Video
Rubrikat
6/27/2008 3:40:02 PM
Banka Boterore e rendit Shqipėrinė pas vendeve tė rajonit pėr qeverisjen
Shqipėria ėshtė pas vendeve tė tjera tė rajonit tė Ballkanit nė shumė aspekte te qeverisjes, pavarėsisht pėrmirėsimeve tė vėrejtura
info@hermesnews.org
27 Qershor 2008- Shqipėria ėshtė pas vendeve tė tjera tė rajonit tė Ballkanit nė shumė aspekte te qeverisjes, pavarėsisht pėrmirėsimeve tė vėrejtura. Ky ėshtė pėrfundimi i njė studimi tė Bankės Botėrore pėr treguesit e qeverisjes nė vitin 2007.
Edhe nė luftėn kundėr korrupsionit ndonėse pėrparimet vlerėsohen tė mėdha, sėrish Shqipėria mbetet poshtė mesatares rajonale. Studimi i Bankės Botėrore pėr treguesit e qeverisjes nė mbi 210 vende tė botės ėshtė njė pėrpjekje pėr tu ofruar mundėsi dhe tė dhėna qė pėrdoren nga politikė-bėrėsit dhe grupet e shoqėrisė civile, si njė mjet pėr tė vlerėsuar sfidat e qeverisjes dhe pėr tė monitoruar reformat.
Shqipėria kėtė herė ka shėnuar pėrparim nė tė gjashtė kategoritė e treguesve tė qeverisjes, por megjithatė studimi nxjerr nė pah se nė shumicėn e grupeve, ajo mbetet pas vendeve tė tjera tė Pozicionin mė tė mirė vendi e ka fituar pėr stabilitetin politik, ku nga tė gjitha vendet ballkanike vetėm Mali i Zi ka patur njė tregues mė tė mirė.
Po ashtu, edhe treguesi i Cilėsisė Rregullatore e rendit Shqipėrinė nė gjysmėn e parė tė vendeve me nivel mė tė mirė, ndėrkohė qė pėrmirėsime tė dukshme, sipas studimit, janė vėnė re edhe nė treguesin e Lirisė sė fjalės dhe Pėrgjegjshmėrisė.
Por kėtu ndonėse ėshtė futur sėrish nė gjysmėn e parė tė vendeve me nivel mė tė lartė, ajo ėshtė disi prapa nga fqinjėt dhe nėn mesataren rajonale.
Shqipėria ka patur pėrmirėsim edhe nė treguesin pėr efikasitetin e qeverisė, por ajo ėshtė nėn mestaran e Europės Lindore apo vendeve tė Balltikut e po ashtu edhe pas Malit tė Zi, Maqedonisė e Serbisė, tė cilat sipas studimit, kanė njė ecuri mė tė mirė.
Po ashtu, vendi ėshtė poshtė mesatares si tė Europės ashtu dhe tė rajonit edhe pėr kontrollin e Korrupsionit, pavarėsisht kapėrcimit nė pikė qė ka bėrė nė 2007 krahasuar me 2006. "Shqipėria ka njė paraqitje shumė mė tė keqe sesa Serbia, Bosnjė Hercegovina dhe Mali i zi",- vlerėson Banka Botėrore.
Shteti i sė drejtės vazhdon tė mbetet njė problem serioz, ku Shqipėria ka paraqitjen mė tė keqe. Edhe ato pak pėrmirėsime, nuk e kanė ndihmuar vendin ti largohet zonės sė kuqe, apo fundit tė renditjes sė realizuar nga studimi.
Vendet e rajonit vlerėsohen tė kenė qenė shumė mė mirė. Studimi i pėrvitshėm i Bankės Botėrore realizohet duke shfrytėzuar e pėrdorur 35 burime tė ndryshme tė dhėnash, pėr tė pėrmbledhur e gjetur pikėpamjet e dhjetėra mijėra pjesėmarrėsve nė anketim nė tė gjithė botėn, si dhe mijėra ekspertėve nė sektorėt privatė e publikė.

Dėrgo me email
Stampo artikullin
Artikulli ėshtė lexuar 94 here