Video
Rubrikat
6/27/2008 9:59:59 AM
E madhja Inva Mula serish ne ekranin antik
Nė edicionin e sivjetėm tė festivalit 'Vera e Ohrit 2008'. Inva Mula, sipas drejtorit Toni Simonovski, do tė kėndojė nė koncertin e tenorit Boris Trajanov, mė 8 gusht.
nga Mehmet Latifi
27 Qershor 2008 - Edicioni i 48 i festivalit muziko-skenik, Vera e Ohrit 2008 do tė sjellė emra tė mėdhenj tė artit muzikor dhe skenik. Ajo qė vlen tė pėrmendet nė kėtė moment ėshtė se diva e madhe e skenės operistike shqiptare, europiane dhe botėrore, Inva Mula, sėrish do tė ngjitet nė skenėn e Teatrit Antik nė Ohėr, nė koncertin e tenorit Boris Trajanov, qė ėshtė paraparė tė mbahet mė 8 gusht.
Kėtė sot e konfirmoi drejtori i festivalit, Toni Simonovski, i cili tha shkurt: Jemi nė pritje tė konfirmimit zyrtar tė ardhjes sė Inva Mulės, e cila edhe mė parė ka qėnė pjesė e festivalit tė Ohrit.
Krahas Inva Mulės, siē ėshtė bėrė e ditur, nė hapje tė edicionit tė 48-tė tė festivalit Vera e Ohrit do tė jetė kėngėraja operistike amerikane, Jessye Norman (Xhesi Norman), qė ishte vendim i sjellur qė mė parė nga drejtoria e festivalit. Do tė ketė edhe pėrmbajtje tjera tė kulturės shqiptare si p.sh. kitaristi shqiptar Admir Toēi, Orkestri kamertal nga Tirana dhe Teatri shqiptar nga Shkupi.
Ndėr emrat tjerė tė mėdhenj nga skena muzikore dhe teatrore duhet pėrmendur edhe violinisten japoneze me famė botėrore, Sara Ēeng, e cila qė nė moshėn 8 vjeēare ka luajtur nė skenė me Zubin Mehta, Rikardo Muti dhe Filharmoninė e Njujorkut. Ajo do tė prezantohet pėr jerė tė parė nė kėtė pjesė tė Europės-tha Simonovski.
Poashtu, vlen tė pėrmenden edhe emrat siē ėshtė violonēelistja Natalija Gudman, pijanisti Brno Kanino, Andrej Gavrillov, fitues i konkursit Ēajkovski 1974 etj.
Nga data 12 korrik kur ėshtė hapja solemne e festivalit, e deri mė 20 gusht nė pėrmbyllje, do tė shfaqen mbi 50 shfaqje, koncerte dhe pėrmbajtje tjera artistike. Pjesėmarrjen nė kėtė edicion e kanė konfirmuar artistėt e mėdhenj tė skenės muzikore nga SHBA-tė, Japonija, Franca , Gjermania, Brazili, Zvicerra, Koreja, Rusia, Bullgaria, Ēekia
Gordana Josifova-Nedellkovska, selektore e pjesės muzikore tė festivalit, mes tjerash theksoi se dy shtyllat kryesore, mbi tė cilat mbėshtetet ky festival janė tradicionalja dhe ndjenja pėr kontemporanen. Ideja ishte qė Ohri, sėrish tė bėhet pika kryesore e kulturės botėrore dhe me shumė pak para kemi sjellur emra tė mėdhenj botėror.

Dėrgo me email
Stampo artikullin
Artikulli ėshtė lexuar 38 here