Video
Rubrikat
7/5/2008 5:17:51 PM
Faleminderit Amerike! Thanky USA!
Dita e Pavarėsisė sė Shteteve tė Bashkuara tė Amerikės, - Ditėlindja e Amerikės.
Beqir Sina/ New York
BeqirS@aol.com
5 Korrik 2008 - Sot, ėshtė 4 korriku, Dita e Pavarėsisė nė Shtetet e Bashkuara. Mė 4 korrik tė vitit 1776, 56 pėrfaqėsues tė 13 kolonive britanike tė Amerikės Veriore, deklaruan, se me autoritetin e popullit, ata po krijonin njė komb tė ri.
Do tė duheshin edhe 6 vjet tė tjerė luftė me Britaninė, nė atė kohė fuqia mė e madhe ushtarake e botės, para se tė fitohej pavarėsia e Amerikės nga ai vend. Mė 1782, Shtetet e Bashkuara tė Amerikės ishin ende larg bashkimit. Ato ishin nė fakt, njė konferderatė e paqėndrueshme, me njė qeveri qendrore tė dobėt. Fuqinė e vėrtetė e kishin qeveritė e sheteve tė ndryshme. Por shtetet ishin shumė tė ndryshme nga njeri tjetri, pėrsa i pėrket praktikave fetare, opinionit politik dhe interesave ekonomike. Ato kishin vendosur tarifa dhe barriera tregtare ndaj njėri tjetrit.
Monedha ishte e fryrė nga inflacioni dhe ishin vendosur taksa qė pengonin zhvillimin. Kaosi ekonomik ēoi nė paqėndrueshmėrinė civile. Filluan konflitetet mes shteteve lidhur me kufijtė, Qeverisė kombėtare i mungonin forcat ushtarake pėr trajtimin e kėrcėnimeve tė sigurisė. Amerikanėt filluan tė kėrkojnė mėnyra pėr zgjidhjen e kėtyre problemeve. Pėrgjigja ishte njė kushtetutė e re, e cila do tė krijonte njė qeveri kombėtare tė fuqishme, e cila tė trajtonte nevojat e vendit, ndėrkohė qė tu jepte fuqi tė caktuara shteteve tė ndryshme.
Por amerikanėt ishin tė ndarė lidhur me formėn qė do tė merrte qeveria e re. Shtetet e vogla kėrkonin pėrfqėsim tė barabartė me shtetet e mėdha. Shumė qytetarė druheshin se njė qeveri e fortė kombėtare do tė shtypte tė drejtat e individit. Kėto ēėshtje u zgjidhėn, vetėm pas disa vite debatesh dhe kompromisesh. Kushtetuta e re u ratifikua nė vitin 1789, vetėm pasi u shtuan 8 amendamente, tė cilat garantonin tė drejtat themelore tė shtetasve, mes tyre lirinė e ushtrimit tė fesė, tė fjalės dhe shtypit, tė drejtėn pėr tė zhvilluar procese gjyqėsore dhe mbrojtjen kundėr abuzimit tė qeverisė ndaj qytetarėve.
Kushtetuta nuk ėshtė njė instrument nė duart e qeverisė pėr ta kufizuar popullin, tha nė atė kohė Patrik Henri, njė nga udhėheqėsit amerikanė nė luftėn pėr pavarėsi, ajo ėshtė njė instrument nė duart e popullit, pėr tė kufizuar qeverinė, qė ajo tė mos e sundojė jetėn tonė. Mė tepėr se 200 vjet pas miratimit tė kushtetutės, ajo mbetet garancia e lirisė pėr tė gjithė amerikanėt,
Dita e Pavarėsisė sė Shteteve tė Bashkuara tė Amerikės, "binjake" me Pavarėsinė e Shqipėrisė dhe Pavarėsinė e shtetit mė tė ri tė botės Kosovės. Data e sotme ofron mundėsinė pėr njė bilanc tė marrėdhėnieve tė shkėlqyera mes Shqipėrisė dhe Shteteve tė Bashkuara tė Amerikės, por edhe pėr tė rikujtuar pėrpjekjet qė themeluesit e kėtij shteti kryen me mendėsinė e vjetėr, gjatė ditėve tė themelimit tė republikės, qė ėshtė simbol i demokracisė Shtetet e Bashkuara tė Amerikės, ishin, janė e do tė jenė vendi ku gėzohen liritė e njeriut, zgjuarsia shpėrblehet, komuniteti, raca dhe besimet ēmohen dhe miqėsia ėshtė e shtrenjtė. Kjo, ditė e 4 Korrikut - Ditėlindjes sė Shteteve tė Bashkuara tė Amerikės, nė tė gjithė territorin feston idealet e njerėzve, tė cilėt shpresuan dhe u luten, qė njė vend tė mund tė lindė nė liri.
