Video
Rubrikat
6/27/2008 3:31:33 PM
Kryeministri Berisha: Bashkimi Mesdhetar, njė realitet i rėndėsishėm historik qė duhet respektuar dh
Kryeministri Sali Berisha ndodhet nė Monako pėr tė marrė pjesė si i ftuar nderi nė Forumin e Crans Montana-s, qė zhvillohet nga data 26-29 qershor.
info@hermesnews.org
27 Qershor 2008- Kryeministri Sali Berisha ndodhet nė Monako pėr tė marrė pjesė si i ftuar nderi nė Forumin e Crans Montana-s, qė zhvillohet nga data 26-29 qershor. Sot, Kryeministri Berisha ishte i pranishėm si referues kryesor nė panelin plenar me temė "Drejt njė Unioni Mesdhetar", pėr tė diskutuar rreth rėndėsisė sė projektit mbi krijimin e njė bashkimi mesdhetar, njė ide fillimisht franceze, por qė ka marre tashmė njė dimension europian.
Nė fjalėn e tij, Berisha nėnvizoi rėndėsinė e njė iniciative tė tillė, tė drejtuar nga Presidenti francez Nikola Sarkozy dhe e mbėshtetur plotėsisht nga vendet europiane, veēanėrisht Gjermania, pėr ridemisionimin e procesit tė Barcelonės. Kryeministri e konsideroi kėtė iniciative si njė projekt i rėndėsishėm historik.
Unioni Mesdhetar, theksoi Kryeministri Berisha - paraqet nė fakt njė realitet historik qė duhet respektuar dhe nxitur pėr tė zgjeruar marrėdhėniet e bashkėpunimit ndėrmjet vendeve mesdhetare, si dhe bashkėpunimin e vendeve mesdhetare me vendet europiane. Berisha theksoi se kjo iniciativė vjen nė njė kohe kur Europa ka shėnuar njė progres tė rėndėsishėm nė zgjerimin e saj.
Berisha pėrshėndeti rėndėsinė e krijimit tė kėtij Bashkimi Mesdhetar pėr tė mundėsuar realizimin e projekteve tė propozuara nė fushėn e shfrytėzimit tė potencialeve tė energjisė diellore, tė zhvillimit tė infrastrukturės detare, tė bashkėpunimit nė mbrojtjen kundėr ndotjes sė brigjeve detare tė vendeve mesdhetare, tė sigurisė sė vendeve mesdhetare, si dhe tė rėndėsisė sė bashkėpunimit universitar ndėrmjet vendeve tė Bashkimit Mesdhetar.
Bashkimi Mesdhetar, njė projekt i iniciuar si njė iniciative europiane nga Presidenti Sarkozy do tė kontribuojė jo vetėm nė zgjerimin e marrėdhėnieve ekonomike, por synon tė japė kontribut tė rėndėsishėm nė zgjidhjen e konflikteve nė rajon dhe nė veēanti tė konfliktit izraelito-palestinez. Ky projekt synon gjithashtu tė jetė njė mbėshtetje e fuqishme nė luftėn kundėr terrorizmit.

Dėrgo me email
Stampo artikullin
Artikulli ėshtė lexuar 38 here