Video

Diverolli neser para Kongresit

Kohėzgjatja: 0:0

Pare 473 here

On line 110 dite

video »

Maradona 'Jam kampion bote'

Kohėzgjatja: 3:42

Pare 1039 here

On line 254 dite

video »

Stambolli tronditet nga shperthimi

Kohėzgjatja: 0:29

Pare 926 here

On line 254 dite

video »

Sarkozy, ne gjyq kompanine ajrore

Kohėzgjatja: 0:0

Pare 791 here

On line 255 dite

video »

Rubrikat

7/16/2008 12:27:15 PM

Mali i Taraboshit ne flake

Shkak i zjarrvėnieve nė zona tė ndryshme tė vendit ishin bėrė konfliktet mes personave tė ndryshėm


Ergys Kavaja/ Shkoder
ergyskavaja@gmail.com


16 Korrik 2008 - Mali i Taraboshit ėshtė pėrfshirė nga flakėt e zjarrit. Ka qene ora e 18 e 30 e dites se shtune kur ne malin e taraboshit ka nisur te
perhapet nje zjarr i cili i ndihmuar edhe nga era eshte ka shkrumbuar afro 1 ha e gjysem pyje. Menjehere ne vendngjarje kane shkuar efektivet e drejtorise se sherbimit pyjor te cilet kane lokalizuar vatren e zjarrit dhe kane bere te mundur shuarjen e tij.

Afro 16 efektive te drejtorise se sherbimit pyjor te ndihmuar edhe nga banoret te cilet mbledhin sherbele kane luftuar me flaket e zjarrit per disa
ore duke bere te mundur edhe izolimin e vatres se zjarrit nga pjesa tjeter. Nderkohe menjėherė makinat e zjarrfikėsve kanė shkuar nė vendin e ngjarjes pėr tė shuar flakėt e zjarrit.

Gjatė rrugės ata kanė hasur vėshtirėsi nė ngjitje pėr shkak tė terrenit tė vėshtirė dhe nuk kane mundur ti afrohen zjarrit. Vatra e zjarrit per shkak te thatesires se madhe te shoqeruar edhe me temperatuara te larta, eshte perhapur me shpjetesi ne shkurret dhe pishat e ketij mali.

Ende nuk dihen shkaqet e renies se ketij zjarri por mendohet se behet fjale per nje pakujdesi te mbledhesve te sherbeles. Ne kete zone operojne nje
numer i konsiderueshem banoresh te cilet mbledhin sherbele por ndonje pakujdesi e tyre mund te kete shkaktuar edhe djegien e 1 ha e gjysem pyjeve. Nderkohe, qe nje grup hetimor po punon per zbardhjen e rrethanave te renies se zjarrit.

Qe prej fillimit te sezonit te veres ky eshte zjarri i pare qe bie ne pyjet e rrethit te Shkodres. Nga efekti i piromanisė nė stinėn e nxehtė gjate vitit 2007 jane rregjistruar plot 1036 vatra zjarri, nė pyje dhe kullota nga njerėz tė papėrgjegjshėm. Sipas burimeve zyrtare nė Ministrinė e Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit tė Ujėrave, bėhej e ditur se vlerėsimi aktual i situatės sė dėmeve te shkaktuar gjate stines se veres gjate vitit 2007 ishtė llogaritur nė shifrat e 787 milionė lekėve tė reja, ose rreth 8 milionė dollarėve.

Ky bilanc zjarresh, qė nuk kurseu asnjė territor tė gjelbėr tė vendit nga veriu nė jug dhe nga lindja nė perėndim, numėronte rreth 1036 raste zjarresh, ku 980 prej tyre pėrfshinė kurorat e pyjeve tė larta, qė nga specialistėt konsideroheshin si mė tė vėshtirat pėr t'u rikuperuar. Ndėrkohė qė numri i zjarreve nė kullota arriti nė 56 tė tilla, nė bilancin e bėrė pėr kėtė situatė nuk ka munguar as sipėrfaqja e gjelbėr e dhėnė me bollėk nga natyra, por e shkrumbuar ēmendurisht nga dora e njeriut.

Ishin djegur plot 1100 hektarė pyje tė larta, si dhe 3050 hektarė pyje tė ulėta dhe shkurre. Por nuk kishin munguar as personat-piromanė, qė pėrfunduan nė duart e organeve tė rendit dhe ligjit. Edhe ata ishin konsideruar pjesė e kėtyre statistikave, si njė fatkeqėsi natyrore gjenetike. Kėshtu, pėrfaqėsuesit e ministrisė bėnin tė ditur se ishin plot 180 raste zjarrvėnėsish qė ishin dėrguar pranė organeve tė prokurorisė pėr t'u ndjekur mė pas nga organet e drejtėsisė.

Shkak i zjarrvėnieve nė zona tė ndryshme tė vendit ishin bėrė konfliktet mes
personave tė ndryshėm, inatet personale, madje edhe kureshtitė pėr tė
parė avionėt qė tentonin shuarjen e tyre. Ndėrkohė qė ky fenomen i zjarrvėnies ka filluar tė intensifikohet vit pas viti nė vendin tonė e megjithate mbetet shpresa qe gjate kesaj vere te mosperseritet panorama e vitit te kaluar ku bilancet ishin negative per te gjithe.



Hermesnews©AllRightsReserved
Ēdo riprodhim i paautorizuar ndėshkohet sipas ligjeve nė fuqi.

Dėrgo me email | Stampo artikullin | Artikulli ėshtė lexuar 43 here