4 Korriku 1776, na kujton ēmimin qė ia vlen tė paguajmė pėr tė fituar dhe ruajtur lirinė. 4 Korriku 1776, prej popullit shqiptarė tregon simpati, solidaritet dhe pėrkrahje tė madhe edhe pėr amerikanėt dhe SHBA-tė. Nė lidhje me hapat e ndėrgjegjes kombėtare dhe me aspiratat e shqiptarėve pėr pavarėsi: Presidenti i 28 amerikan (1913-1921) Uidrou Uilson(Wudrow Wilson) nė Konferencėn e Paqes nė Paris, u parashtroi faktet dhe argumentat nė lidhje me kėrkesat pėr tė ardhmen e Kombeve mė tė vjetėr tė Ballkanit. Ai u kėrkoi nė Konferencėn e Paqes nė Paris, tė gjitha vendeve tė vogla e tė mėdha qė tė zbatonin me ndershmėri dhe paparagjykime parimet e shpallura, nė themel tė sė cilės ishin parimet e kombėsive, pėr tė mbrojtur dhe mos lejuar qė tė shkeleshin tė drejtat e kombit mė tė vjetėr tė Ballkanit, pavaresia e tij.
Uidrou Uilson(Wudrow Wilson) qė presidenti Amerikan qė shpėtoi Shqipėrinė nė konferencėn e Paqes nė Paris, pasi qė nė rezolucionin e tij 18-pikėsh, kėrkoi qė shtetet ballkanike, tė mbeteshin tė lira e tė pavarura. Eshtė pritja madhėshtore e historike qė iu bė Presidentit tė SHBA-sė, George W. Bush, ajo qė pėrfaqėsoi ēdo shqiptar, sepse, SHBA janė si njė shtyllė e botės dhe kanė luajtur njė rol thelbėsor nė momentet tona mė kritike, pas pavarėsisė. Ishte Presidenti Uillson ai qė bllokoi planin e copėzimit tė mėtejshėm tė Shqipėrisė. Mė vonė, ne vitet 90, ishte Presidenti Bush, qė pėr Kosovėn vendosi tė ashtuquajturėn "Vija e Kuqe".
Ishte Presidenti Bill Klinton ai qė udhėhoqi luftėn pėr ēlirimin e Kosovės. Dhe ishte Presidenti tjetėr George W. Bush, ai qė e tha nė Tiranė njė vitė mė parė dhe e kreu Pavarėsinė e Kosovės. Nė kėtė kontekst, janė Shtetet e Bashkuara tė Amerikės, ato qė siguruan njė ndihmė shumė tė madhe pėr shqiptarėt, pėr tė ndėrtuar lirinė dhe demokracinė, prej rrėzimit tė komunizimit dhe shembjes sė diktaturės, nė Shqipėri. Ndėrsa mė 10 Qershor 2007, nė Tiranė, me deklarimin e tij presidenti i SHBA-ve, George W. Bush, jo vetėm qė dha mbeshtetje pėr pavarėsi, por nė njė farė mėnyrė edhe e shpalli pavarėsinė e Kosovės. 4 Korrikut 1776 - Ditėlindja e Shteteve tė Bashkuara/Njerėzit e thjeshtė mund tė kryejnė bėma tė jashtezakonshme.
Dėgjojini kėto fjalė tė Deklaratės sė Pavarėsisė Amerikane, tė shkruara 232 vjet mė parė: "Ne i konsiderojmė, kėto tė drejta tė jėnė tė vetėkuptueshme: qė tė gjithė njėrėzit janė krijuar tė barabartė; qė ata janė pajisur nga Krijuesi i tyre me disa tė drejta tė patjetėrsueshme; dhe mes tyre janė jeta, liria dhe kėrkimi i lumturisė; qė pėr tė siguruar kėto tė drejta, qeveritė krijohen nga njėrėzit, duke e pėrftuar pushtetin e tyre tė drejtė nga pėlqimi i zgjedhėsve...". Kėto fjalė ndryshuan pėrgjithmonė parimet e qeverisė. Kush i shkroi kėto fjalė tė jashtėzakonshme, duke ndryshuar pėrgjithmonė parimet e qeverisė. Ishin ata politikanė te shquar, akademikė e teoricienė politikė. Jo, ata ishin fermerė (bujq), avokatė, tregtarė, njė botues librash, dhe njė topograf.
