Video

Diverolli neser para Kongresit

Kohėzgjatja: 0:0

Pare 473 here

On line 109 dite

video »

Maradona 'Jam kampion bote'

Kohėzgjatja: 3:42

Pare 1038 here

On line 253 dite

video »

Stambolli tronditet nga shperthimi

Kohėzgjatja: 0:29

Pare 923 here

On line 253 dite

video »

Sarkozy, ne gjyq kompanine ajrore

Kohėzgjatja: 0:0

Pare 789 here

On line 254 dite

video »

Rubrikat

7/5/2008 11:37:08 AM

Objektet e kultit ne Opar te Korces

Sic dihet , Opari ka qėnė njė zonė tepėr malore dhe mjaft larg qendrave tė zhvilluara qytetare – urbane.


nga Apostol Bitraku

5 Korrik 2008 - Sic dihet , Opari ka qėnė njė zonė tepėr malore dhe mjaft larg qendrave tė zhvilluara qytetare – urbane. Duke qėnė e tillė edhe kontaktet e marrėdhėniet me kėto qendra mė tė zhvilluara, kanė qėnė tė kufizuara. Kjo vėrtet ka bėrė qė nė tėrėsi nė kėtė krahinė zhvillimi ekonomiko – shoqėror tė ishte mė i ngadalshėm , po nga ana tjetėr, duke qėnė se ndikimi i huaj ishte mė i pakėt e vinte i vonuar, u ruajtėn nė mėnyrė konservatore, mė mirė se kudo, traditat, zakonet e doket e vjetra.Kjo duket edhe sot nė disa drejtime. Le tė marrim gjuhėn. E fojmja e Oparit, si dhe ajo e Kolonjės dhe e Dangėllisė, fqinje me tė , ėshtė njė toskėrishte e pastėr , e mirėfilltė, pa ndikime tė huaja.Edhe nė veshje , nė mėnyrėn e jetesės e mbi tė gjitha nė psikologji e mentalitet, oparakėt jane dalluar e dallohen nga banorėt e krahinave tė tjera pėr vecoritė dhe origjinalitetin e tyre. Mikpritja , sinqeriteti, ndershmėria, besa, thjeshtėsia, janė cilėsi tepėr tė spikatura tek oparakėt.

Pėrsa i pėrket besimit fetar

Pėrsa i pėrket besimit fetar, oparakėt e kanė pėrqafuar qysh herėt krishterimin. Pėr kėtė ka tė dhėna tė shumta, ka tregime e legjenda, dhe ajo qė e vėrteton mė tepėr eshtė egzistenca e objekteve tė kultit qe ishin tė pranishme nė cdo fshat. Edhe sot dėgjojmė tė thuhet shpesh “ sheshi i vakėfit “, “lisat e kishės”, “ ara e kaurit”, “ guri i dhespotit “, pėr njė vend qė nuk ka asnjė shėnjė vakėfi,po qė dikur , herėt, shumė herėt, ka egzistuar. Dhe objektet e kultit kanė qėnė aq tė shumtė sa qė sot zor se gjen fshat tė mos ketė emėrtime tė tilla, qoftė i banuar nga tė krishterė apo myslimanė.Bile, megjithėse fshatra tė vegjėl, me 10 – 15 shtėpi, kishin jo vetėm nga njė ,po edhe nga dy apo tri kisha e vakėfe.Ky numėr i madh ndėrtesash kulti natyrisht flet pėr njė besim tė tepruar fetar.

Emra tė krishterė duken edhe ne toponime.Nė Opar janė fshatrat Protopapė, Popcisht dhe Poponivė qė respektivisht kanė kuptimin – prifti i parė, fshat i priftit dhe ara e priftit qė janė tepėr tė hershėm.Kėta emra janė pėrdorur nė gojėn e stėrgjyshėrve tanė pėr shumė shekuj, patėn kohė tė nguliteshin mirė para se tė vinte pushtimi osman dhe, kur banorėt respektivė dhe tė gjithė zonės u kthyen nė myslimanė, kėto toponime mundėn ti qėndrojnė kohės dhe arritėn deri mė sot. Gjithashtu emrat e fshatrave Gjinikas, Lekas, Marian e Varvarė, vijnė nga emra personash ose shenjtorėsh tė krishterė. Pra tė gjitha kėto flasin paė hershmėrinė dhe pėrhapjen e gjėrė te krishterimit ne kete zonė.

