Video

Diverolli neser para Kongresit

Kohėzgjatja: 0:0

Pare 613 here

On line 150 dite

video »

Maradona 'Jam kampion bote'

Kohėzgjatja: 3:42

Pare 1149 here

On line 294 dite

video »

Stambolli tronditet nga shperthimi

Kohėzgjatja: 0:29

Pare 1039 here

On line 294 dite

video »

Sarkozy, ne gjyq kompanine ajrore

Kohėzgjatja: 0:0

Pare 897 here

On line 295 dite

video »

Rubrikat

6/30/2008 2:53:06 PM

Vlora, mbreteresha e turizmit

Rruga bregdetare e Vlorės qė pushon nė Qeparo tė josh me plazhet e virgjėra , me lagunat e pasura tė Nartės , tė Dukatit , manastiret si ai i Zvėrnecit.


info@hermesnews.org

30 Qershor 2008 - Kemi kohė qė dėgjojmė rėnkime, qė si uragan vijnė nga thellėsit e gjirit tė Vlorės .Deti proteston me dallgė tė tėrbuara ,njerėzit me fjalė tė zemėruara.























Vlora vendi me pasuri prrallore,natyrore.Sa hapen portat te ura e Vjosės pėr tė hyrė nė Vlorė mrekullohesh nga monumentet natyrore,qė si rrallėkush i ka tė vendosura nė rresht si ushtar me uniformė tė gjelbėrt. Nga grykėderdhja e Vjosės takon dorėn me bukuri befasuese qė shkel pragun e Vlorės tė natyrės bujare , duke filluar nga rezervati pyjorė i Pishė Poros dhe ecėn nė njė mjedis tundues, rrethues nga ishuj e gadishuj, laguna e manastire, qė s’tė lėshojnė tė ikėsh vullnetarisht.

Rruga bregdetare e Vlorės qė pushon nė Qeparo tė josh me plazhet e virgjėra , me lagunat e pasura tė Nartės, tė Dukatit, manastiret si ai i Zvėrnecit , shpellat e shkruara me me fjalė latine e Greke, amfiteatrin e Orikumit,gjeoparkun e Llogarait, plazhet e pėrkėdhelura tė Dhermiut, Himarės ,Qeparoit, qė kundėrmojnė nga aroma e portokalleve e luleve tė maleve, qė u rrinė mbi krye fshatrave si kurorė mbretėrore.

Vlora njė rreth qė laget nga dy dete , deti Jon dhe ai Adriatik , qė laget nga shumė lumenj e qė popullohet nga njė faun dhe florė shumė e pasur. Eshtė i vetmi vend nė Shqipėri qė njėrėn faqe e lanė me ujėt e detit Jon dhe tjetrėn me ujin e Adriatikut . Kėtė dhunti tė natyrės, duhet ta ruajmė e trajtojmė si njė pasuri tė ēmuar kombėtare.

Ajo s’ėshtė pronė e asnjė politikani e asnjė qeverie e asnjė biznesmeni qė do ta pėrvetėsojė. Ajo ėshtė pronė e tė gjithė Shqiptarėve, e atyre qė janė sot dhe e atyre qė do tė vijnė nė tė ardhmen. Mos biem pre e interesave tė ngushta tė spekullatorėve qė shfrytėzojnė konjukturat politike. Duhet mė shumė vėmėndje,mė shumė nuhatje,mė shumė ndershmėri, mė shumė patriotizėm , mė shumė zgjuarsi, qė tė mos biem nė kurthin e skenareve mafioz tė pėrtej Adriatikut , tė fqinjėve tanė xhelozė qė jua verbon shikimin kjo perlė e mesdheut .

Nė rast se ne do tė tregojmė pakujdesi , njė ditė do tė pendohemi pėr njė krim qė kemi bėrė pa dashje , por qė brezat nuk do na i falin .Natyra kjo arqitekte e pazėvėndėsueshme , na ka dhėnė me bollek elementė natyrorė: duke filluar nga detet, malet, pyjet qė nuk i ndėrton dot dora e njeriut , qoftė edhe arqitekti mė i talentuar, ndaj duhet ti ruajmė me fanatizėm e tė bėhemi tė pėrgjegjshėm.

