Video

Diverolli neser para Kongresit

Kohėzgjatja: 0:0

Pare 473 here

On line 110 dite

video »

Maradona 'Jam kampion bote'

Kohėzgjatja: 3:42

Pare 1039 here

On line 254 dite

video »

Stambolli tronditet nga shperthimi

Kohėzgjatja: 0:29

Pare 926 here

On line 254 dite

video »

Sarkozy, ne gjyq kompanine ajrore

Kohėzgjatja: 0:0

Pare 791 here

On line 255 dite

video »

Rubrikat

6/30/2008 8:23:16 AM

Shenjteria dhe shpirti i camerise ne nje antologji poetike

Argumenti i parė


30 Qershor 2008 - Kėto ditė, teksa rishfletoja antologjinė poetike pėr Ēamėrinė “NEKTARI i SHPIRTIT SHQIPTAR”, pėrgatitur nga Ahmet Mehmeti me pėrkushtim mėmėdhetari e shpirt rilindėsi, pasion poeti e dashuri qė buron nga rrėnjėt e fisit tė tij ēam, mendoja se promovimin mund ta bėnim nė ēdo vend tė shenjtė tė Shqipėrisė sė Epėrme e tė Poshtme.

Do mė pėlqente tė ishim nė Ulpianė, Kalanė e Ulqinit, nė Strugė, ku buron Drini i Zi, Kalanė e Rozafės, nė Lezhė, pranė vendvarrimit tė Heroit Kombėtar tė shqiptarėve, nė Kalanė e Krujės, kėtu nė Tiranė, tek memorialet e vellezėrve Frashėri dhe Faik Konicės, nė Apoloni, Bylis, Antigonenė e Pirros tonė, Butrint, Qafė Botė, Klloqer, pranė tė vdekurve tanė nė vitet 1944-1946. Pse jo edhe nė Dodonė ose diku pranė lumenjve Kalama e Aheron...

Sepse antologjia “NEKTARI I SHPIRTIT SHQIPTAR” ka shumė nga shenjtėria dhe shpirti i Ēamėrisė. Ēamėria nė kėtė libėr vjen jo nėpėrmjet kronikės historike, frazės sė ftohtė tė historianit, skrupulozitetit tė gjeografit, por nėpėrmjet poezisė, fjalės poetike, e lashtė sa fillesa ose fėmijėria e njerėzimit. Ashtu si librat e shenjtė, qė mund ta nisėsh leximin nė ēdo faqe, edhe antologjinė e pėrgatitur nga Ahmet Mehmeti, mund ta shijosh nė ēdo faqe qė mund ta hapėsh. Dhe kudo, nė ēdo varg a poezi prek dhe ndjen shumė nga shenjtėria e Ēamėrisė, diēka pėrtej shpirtit dhe sublimes.

Argumenti i dytė.

Ahmet Mehmeti, duke mbledhur nė kėtė antologji 137 poetė, nė njė farė kuptimi, zgjon heshtjen. Kjo mė kujton njė ligjėratė tė Borhesit, ku duke cituar Emersonin, flet pėr bibliotekėn si njė lloj kabineti magjik, ku ndodhen tė magjepsur shpirtrat mė tė zgjedhur tė njerėzimit. Do tė mjaftonte njė shfletim ose hapje e librit, pėr tė rizgjuar qindra shpirtėra e zėra. Ahmet Mehmeti e bėn kėtė nė antologji, Ai rizgjon jo njė zė, por 137 tė tillė, qė nga vdektarėt e mėdhenj e deri tek tė gjallėt poetė.

Nė kėtė kuptim ky libėr ėshtė njė polifoni pėr Ēamėrinė. Jo njė isopolifoni dosido, por nė tė lexuesi i vėmendshėm dėgjon zėrat magjikė tė Ēamėrisė sonė, “gluhėn” e saj. Atje kemi shumė gjelbėrim, shumė kthjelltėsi, shumė ditė me diell e netė me yje, shumė detė. Atje kemi edhe shumė zėra tragjikė, shumė plagė, shumė dhimbje. Ēamėria, motra e vogėl e brishtė, e pafat, siē shkruna miku im elbasanas, poeti i mirėnjohur Musa Vyshka , nė librin e pėrgatitur nga Ahmet Mehmeti , vjen edhe si zonjė e rėndė, epike, me zėrat e shpresės e tė pėrjetėsisė, qė poetet kanė ditur ta japin mjeshtėrisht.

Argumenti i tretė

Antologjia paraqet jo vetėm yllėsinė poetike tė qiellit ēam, por nė njė farė kuptimi promovon disa autorė tė panjohur deri mė sot. Kjo ia shton vlerat librit. Kėshtu, tė befason Maksim Artioti (1470-1556), me poezinė ‘Nė fillim ishte fjala”, Hasan Tahsini me “Tabelė astronomike”, “Unė dhe shpirti”, “Shpendi i shpirtit”, Dinot e mėdhenj, ky fis emblematik i Ēamėrisė, qė me veprėn e tyre janė tė pranishėm nė oborret aristokrate dhe sallonet kulturore tė Stambollit, Ankarasė, Gjenevės, Romės, Parisit, Moskės, Athinės etj.

