Video

Diverolli neser para Kongresit

Kohėzgjatja: 0:0

Pare 473 here

On line 109 dite

video »

Maradona 'Jam kampion bote'

Kohėzgjatja: 3:42

Pare 1038 here

On line 253 dite

video »

Stambolli tronditet nga shperthimi

Kohėzgjatja: 0:29

Pare 923 here

On line 253 dite

video »

Sarkozy, ne gjyq kompanine ajrore

Kohėzgjatja: 0:0

Pare 789 here

On line 254 dite

video »

Rubrikat

6/30/2008 8:12:54 AM

Tė flesh me qenin

Bahri Myftari


30 Qershor 2008 - Profesori i spanjishtes e bėnte fizkulturėn e mėngjesit tek kodrat. Ky ishte rregulli i parė i ditės pėr jetėn e tij, madje prej shumė vitesh. Nevoja pėr frymėmarrje tė pastėr e pėr pak vrap ishte njė kėshillė e kahershme. Nga shtėpia e vet nė lagjen tek “Kullat” dhe deri aty rrėzė kodrės ai shkonte e vinte me biēikletėn e tij tė famshme. Njė “bianchi” e viteve 70-tė tė shekullit tė shkuar, qė sot, zor se do tė gjendeshin mė tepėr se tre-katėr copė nė tėrė qytetin.

Pra, me tė mbritur tek kodra, e linte biēikletėn e vet nė oborrin e vilės sė shokut tė tij. Dikur patėn qenė djem tė lagjes sė vjetėr. Koha dhe jeta bėnė tė tyren. I zoti i vilės. Ndėr tė paktėt prej djemve tė lagjes qė u mor me politikė, i gėzohej legjislaturės sė dytė tė parlamentit dhe tani ishte ministri mė i admiruar i kabinetit. Profesori linte “Bianchin” nė njė kėnd tė oborrit, dhe ashtu, veshur sportiv, merrte pėrpjetė kodrės. Gati njė orė nė mėngjes tė ēdo dite, profesori bėnte ushtrime tė ndryshme, frymėmarrje, vrapim tė lehtė dhe tė shpejtė. Ajo kėshillė e kahershme, sė fundi ishte kthyer nė pasion pėr tė. Nė mėngjesin e ditės sė fundit tė javės, ndėrsa shpejtoi pėr tė marrė biēikletėn, aty nė oborr u shtang prej habisė. Biēikleta nuk ishte nė vendin e vet, madje nuk po ia zinte syri kėrkund.

Sakaq u hap dera e vilės. Nė prag u dha ministri, i ndjekur nga pas prej qenit, njė “doberman” i zi, energjik dhe i gėzuar. Qeni nisi t’i ledhatohej tė zotit. Ministri pėrshėndeti me zė profesorin dhe, si pėr ta bėrė mė tė plotė xhestin, urdhėroi “dobermanin”, qė gati fluturimthi u hodh drejt gjoksit tė profesorit. Kujdes! Kujdes, bir, tha ministri dhe duke i futur krahun shokut tė vet e drejtoi pėr nga ana tjetėr e kopshtit.

Aty, njė “Land Rover” ishte i dėmtuar keqas, aq sa edhe timoni i kishte kėrcyer prej vendit. E sheh, e sheh, i dashuri im, ia pat ministri, ja ē’mė ka bėrė im bir! Mbi tė njėzetat ėshtė, veē vetėm si mish dhe si kocka. Dhe po me atė mllef dhe inat, ministri vazhdoi: njė javė mė parė, po ky trimi qė ka bėrė copė copė “Land Roverin” e hodhi nė plehra edhe “Fiatin” e zyrės. Profesori ndiqte me vėmendje, edhe pse s’po kuptonte krejtėsisht ēka thoshte ministri, dalėngadalė zu tė ftillohej. Aq mė mirė qė ministri, nė ēast, i tha tė tėra: ai ta ka marrė edhe biēikletėn, por shpresojmė, tė shpresojmė ta bjerė edhe biēikletėn edhe kokėn. Ti prit pėr njė farė kohe, miku im... Kaq tha ministri dhe me qenin mbi supe, hipi nė makinėn qė e priste pėr ta ēuar nė punė.