Oparaket ishin mė tepėr atdhetarė se sa besimtarė

Islamizmi, si kudo, edhe nė Opar , bėri punėn e tij. Sipas disa tė dhėnave , mė tepėr gojore, ai vazhdoi deri mė 1908, nė kohėn e Hyrrietit, po , kuptohet , jo me intensitetin e viteve apo shekujve tė kaluar. Deri vitet e fundit njė mysliman nga Xerja e thėrriste kushėri njė tė krishter nga Karbanjozi. Dhe hynin e dilnin, vinin e shkonin tek njėri tjetri si njerėz tė afėrt, si kushėrinj. Kjo tregon se kthimi nė islamizėm pėr ta kishte ndodhur vonė. Megjithėkėto, ėshtė pėr tė theksuar se feja islame , e imponuar nga pushtuesi, nuk zuri vend tė dukshėm, nuk u rrėnjos tek besimtarėt . Oparaket ishin mė tepėr atdhetarė se sa besimtarė, fetarė. Ja njė fakt : Opari ka pasur 36 fshatra dhe, ndėrsa cdo fshat i krishterė kishte njė apo dy kisha, nė fshatrat myslimanė nuk ndodhte kėshtu. Jo tė gjithė fshatrat myslimanė kanė pasur xhami ose teqe. Po edhe atje ku ishin ngritur ato , nuk ishin tė rregullta. Diku xhamia mbeti e pa pėrfunduar , diku pa minare ose me gjysėm minare. Nė disa raste , kur kishat kishin ditėn e panairit tė tyre, aty vinin jo vetėm tė krishterė, po mė shumė myslimanė, burra, gra, fėmijė, tė moshuar.Kėshtu ndodhte p.sh. nė ditėn e shėn Triadhės sė Lavdarit ku vinin besimtarė myslimanė nga Xerja, Lekasi, Shkozanji,Gurrėmujasi, Tudasi e tj. Dhuronin para e rupa argjendi.Hynin nė kishė dhe puthnin ikonat e u nėnėshtroheshin gjithė ceremonive tė tjera. A nuk flet kjo pėr njė besim tė hershėm, pėr njė traditė tė herėshme qė mbeti brez pas brezi dhe nuk u shua deri nė ditėt tona?

Objektet e kultit nė Opar

Pėr objektet e kultit nė Opar, kisha , xhami e teqe nuk ka tė dhėna tė sakta. Edhe N. Naci nė veprėn e tij “ Korca dhe katundet e qarkut “, botim i dytė i vitit 1923, kur flet pėr Oparin, vėrtet numėron tė gjitha fshatrat me popullsinė e tyre tė ndarė nė tė krishterė e myslimanė, objektet e kultit dhe mėsonjėtoret, po, pėr fat tė kėq, nė mjaft rastė tė dhėnat nuk janė tė sakta e tė besueshme. Ishte koha e rrėmujave pas Luftės sė Parė Botėrore, djegieve dhe plackitjeve tė viteve 1916 – 1917 kur shumė fshatra u braktisėn dhe u vunė re ndryshime tė theksuara nė krahasim mė disa vite mė parė. Ndaj edhe tė dhėnat e autorit tė mėsipėrm janė jo tė plota se, sic thotė ai vetė nė parathėnien e librit , faktet i mblodhi gojarisht, nga tė thėnat e njėrit apo tė tjetrit e jo nga burime tė sakta zyrtare. Edhe nė vitet e mė vonėshme pėr objekte e kultit nė Opar , nuk pati studime tė organizuara apo informacione tė ndryshme pėr egzistencėn e tyre.