Jo! Blerje te pronave nga te huajt

Nė vendet e huaja prona ėshtė gjėja mė e shtrenjtė . Nė Shqipėri prona ėshtė gjėja mė e lirė. Kjo vjen se ato qė bėjnė pazare me pronat nuk ju dhimbsen, se nuk i kanė pronat e tyre .

Pronat qė bleu shteti Italian , kur e pushtoi Shqipėrinė nga ish pronarėt, ishin tė shumta nė tė gjithė vendin .Si kudo edhe nė Vlorė ai bleu pronat e Llakatundit , fushėn e aviacionit , fabrikėn e vajit ( e quajtur distiliria) etj . Kėto prona me fitoren e demokracisė nė 1991, kaluan pronėn e shtetit Shqiptarė. Sot kėto prona i kanė marrė ata ish pronar qė ja kishin shitur Italianėve. Pra , vajti prona tek i zoti . Vendi ynė, njė vend i vogėl , me sipėrfaqen mė tė pakėt pėr frymė nė Evropė, nuk duhet tė shesė tokė tė huajve. Toka duhet tė jepet me qera .

Le tė kujtojmė faktin se rreth 37% e territorit Grek ėshtė pronė e Shqiptarėve. Ka shumė Shqiptarė tė Korēės , Kolonjės , Gjirokastrės Sarandės e Vlorės etje. qė kanė toka nė Greqi , por qė as nuk bėhet fjalė as pėr tu a njohur pa le mė pėr tu a dhėnė nga qarqet e qeverisė Greke. Ēamėt, Greku jo vetėm qė i pėrzuri barbarisht nga trojet e tyre , por edhe sot nuk jua njeh dhe nuk ju jep as viza pėr tė vizituar varrezat e tė parėve tė tyre. Vendosja e AMBOS nė Vlorė ka njė prapavijė ekonomike qė tė bėnė tė dyshosh pėr afera korruptive ?!.

Me gjithēka ka ndodhur dhe po ndodh nė Shqipėri nė kėto 17 vjet tė pluralizmit, tė bėn tė dyshosh pėr tė gjitha. Kompania e Petroliferės, u kontestua fillimisht dhe mė vonė gradualisht u amortizua nė tė gjitha strukturat shtetrore, duke filluar nga Bashkia e qytetit dhe qarku i Vlorės, e deri nė organet e larta shtetrore .Tė bėsh biznes nafte nė Vlorė, nė mbretėrinė e turizmit , ėshtė njė minim qė i bėn tė ardhmes sė atij vendi. Natyrshėm lind pyetja : a mund tė bashkėjetoi nafta me ujin e detit ?!... Cili prej tyre ndot njėri- tjetrin ?.

Nafta e nxin ujin e detit , apo uji i detit e nxin naftėn . Nė kėto alternativa duhet tė shihet mė racionalja, midis humbjes dhe fitimit . Nuk duhet tė skllavėrohemi nga interesat e ēastit , por tė shohim interesat e prespektivės . Nė vendin e tė parėve tanė , nuk jemi kalimtarė , por tė pėrjetshėm nė breza. Nė rast se e shohim sot Nartėn , Himarėn, apo gjithė bregdetin tė boshatisur, nuk do tė jetė e largėt dita qė emigrantėt me kursimet e tyre , do investojnė dhe do ta popullojnė e lulėzojnė atė perlė tė vendit, si rrallėkush qė mund tė shpresojė te tė huajt ?