Profesori bėri ē’iu tha, veē mė kot. Djersa e tharė po i shkaktonte tė dridhura. Djali me biēikletėn nuk u duk fare. Atėherė, profesori iku. Nga ajo ditė e mė tej e quante tė kotė interesimin pėr biēikletėn. Me djalin e ministrit ishte kėmbyer dy-tri herė. Me thėnė tė vėrtetėn, ishte profesori qė i druhej ballafaqimit me tė. Megjithatė, ai nuk hoqi dorė nga fizkultura e mėngjesit. E niste vrapin pėrgjatė bulevardit kryesor. Herė-herė mendonte pėr tė blerė ndonjė biēikletė tjetėr. Mirėpo kjo ishte e pamundur dhe e paarėsyeshme.

Ditė mė parė, thjesht pėr shkaqe financiare, djalin e vogėl e pati larguar nga njė kolegj privat, nė atė kolegj, ku ai ishte me djemt e lagjes, me moshatarė tė tij. Ende pezmin e tė birit e mbante qepur nė sy. Njė ditė hėne, mė tepėr se ēdo gjė, krejt pavetdije, kėmbėt e ēuan pėr andej nga vila e ministrit. Atje, ende zotėronte heshtja. Profesori e dinte fort mirė se e zonja e vilės, e shoqja e ministrit, sė bashku me vajzėn prej kohėsh jetonin nė njė vend tė Europės Qendrore; s’ishte i sigurt, nė Vjenė apo nė Budapest! Opinioni ishte se nėna ndiqte tė bijėn, pasi ajo studionte nė njė universitet me autoritet, veē, e vėrteta ishte krejt ndryshe. Profesori e dinte se vajza pati qenė njė pėrdoruese droge qysh nė gjimnaz e tani jo pėr sudime, por pėr kurim nė njė klinik tė specializuar, pėr ksi gjėrash ishte qėndrimi i nėnės dhe i sė bijės atje.

Po nė mbrėmje tė asaj tė hėne, nė njė “bar-kafe” nė brendėsi tė lagjes sė vet, krejt rastėsisht dhe pa interes fillimisht, profesori pėrcolli njė kronikė tė zgjeruar ku ministri, ish shoku i tij, kishte mbledhur tė gjithė bosėt e bankave private, si dhe ato “kapot” e ndėrtimit, duke u bėrė njė leksion mbi prespektivėn dhe sigurinė qė buronin tashmė edhe prej faktit qė vendi ishte pjesė e familjes Europiane. Mė afėr se kurrė Europės sė bashkuar. Ndėrkohė u dha nė ekran edhe kryeministri. Ky ishte i pėrnatshėm nė televizor. Kjo sjellje e tij pa kurrėfarė mase, kishte nisur t’i nervozonte njerėzit. Pati zėra, fyerje, tė bėrtitura. Pronari i lokalit, qė e kuptoi shkakun, nuk e zgjati, shkoi dhe e mbylli televizorin. Profesori dhe disa tė tjerė, duke pėrshėndetur e buzėqeshur ata qė do tė vazhdonin tė rrinin aty, doli jashtė.

Nė shtėpi u gjend para njė surprize tė vėrtetė. Djali i vogėl, i cytur prej tė ėmės dhe dy vėllezėrve studentė; njeri i vitit tė parė e tjetri i tė dytit, hidhej pėrpjet me njė letėr faksi nė dorė. Nė tė ishte njė mesazh i ministrit qė e ftonte tė shkonte tek vila nė mėngjes.

-Do tė jetė kthyer biēikleta, o ba...

E ėma dhe vėllezėrit i bėnin shenjė tė voglit me sy e me vetulla...

-E... ba?

I shkreti djalė! Ndoshta, shpresonte se, me kthimin e biēikletės, mund tė ishte i afėrt edhe rikthimi i tij pranė shokėve nė kolegj.