Megjithėkėto, pėr disa kisha , aty kėtu, gjėnden shėnime qė flasin pėr kohen e ndėrtimit apo riparimit tė tyre, pėr ktitorėt, ikonat qė kanė pasur e nderimin pėr to. Pėr kėto flet njė mbishkrim, njė gur, njė datė, njė gojėdhėnė. Ndėr kishat mė tė vjetra nė Opar dhe nė mbarė vendin tonė, ėshtė kisha e shen Triadhės e Lavdarit. Shpesh ajo ėshtė quajtur edhe kisha e Tudasit, fshat pranė saj.Shėn Triadha , sic kemi theksuar diku, ėshtė ndėrtuar nga Kirana Muzaka nė vitin 1470. ( Kirana – Qyrana ose zonja Ana emėr ky mjaft i pėrhapur nė Opar , deri nė ditėt tona ) Kjo Kirana ishte gjyshja e Gjon Muzakės, i fundit Muzak qė u largua pas pushtimit turk dhe autori i “ Memories” sė dėgjuar. Familja fisnike e Muzakėve, sipas “ Memories,” e kishte traditė qė herė pas here tė ndėrtonte kisha e , nė mjaft raste , edhe vetė pjestarėt e kėsaj familjeje u varrosėn nė to. Le tė pėrmendim kėtu kishėn nė Bungė tė Zerecit apo nė Arostė. Kėshtu ndodhi edhe me kishėn e shėn Triadhės. Ajo ėshtė kishė para turke e stilit bizantin, nė formė kryqi, me kube , pa trarė, me mura guri tė thatė, me vlera tė mėdha arkitektonike. Sipas disa te dhėnave tė mėvonėshme, pikturat e saj, afresket, janė tė mėvonėshme. Kisha ėshtė veshur mė vonė nga ana e jashtme me mure guri tė tharė tė gdhendur nga mjeshtrit oparakė.Kjo i shtoi jetėn ndėrtesės dhe e solli nė kėmbė deri nė ditėt e sotme. Besimtarėt ,tė krishterė e myslimanė, e ruanin kishėn dhe kishin nderim tė vecantė pėr tė. Tė moshuarit tregojnė se xha Goli dhe mė vonė xha Todhri nga Lavdari, u kujdesėn tėrė jetėn dhe e ruajtėn atė pa asnjė shpėrblim nga cdo dėmtim. Shumė vite kaluan, shumė luftra e kohė tė turbullta rrodhėn, shumė njerės hynė e dolėn nė tė pėr tu falur ose pėr tė kaluar natėn ose pėr tu mbrojtur nga shiu e tė ftohtit, bile edhe asqerė turq, ushtarė italianė e gjermanė po kishėn e vetmuar nė majė tė kodrės nuk e trazuan, nuk e dėmtuan.

Shpesh besimtarėt i falnin kishės ikona e sende tė tjera.

Njė ndėr kėto ikona ka qėnė edhe ajo e Poskomidhisė ku besimtari ka lėnė shėnimin : “ Lutje e shėrbėtorit tė perėndisė Simo Theodhor Kiranės.” Se nga ishte ky Simo Theodhori qė bėri dhuratėn nuk dihet , po mendohet qė ikona tė jetė e vonė e shek. XVIII .

Vite mė parė, kjo kishė, pėr vlerat e saj, ishte shpallur “ Monument kulture “ dhe ruhej nga shteti. Po mė vonė , sidomos pas vitit 90 , kujdesi pėr tė ra dhe kisha pati dėmtime serioze. Afreskat u dėmtuan aq shumė sa disa fragmente tė mbetura sot , nuk pėrfaqėsojnė asgjė. Tani, kur nga kjo zonė njerėzit po largohen e fshatrat po braktisen, egziston rreziku qė kisha tė prishet fare, tė kthehet nė gėrmadhė.Thonė qė tani , kohėt e fundit Atelja e Monumenteve ka caktuar njė kujdestar pėr tė. Shpresojmė qė ai tė jetė i ndėrgjegjshėm e tė bėjė punėn e tij qė ky monument me vlera rė mėdha arkitektonike tė mos prishet e shkatėrrohet.

