa nė Nju Jork i dėrguari i OKB-sė pėr ēėshtjen e emrit Methju Nimiē, po takohej me negociatorin maqedonas, Aleksandėr Dimitrov. Kjo, sipas palės greke dėshmon se pala maqedonase dėshiron ta minojė procesin e negociatave.

Dėrgo me email | Stampo artikullin | Artikulli ėshtė lexuar 39 here