Tė nesėrmen nė mėngjes, pasi pėrfundoi fizkulturėn, profesori u gjend pranė vilės sė ministrit. Kishte bindje, domosdo jo aq frymėzuese sa e djalit tė vogėl, se ftesa do tė ishte pėr punė tė biēikletės. Shtyu portėn. Nė oborr veē “Land Roverit” tė bėrė copė s’po shihte gjė tjetėr. Mirėpo ky qe vetėm njė ēast. Shpejt, aty disa metra prej vendit ku ai linte “bianchin” e tij, ishte njė biēiklet “BMX” e hatashme. Nuk po ngopej sė admiruari.

Ndėrkohė, doli ministri. Ishte veshur me bizhama. Njė veshje kjo e harruar prej kohėsh. Profesorit iu duk i plakur. Ishin moshatarė, por jo, jo ai ishte i rrėgjuar, i lodhur, i zhubravitur. Ndoshta ndikojnė bizhamet!?. Sakaq, “dobermani” hidhej e pėrdridhej.

-Siē tė thashė, profesor, biēikleta jote pati fatin e atij atje, – ministri tregoi me gisht “Land Roverin”,- por, vazhdoi, duke u kthyer nga “BMX”- djalin e nisa jashtė shtetit, e nisa pėr tek e ėma. Nuk po e duroja dot! Nuk e mbaroi fjalėn, sepse u mek, megjithatė, me njėrėn dorė nėn mjekėr dhe me tjetrėn mbėshtetur mbi kupėn e gjurit tė djathtė, mundi tė ulej te shkallėt.

-Kemi pirė shumė mbrėmė,- tha,- nga koktejli kaloi nė darkė... erdhi dhe kryeministri, ai e ndezi gėzimin dhe...

Profesorit iu kujtuan ata burrat nė “bar-kafe” qė kur u shfaq kryeministri e detyruan pronarit tė mbyllte televizorin.

-Nuk e di profesor, ende nė lagjen e vjetėr jetoni?

Profesori pohoi pa zė duke tundur vetėm pak kokėn.

-Ngushtė, ngushtė qenke – ia ktheu ministri duke puthur e pėrkėdhelur qenin,- dua t’u pyes... pėr fėmijėt e kam fjalėn?

-Tre, tre djem...

-Dhe vazhdon tė jetosh nė shtėpinė e vjetėr! Ngushtė, shumė ngushtė dhe zhurmė, besoj...

-Pėr nga ngushtėsia, ngushtė jam,- ia ktheu profesori,- ndėrsa pėr zhurmėn, pėr zhurmėn e djemve... ē’tė tė them!... Besoj se mė kupton, pa atė zhurmė, do tė kisha vdekur.

Ministri shtrėngoi qenin aq fort, sa i shkreti, kuisi si i goditur. Njė ēast qe ky, pastaj kafsha ndjeu pėrkėdheljen e tė zotit, qė nėpėrmjet psherėtimės tha:

-Siē e sheh, unė, unė kam bėrė njė zgjidhje tjetėr, nuk kam as njėrin as tjetrin: nuk kam as gruan, as vajzėn dhe tani as djalin. Ē’tė tė them, shoku im i vjetėr?! Sa tė mė zėrė halli, mė mirė tė mė zėrė malli. Zgjidhje e gjetur, ė?!

-Sipas mundėsisė dhe dėshirės,- u shpreh profesori, pa e parė nė sy.

Ministri urdhėroi qenin: shko, shko bir se u bė vonė, shko pėrqafoje xhaxhin!

Mirėpo qeni si qen, jo gjithmonė ta plotėson dėshirėn. Iu hodh tė zotit dhe i varej gjithė pėrkėdheli mbi gjoks. Ministri duke u pėrpjekur pėr tė larguar turinjtė e atij nga turinjtė e vet, mundi tė thoshte:

-Mos harro ta marrėsh atė, ėshtė njė “BMX” e hatashme, e pakrahasuar me atė “Bianchin” tėnd tė shekullit tė shkuar.


Dėrgo me email | Stampo artikullin | Artikulli ėshtė lexuar 116 here