Nė demokracitė e zhvilluara pjesmarrja e komunitetit nė vendimmarrje, ėshtė njė e drejtė pėr ēėshtje madhore, legjitime . Reagimet e komunitetit tė Vlorės, organizimi i tyre nė aleancėn qytetare per mbrojtjen e gjirit tė Vlorės, si dhe referendumi popullor, janė element inkluziv tė parimeve demokratike . Zėri i komunitetit vėndas duhet dėgjuar dhe alternativat qė ata pėrcjellin duhen vlersuar e marrė nė konsideratė pėr efektshmėrinė e tyre . Sa do pak tė ndihet influenca e Petroliferės nė ndotjen e mjedisit Vlonjat , ėshtė njė fenomen qė duhet tė sensibilizoi gjithė organet e vendimarrjes. Argumentat qė sillen pėr leverdinė ekonomike , nuk ka pse tė kushtėzohet pėr tu instaluar nė Vlorė , kur ka plot hapsira tė tjera mė opurtune .

Fakti qė insistohet pėr tu vendosur nė Vlorė, na bėn tė dyshojmė se fqinjėt tanė Italianė e Grek, e largojnė nga vetja dhe e bien nė gjirin e Vlorės , si vendi me resurset mė tė mėdha turistike, pėr ta paralizuar atė si konkurent . Mjafton njė ndotje e rastit nga njė pakujdesi, qė tė ngordhin gjithė gjallesat dhe tė varfėrohet mikroflora.Vlora vendi i ullirit, agrumeve , vreshtit , pyjeve dhe kullotave tė pasura malore, i detit tė kristaltė , nuk duhet tė bėhet “koshi i plerave “ tė fqinjėve tanė perėndimor dhe jugorė. Njė turizėm elitar kėrkon mjedis tė pastėr dhe tė garantuar . Gjiri i Vlorės pėr vetė popzicionin e tij strategjik le tė ketė oferta pėr porte mallėrash , transporti , pasagjerėsh qė sjellin gjallėri dhe krijojnė aktivitete tė dobishme ekonomike . Pėr investime madhore nė Vlorė ka tentativė tė disa biznesmenėve tė fuqishėm , qė sjellin transformime rrėnjėsore dhe ēuditėrisht pengohen .

Ėndrra ne sirtar e «Geges se Vlores “

Virgjėria e bregdetit tė Vlorės, ėshtė ēelėsi qė do tė bėjė tė mundur qė tė afrohen ose tė largohen biznesmenėt e huaj nė kėtė rajon . Shqipėria me politikat e saj frenuese, ka humbur shumė kohė pėr futjen e investimeve tė huaja aq tė shumėpritura. Ligji 7501 pėr tokėn, ėshtė bėrė barrierė pėr tė qėndruar larg shumė investitorė tė fuqishėm, vendas dhe tė huaj.

Njė tentativė kėmbėngulėse prej 13 vjetėsh, e Shqiptaro –Australianit Bajram Murati,njė luftė sa ndjenjash aq edhe nervash e ka zhgėnjyer dhe deziluzionuar, njeriun ikonė tė patriotizmės.

Familja e tij ka ardhur nga Shqipėtarėt e Hotit dhe Grudės , para viteve 1900 dhe ėshtė instaluar nė Vlorė.Ndaj edhe e thėrrasin « gega i Vlorės » I lindur e rritur nė Vlorė, ėshtė larguar para 60 vjetėsh nė Australi , pėr njė jetė mė tė mirė .Atje jetoi gjatė , krijoi familje , por vendėlindjen nuk e harroi kurrė nė mėndje dhe nė zemėr.Me ardhjen e demokracisė, mendoi se ėndrra e tij pėr disa dekada tė bėhet realitet, qė tė prek vendėlindjen dhe tė investoi pėr ta bėr atė sa mė tė bukur e tė begatė. Por nuk qe e lehtė qė kjo ėndėrr tė realizohesh.

Por ai pėrsėri s’tėrhiqer nga synimet dhe qėllimet e tij fisnike. Megjithėse nė moshė tė thyer, ambicja pėr tė realizuar ėndrrėn e tij, nuk e lė tė qetė .Idenė e tijė pėr tė bėrė njė qytet superelitar, tė emėrtuar « Aulona » e hodhi nė letėr, nė njė projekt madhėshtor, qė u hartuar nga specialist tė zotė, vendas e tė huaj. Kėtė projekt e paraqiti dhe prezantoi para njė audience tė gjerė intelektualėsh, jo vetėm tė kryeqytetit, por edhe tė komunitetit tė Vlorės, ku do tė implementohet ky projekt Ky projekt pėr analogji ngjan me Sidnein. Njė investim madhėshtor .