Kishė tjetėr e pėrmendur nė Opar ka qėnė edhe shėn Mėria e Dusharit. Njerėzit e pėrmednin shpesh atė dhe tregonin shumė raste qė ajo “kishte bėrė ferk”. Bile kur flisnin pėr ndonjė cėshtje tė rėndėsishme , qė tė bėheshin sa mė tė besuar betoheshin : -“Pėr shėn Mėrinė e Dusharit “! Dhe kur mallkonin: - “ Tė vraftė shėn Mėria e Dusharit” ! Pėr kėtė kishė si dhe pėr tė tjerat qė do tė zihen nė gojė mė poshtė, studiuesi i palodhur i objekteve tė kultit Theofan Popa, na ka lėnė disa shėnime. Pėr shėn Mėrinė e Dusharit, nė mbishkrimin qė ishte kopjuar mė 1952 dhe qė disa vite mė vonė ra megjithė suvanė e murit lindor, jepej viti i rindėrtimit dhe i pikturimit tė kishės mė 1670 si dhe emrat e atyre qė ndihmuan e paguan pėr tė.Nė mbishkrim thuhej :“ Ėshtė pėrtėritur dhe pikturuar ky tempull hyjnor dhe i gjithėnderuar i sė gjithėshenjtės Zojės sonė hyjėlindėses dhe gjithmonė virgjėreshės Mari, me pėrpjekjet dhe shpenzimet e arkondėve Koste Kinit, Leskos, Kin Pemės,Lekės, Mekės, Dukės, Pem Janit...1760.” Nė kėtė kohė fshati ishte i gjithė i krishter . Ky ėshtė njė mbishkrim me vlera tė mėdha historike se na jep me saktėsi vitin e rindėrtimit si dhe emrat e atyre vendasve qė kontribuan pėr kėtė objekt kulti.Nga ky mbishkrim kuptohet se Dushari nė atė kohė ishte fshat i populluar dhe kishte arkondė tė pasur.

Pėr kishat e tjera tė dhėnat janė edhe mė tė pakta. Nė kishėn shėn e Premte nė Lavdar, mbi njė pllakė guri , mbi portėn kryesore, ishte gdhėndur viti 1881. Kuptohet, ky duhet tė ishte viti i ndėrtimit tė kishės.Mė poshtė, nė mbishkrim, shkruhen emrat e epitropeve Marko e Spiro Katro, banorė tė kėtij fshati.Shtojmė se kjo kishė si dhe kisha tjetėr e kėtij fshati, shėn Gjergji,jo mė shumė se 500 m. larg saj, qė duhet tė ishte mė e herėshme, ishin kisha tė tipit katedral dhe tė kompletuara me ikona, me hapėsirė tė gjėrė. Ato kishin altarin, naosin e narteksin. Shėn e Premtja kishte edhe kambanari. Kėto kisha nė konstrukt dhe ndėrtim, u ngjanin shumė kishave tė Voskopojės.Ky fshat ka qėnė gjithmonė qėndėr administrative e zonės, po qė nuk i ka kaluar kurrė 10 – 15 shtėpi, vec kėtyre kishave , kishte edhe njė tė tretė, shėn Triadhėn pėr tė cilėn folėm mė lart.

Ikona e Shėn Mėrisė

Vite mė parė, nė kishėn manastir tė shėn Prodhromit nė Voskopojė ndodhej njė ikonė e shėn Mėrisė e gdhendur nė njė pllakė mermeri. Nė tė thuhej : “Kujto o zot shėrbėtorin e perėndisė Kristo Cervencin, gruan e tij Kostinėn, Marion 1762.” Kjo ikonė mė parė i pėrkiste kishės sė shėn e Premtes tė fshatit Gjinikas nė Opar.Se si erdhi nė Voskopojė nuk dihet , po kisha e Gjinikasit ishte ndėrtuar nė njė vend tė bukur, piktoresk, me lisa shekullorė.Pėr mirėmbajtjen e kėsaj kishe , njė i pasur i fshatit, mirėbėrėsi i njohur oparak Kristaq Niko Gjinikasi kishte lėnė me testament njė shumė tė hollash. Kisha duhet tė ishte ndėrtuar para datės qė dhuruesi i ikonės e kishte falur atė. Pra para vitit 1762. Ky fakt tregon edhe njė herė atė qė ėshtė pohuar nga disa studiues se nga kishat e Oparit, kohė pas kohe, kanė ardhur nė Voskopojė ikona dhe ikonostase tė shumtė dhe janė vendosur nė kishat e atyshme.

Edhe kisha e shėn Thanasit nė Kucakė ( Gurshqipe ), ėshtė e herėshme. Mbi portėn jugore tė kėsaj kishe ishte gdhėndur mbi njė gur viti 1721. Kjo datė duhet tė tregojė vitin e rindėrtimit ose tė riparimit tė kishės se mbi cati tė saj gjendeshin tjegulla tė mėdha qė i pėrkisnin njė kohe mė tė herėshme, mbase asaj bizantine.Ky fshat, megjithese i vogėl , kishte dy kisha qė ishin tė kompletuara me ikona.