Asnjė prej tyre nuk kishte mbajtur ndonje ofiq tė lartė qeveritar. Nė fakt, zor se ndonjeri prej tyre kishte mbajtur ndonjė ofiq qeveritar. Disa kishin lindur tė varfėr. Tė tjerėt ishin pronarė tokash. Tė gjithė ishin tė mirėarsimuar; pothuajse tė gjithė kishin lexuar veprat e Ciceronit mbi virtytin. Tė gjithė meshkuj e tė bardhė, nuk ishin tipike tė popullsisė si e tėrė, nuk ishin as nga elita politike. Ata ishin njerėz tė thjeshtė, tė cilėt shqetesoheshin thellėsisht pėr lirinė, lirinė personale, pėr qeverinė pėrfaqesuese tė bazuar nė sovranitetin popullor. Ata janė quajtur me tė drejtė brezi mė i madh i talentit politik nė historinė amerikane. Krijimi i nje kombi te pavarur amerikan ndodhi papritmas, jo gradualisht. Ishte nje proces revolucionar, e jo evolucionist. Asnje prej atyre qe firmosen Deklaraten e Pavaresise, nuk e dinte se si do te pefundonte.
Shtetet e Bashkuara tė Amerikės janė tani republika mė e vjetėr qė i ka qėndruar historisė botėrore, me njė serė institucionesh dhe traditash politike. Ato, qė tani konsiderohen "idealet amerikane", jane pėrqafuar nė mbarė botėn; forma alternative tė organizatave dhe qeverive politike kanė ardhur e kanė ikur gjatė kėtyre 231 vjetėsh. Kuadri politik i ngritur nė ato fjalė tė thjeshta, tė sipėr cituara nė fillim, janė idetė pėr tė themeluara pėr herė tė parė Shtetet e Bashkuara tė Amerikės nė fund tė shekullit 18-tė. Dhe kanė vazhduar. Burrat dhe gratė bėjnė historinė. Burra dhe gra tė zakonshme mund tė kryejnė bėma tė jashtėzakonshme. Ata qė rrezikuan gjithēka pėr tė shpallur kėtė Deklaratė Pavarėsie ishin njerėz tė thjeshtė. Deklarata mbyllet: "Dhe nė mbėshtetje tė kėsaj deklarate, me njė besim tė patundur nė mbrojtjen e Perendisė Hyjnore, ne sė bashku i betohemi njeri-tjetrit me jetėn tonė, pasurine tonė, dhe nderin tonė tė shenjtė". Keta qytetare te thjeshte krijuan ideale politike te reja te jashtezakonshme. Hartuesit e Kushtetutes sone, 13 vjet me vone krijuan kuadrin e qeverise se SHBA-sė, te bazuar ne keto ide revolucionare.
Karta e te Drejtave vijoi mbas dy vjetesh. Krijimi i nje qeverie kerkon kohe. Nuk eshte kurre e thjeshte. Kerkon eksperimentim dhe kurajon per te flakur tutje ate qe nuk funksionon. Ai perfshin edhe rrezik. Sic tregon Kushtetuta e pare e SHBA-es, kerkon kompromis.
Por, qytetaret e thjeshte mund te kryejne bema te jashtezakonshme. Kombet mund te themelohen, idealet mund te perhapen. Shtetet e Bashkuara tė Amerikės edhe tash pas 231 vjetėve tė 4 Korrikut 1776 - Ditėlindjes sė Shteteve tė Bashkuara tė Amerikės, vazhdojnė tė pėrpiqen e tė ndihmojn popullin shqiptarė pėr tė arritur tek idealet tona, pėr tė arritur tek aspiratat e shqiptarėve pėr pavarėsin e Kosovės.
E ardhmja e SHBA-es prej qytetareve te saj i duket e qarte, ashtu si duhet t'iu kete dukur ajo e Amerikes se Eterve Themelues me 1776 apo edhe me 1783, apo edhe sot pas 230 vjetve. Qe nga ai 4 Korriku i pare, ka qene tradite qe te festohet ditelindja e Amerikes me fishekzjarre dhe sonte SHBA-es, e vazhdojne ate tradite "Gezuar Ditelindjen Amerike".
Hermesnews©AllRightsReserved
Ēdo riprodhim i paautorizuar ndėshkohet sipas ligjeve nė fuqi.

Dėrgo me email
Stampo artikullin
Artikulli ėshtė lexuar 45 here