Qytetet gjigand qė nis nga Narta dhe pėrfundon nė Pish Poro, duke zėnė njė sipėrfaqe prej 869 ha . Do tė ketė njė popullsi prej 150.000 banorė, nga tė cilėt 100.000 banorė do tė jenė nga 10 shtete tė Evropės dhe botės. Me veprimtarinė turistike tė qytetit punėsohen 150.000 vetė . Ngritja e kėtij qyteti ka disa pėrparėsi pėr zonėn . Pėrmirėson mjedisin , sistemohet myzeqeja e Vlorės dhe lidh Vjosėn me sistem kanali me Nartėn .







Vetėm gjoli i Nartės rrit 50.000 ton peshk .Tė ardhurat janė nė burime tė ndryeshme . Vetėm nga sigurimi i jetės i tė huajve, do futen 10 miljard euro, qė ka tė drejtė ti pėrdor shteti Shqiptarė. Shuma e pėrgjithshme e tė ardhurave vjetore shkon nė 2.7 miljard nė vit .

Qyteti do tė ketė njė infrastrukturė moderne dhe institucione prestigjoze si banka , spitale , stadiume kinema, hipodrome,porte dhe aeroporte tė rinj, Universitete , muzeume , kisha e xhamia pėr tė gjithė sektet fetare. Projekti presupozon qė Brenda 25 vjetėsh numri i pushuesve tė shkoi 2.5- 3 milion nė vit. Njė qytet i pėrmasave botėrore bashkohore, siē u prezantua “Aulona”, kėrkon njė mjedis tė pastėr ekologjikisht .Ėshtė kjo arsyeja qė edhe njė grup intelektualėsh, jo vetėm profesorė tė Tiranės por dhe tė Vlorės, sipas njė platforme tė hartuar nga Profesor Niko Pano , dhe tė miratuar nga 36 profesorė si Alfred Frashėri, Kristaq Pata, Gjovalin Gruda, etjerė, ju dėrgua nė formėn e njė promemorje Kryeministrit tė Shqipėrisė, ku kėrkohet qė tė ruhet e pastėr zona e Vlorės .

Po tė ruhet i pastėr bregdeti i Vlorės dhe ti hapet rruga turizmit elitar , pėrfitimet janė kolosale . Mjafton tė sjellim nė kujtesėn e lexuesit njė shėmbull nga turizmi Turk . Valiu i Antalies Bahhaedin Gynei, gjatė njė vizite nė Vlorė 1987 , tregoi se nga njė metėr katror merret njė fitim prej 100 dollar . Dhe sot Turqia, me turizmin siguron tė ardhura tė mėdha . Duke parė kėto resurse tė pastra qė ka Vlora , Bajram Murati ndihet i zhgėnjyer dhe aludon se dikush pengon nė zhvillimin e Shqipėrisė dhe sytė i ka nga fqinjėt qė duan ta lėnė nė prapambetje, duke e parė si konkurente pėr vetė kushtet e favorshme natyrore, pėr njė turizėm elitar. Situatėn qė trashėguam nė kėto 17 vjetė , ku gjejmė rrallė biznesmenė Shqiptarė nga vendet e huaja qė kėrkojnė tė investojnė kapitalet e tyre nė Shqipėri , e pėrligj fakti se nuk u janė krijuar hapėsirat e nevojshme qė ata tė gjejnė ngrohtėsi e garanci pėr tė investuar pėr vendin e lindjes apo tė origjinės sė tyre .



Hermesnews©AllRightsReserved
Ēdo riprodhim i paautorizuar ndėshkohet sipas ligjeve nė fuqi.

Dėrgo me email | Stampo artikullin | Artikulli ėshtė lexuar 227 here