Ishte bėrė zakon qė piktorėt e ikonave , pėr disa shenjtorė dhe sidomos pėr ktitorėt , pėr ata qė investonin tė hollat, ti pikturonin me veshje tė kohės, me veshje vendase , lokale. Kjo veshje ishte me anteri tė gjatė, me brez, me njė dolloma ose pallto tė madhe me gėzof. Kėshtu ishte vepruar pėr Nikodim Vithkuqarin, pėr Haxhi Jorgjin, ktitorin e kishes se shėn Kollit tė Voskopojės, po kėshtu u veprua edhe pėr ktitorin e kishės Fjetja shen Mėrisė nė fshatin Karbanjos tė Oparit. Kjo kishė ishte e vogėl dhe ktitori i saj ishte Gjergj Ilia. Pamja e tij impozante dhe me veshjen qė theksuam mė lart, dukej njeri i kėtyre anėve, puro oparak.Kjo pikturė i parket shek. XVIII. Per ktitorin thuhej se mė vonė banonte nė Voskopojė. Pėr fat tė keq , pėr kėtė kishė nuk kemi tė dhėna tė tjera, por nga gojėdhėnat del se nė tė ishin vendosur okona tė vjetra dhe me vlerė artistike.Karbanjozi kishte edhe njė kishė tjetėr, ata ta shėn Kollit ku ishin edhe varrezat e fshatit.

Edhe fshatrat e tjerė tė Oparit kishin kisha, nga njė ose nga dy edhe nga tre.Kėshtu Punėmira kishte kishėn e shėn Minait, fshati Opar kishėn e shėn e Premtes dhe shen Kollit , Misrasi kishėn e shėn Kollit, Osoja kishėn e shėn Gjergjit, shėn e Premten dhe shėn Mėrinė.







Ekspedita

Ėshtė pėr tė theksuar kėtu se, vite mė parė, nė fshatin Opar ekspedita e Institutit tė Historisė gjeti njė ikonė mjaft tė dėmtuar qė njė fshatar e kishte ruajtur prej kohėsh. Ikona ishte djegur nė disa vende, ishte dėmtuar dhe imazhi i saj ishte shumė i errėsuar. Pasi u mor nė Muzeun e Artit Mesjetar , u restaurua, u plotėsuan me kretė tė gjtha vendet e djegura dhe sipėrfaqja e mbetur e pikturės u pastrua. Si rezultat i kėsaj pune tepėr tė kujdesėshme, doli nė dritė figura e Arkangel Mihailit, njė ikonė kjo nga mė tė bukurat e mė me vlerė. Nga studimi qė eshtė bėrė dhe nga stili i saj, i pėrket periudhės sė Paleologėve, para shek. XIV.

Se kujt kishe tė kėtij fshati i pėrkiste kjo ikonė , nuk dihet.Nuk dihet gjthashtu as autori i saj . Po fakti qė ikona 600 vjecare u gjend aty , tregon hershmėrinė e kėtyre kishave dhe kujdesin e banorėve pėr objektet e kultit, duke vendosur nė to ikona tė njė niveli tė lartė artistik.

Sa pėr objektet e kultit mysliman, xhami e teqe, thamė mė sipėr se nga ato nuk kishte cdo fshat mysliman, po pėrsėri sipas tė dhėnave xhami kishte Dushari, Dobėrcani, Gjonbabasi, Gjergjevica, Shkozanji, Xerja dhe ndonjė fshat tjetėr.Ndėrsa teqe ishin ajo e Vrėpckės dhe e Mazėrrekės. Pėr kėto objekte nuk kemi tė dhėna pėr kohėn e ndėrtimit . Ato gjithashtu nuk kanė paraqitur ndonjė interes arkitektonik se pothuaj tė gjitha ishin ndėrtesa tepėr tė thjeshta, tė rėndomta sa mezi dalloheshin si objekte kulti, apo si vende tė shenjta pėr falje.

