Video
Rubrikat
7/1/2008 9:32:28 AM
Shqipėria ėshtė nė vendin e 77 ndėr 121 vendet mė tėrheqėse pėr investime. Maqedonia nė vendin e 50.
Shqipėria po bėhet gjithmonė e mė shumė e famshme si njė zonė e mirė investimesh dhe ėshtė rritur numri i kompanive tė cilat e shohin Shqipėrinė si njė vend tė mirė pėr investime.
Beqir Sina/ New York
BeqirS@aol.com
1 Korrik 2008 - Qe nga viti 2005, nė disa sondazhe revista amerkane "Forbes" disa e here e ka nxjerrė Shqipėrinė nė vende tė lakmueshme.
Tė tilla kane qėnė sondazhet, pėr turizmin mė tė mirė, plazhet mė tė pastra tė botės, si dhe rritja e tė arrdhuarave pėr frymė tė njerėzve. Shqipėria ėshtė nė vendin e 77 nė klasifikimin e vendeve mė tė mira pėr biznes ndėr 121 shtetet e gjithė botės, tregon njė studim i revistės Forbs.
Kjo e e rendit Shqipėrinė nė mesin e vendeve mė tė pėrshtatshme pėr tė investuar nė botė. Shqipėria po bėhet gjithmonė e mė shumė e famshme si njė zonė e mirė investimesh dhe ėshtė rritur numri i kompanive tė cilat e shohin Shqipėrinė si njė vend tė mirė pėr investime.
Shqipėria, ka njė konficent tė tillė, GDP Growth (%) 5.0, GDP/Capita ($) 5,500, rade Balance ($bil) -0.9, Population (mil) 3.6, Unemployment (%) 13.0. Dhe me kėtė konficent ka lėnė pas vetes, vende tė cilat mendohej se kane njė rritje e zhvilim tė madh ekonomik si Kina, Rusia, Argjentina e Venuzuela. Dhjetė vendet e para janė Denmarka Irelanda Finlanda SHBA, Anglia Suedia Kanadaja Singapore Hong Kongu dhe Estonia.
Kėshtu, Shqipėria merr sėrish vlerėsimet pozitive nga mediat ndėrkombėtare, si njė vend qė shumė shpejt do tė jetė pjesė e Bashkimit Europian, dhe qė ka marrė njė ftesė nė Samitin e Bukureshtit, pėr nė NATO, falė zhvillimit tė shpejtė nė infrastrukturė dhe ekonomie gjithnjė e nė rritje, por edhe nė luftėn me zero tolerancė ndaj krimit e korrupsionit, nga qeveria e kryeministrit Berisha.
Nė klasifikimimin e revistės prestigjoze amerikane "Forbes", nga vendet e Ballkanit, mė e mirė pėr investime ėshtė Rumania ėshtė nė vendin e 40. Nga shtet e tjera ballkanike Turqia ėshtė nė vendin e 41, Kroacia nė 42, Bullgaria ėshtė nė vendin e 44, Maqedonia ėshtė nė vendin 50 ndėrsa Greqia nė vendin e 53. Kosova nuk merr pjesė nė kėtė sondazh, ndėrsa Serbia ėshtė nė grupin e 10 vendeve mė tė fundit. 
Edhe raporti Bankės Botėrore mbi indikatorėt botėrorė tė qeverisjes ėshtė mjaft pozivitiv. Aty pėrmenden indikatorėt e qeverisjes sė mirė, tė cilėt maten nė kėtė raport, pėrfshijnė lirinė e medias dhe pėrgjegjshmėrinė, stabilititetin politik, efektivitetin e qeverisjes, cilėsitė rregullatore, shtetin ligjor, dhe kontrollin e korrupsionit.
Gjithashtu, vlerėsohet se ky raport i Bankės Botėrore tregon se qeverisja nė Shqipėri ka patur rritje nė secilin prej indikatorėve dhe ėshtė duke bėrė progres tė rėndėsishėm sidomos nė kontrollin e korrupsionit dhe nė efektivitetin e qeverisjes.
Po tė krahasohen vlerat e indikatorėve mes viteve, vihet re qartė trendi pozitiv i rritjes sė tyre nga viti nė vit, sidomos nė krahasim me qeverisjen e mėparshme. Kėshtu, nė krahasim me qeverisjen e vitit 2004 dhe 2005, rritja nė kėta indikatorė ėshtė deri nė rendet +10.
Mė tej, raporti thekson se ky ėshtė njė tregues i qartė i punės sė qeverisė dhe arritjeve tė saj nė pėrmbushjen e njė sėrė objektivave, duke pėrfshirė kėtu edhe prioritetet si lufta ndaj korrupsionit, vendosja e shtetit ligjor dhe rritja e efikasitetit tė qeverisė.
Raporti ėshtė njė tregues i qartė se kjo qeveri ėshtė nė shėrbim tė plotė tė qytetarėve dhe tė zhvillimit tė vendit drejt standardeve perėndimore, mendojnė analistėt e kėtyre raporteve nė Shqipėri.
Hermesnews©AllRightsReserved
Ēdo riprodhim i paautorizuar ndėshkohet sipas ligjeve nė fuqi.

Dėrgo me email
Stampo artikullin
Artikulli ėshtė lexuar 103 here