Unė jam mrekulluar me shpirtin poetik tė Abedin Dinos (tė madhit), ish ministrit tė Jashtėm tė Perandorisė Osmane; Arif Dinos, njė prej ithtarėve tė Rembosė e qė sipas prozatorit turk Jashar Qemal, vizatone me pasion kudo qė ishte dhe me ē’tė kishte nė duar, madje edhe me llumin e kafesė, gjethėt e kalbura, pendėt e zogjve, sekret qė e dinte vetėm ai; Abedin Dinos (tė riut), njė prej piktorėve tė mėdhenj bashkėkohor etj etj. Poezitė e tyre, por edhe tė tė tjerėve janė tė nivelit evropian, tė denjė pėr tė qėndruar krahas kolosėve tė poezisė, nė ēdo antologji qė mund tė botohej jashtė.

ARGUMENTI I KATĖRT

Abedin Dino ( i riu), intelektuali i shquar nga Ēamėria, nė njė bisedė me mikun e tij Jashar Qemalin , thotė: “Kohėt e fundit, nuk di pėrse, disa vargje tė vjetra mė vijnė shpesh nė mendje:

“Kėta kanė ardhur kėtu pėr tė shkuar,

Tė ardhur nė botėn qė e pėrkryen...”


Nėse ėshtė e vėrtetė qė fatkeqėsitė e fshikullojnė krijimin artistik, epoka jonė duhej tė prodhonte vepra tė pakrahasueshme. “I ardhur nė kėtė botė”, artisti ka padyshim, gjėra pėr tė “kryer” para se tė largohet.

Nė antologjinė “NEKTARI I SHPIRTIT SHQIPTAR”, poetėt qė zgjojnė heshtjen dhe me zėrat e tyre profetike japin njė Ēamėri tjetėr, tė gjallė, vitale, me shpresė, i bėjnė nder ndėrgjegjes sė tyre. Shumė prej tyre kanė shkuar. Tė tjerė i kemi mes nesh. Por tė gjithė: edhe tė vdekurit, edhe tė gjallėt nė kėtė antologji ribėjnė, sipas mėnyrės sė tyre, Ēamėrinė.






Argumenti i fundit

Komuniteti ēam, kudo qė ndodhet, mė 27 qershor, pėrkujton martirėt e tij, ata qė u masakruan nga dora kriminele e Napolon Zervės ... Kėtė vit 27 qershori i bije tė jetė ditėn e premte. Dhe kėtė tė premte tė zezė, si nė librat e shenjtė, do tė zbresin nga qiejt tė vdekurit tanė, martirėt e Ēamėrisė... Kėtė tė premte tė zezė, siē shkruan poeti Bedri Myftari , nė njerėn nga poezite e botuara nė antologji:

“Lumi Kalama rrjedh,

Deti Jon psherėtin nga thellėsitė,

Limonat kanė varur kokat tė pikėlluar”


Nė kėtė argument tė fundit, nė vazhdim tė argumentit tė parė, motin tjetėr, kur mbushen 65 vjet nga masakra e Paramithisė dhe e Ēamėrisė do tė hidhja idenė qė java nė prag tė 27 qershorit, nė Tiranė, ndoshta nė Pallatin e Kongreseve ose nė sheshin “Skėnderbej” tė nisė me fjalėn poetike, me recitime e vargjeve tė “NEKTARIT TĖ SHPIRTIT SHQIPTAR” prej aktorėve mė tė mirė shqiptarė. E pastaj fjala poetike tė rrugėtojė nė Durrės, Elbasan, Fier, Vlorė. Dhe mė 27 qershor 2009, poezitė e mbledhura nga Ahmet Mehmeti nė kėtė antologji, tė shkojnė nė Qafe Botė, pranė brigjeve nga ku kanė ardhur. Sepse, siē shkruan Maksim Artioti:

“Nė fillim ishte Fjala dhe Fjala ishte te zoti dhe fjala ishte zot

Ajo ishte nė fillim te zoti

Nė tė ishte jeta, dhe jeta ishte dritė e njerėzve.

Dhe drita nė errėsirėn ndriēon, dhe errėsira s’e mbulon atė.



Unė po i mbyll kėto argument me fjalėt:

“Qoftė e bėrė! Dhe dritė do tė bėhet nga drita e poetėve!”




Hermesnews©AllRightsReserved
Ēdo riprodhim i paautorizuar ndėshkohet sipas ligjeve nė fuqi.

Dėrgo me email | Stampo artikullin | Artikulli ėshtė lexuar 85 here