Pėr kishat e Oparit nuk kemi tė dhėna as pėr mjeshtėrit ndėrtues , as pėr ikonografėt qė i kanė pikturuar ato. Por dihet se oparakėt kanė qėnė mjeshtėr tė gdhėndies se gurit dhe tė drurit. Ata ndėrtonin jo vetėm banesa , po edhe kisha e xhami nė Berat, Vlorė, Durres. Dhe emra mjeshtėrish tė pėrmendur ka. I tillė ka qėnė usta Naumi nga Lavdari qė ka gdhėndur ikonostasin e shėn Mėrise nė kala tė Beratit nė vitin 1859. Ky mjeshtėr dhe tė tjerė kanė punuar ikonostase edhe nė kisha tė tjera.

Kėshtu Dhimitėr Koleci nga Mariani, ka qėnė mjeshtėr i ikonostaseve. Ai ka gdhėndur mė 1756 ikonostasin e katedrales “Burimi jetėdhėnės “nė Korcė si dhe ikonostasin e manastirit tė shen Pjetėr e Pavėl nė Vithkuq dhe atė tė shėn Gjon Vladimirit nė Elbasan. Ai ishte mjeshtėr i talentuar i njė niveli tepėr tė lartė.

Vec kėsaj piktorėt Cetiri nga Grabova , fillimisht kanė qėnė nga Lavdari i Oparit me mbiemrin Katro. Ata shkuan nė Grabovė, dhe e ndėrruan mbiemrin pėr disa arsye qė i kemi sqaruar kur kemi folur pėr familjen Katro. Ata pėr gati njė shekull kanė pikturuar kishat e Myzeqesė dhe tė vendeve tė tjera.

Atėhere, nisur nga kėto fakte , pra nga mjeshtėrit gur e drugdhėndės dhe piktorė tė dėgjuar oparakė qė ndėrtuan banesa e objekte kulti pėr tė tjerė, nuk kemi arsye tė gjykojmė qė ata kanė ndėrtuar objekte tė tilla edhe pėr veten e tyre?Sigurisht qė po! Ende tradita gojore popullore pėrmėnd drugdhėndėsit katrollarė si dhe usta Mandin po nga Lavdari qė punuan njė kishė tė kėtij fshati si dhe atė tė fshatit Punėmirė e cila dallohej pėr bukurinė e madhėshtinė e saj po qė fatkeqėsisht u dogj e u prish gjatė Luftės sė Dytė Botėrore.

E megjithėkėto , e pėrsėritim, tė dhėna dhe dokumente konkrete pėr ndėrtuesit dhe piktorėt e tė gjitha kishave dhe xhamive, pėr kohėn e ndėrtimit tė tyre nė zonėn e Oparit nuk ka. Edhe studiuesi i njohur Th. Popa , qė pėrmėndėm mė lart, i vetmi specialist nė vendin tonė pėr objektet e kultit nė kėta 50 vjet qė shkuan e qė zhvilloi njė veprimtari tė gjėrė shumėvjecare dhe i shkeli e i vizitoi disa herė kishat e Oparit, vec atyre qė theksuam mė sipėr, nuk na jep asnjė tė dhėnė tjetėr pėr kėtė problem.

Si pėrfundim

Si pėrfundim mund tė themi se, si kudo , edhe nė Opar ka pasur shumė objekte kulti, po pėr to nuk ka pasur shėnime , studime e botime tė ndryshme. Deri nė vitin 1967, mjaft kisha e xhami ishin tė paktėn si ndėrtesa . Pas kėsaj date, me presionin e shtetit, ato ndėrruan funksion, duke u kthyer nė depo, magazina e stalla. Ikonat e shumta , librat dhe paisjet e tjera me vlerė unikale e tė papėrsėritėshme, u dėmtuan, u dogjėn, humbėn e u asgjėsuan.Mė vonė u prishėn , u demtuan e u shkatėrruan edhe si ndėrtesa se nuk u kujdes askush pėr ruajtjen apo mirėmbajtjen e tyre. Sot nė shumė fshatra, duken vetėm gėrmadha dhe emri i kishave dhe xhamive eshte kthyer nė toponim. Me keqardhje e pohojmė njė gjė tė tillė.



Hermesnews©AllRightsReserved
Ēdo riprodhim i paautorizuar ndėshkohet sipas ligjeve nė fuqi.









Dėrgo me email | Stampo artikullin | Artikulli ėshtė lexuar 53 here