Video

Diverolli neser para Kongresit

Kohėzgjatja: 0:0

Pare 473 here

On line 109 dite

video »

Maradona 'Jam kampion bote'

Kohėzgjatja: 3:42

Pare 1038 here

On line 253 dite

video »

Stambolli tronditet nga shperthimi

Kohėzgjatja: 0:29

Pare 923 here

On line 253 dite

video »

Sarkozy, ne gjyq kompanine ajrore

Kohėzgjatja: 0:0

Pare 789 here

On line 254 dite

video »

Rubrikat

6/23/2008 10:22:56 AM

Fllad atdheu

Nga Bajram Karabolli


Buzė lumit tė zi e tė pėrgjumur Rio de la Plata. Isha i vrarė.

- Ē’bėn kėtu? - mė thotė era qė vjen nga lindja.

- Atje dua tė shkoj... atje ku ėshtė malli im... - fjalėt e pėrgjakura mezi bėnin pėrpara.

Kėshtu thashė me fytyrė tė kthyer nga lind dielli si nunla e Gavril Darės.

- Eja tė tė shpie - thotė era qė s’e mban dot vrapin.

- Ik moj erė. Ti ke rrugė tjetėr.

- Kjo ėshtė rruga e tė menēurve. Udha e Diellit dhe e Hėnės. Udha e Ditės dhe e Natės. Pra eja me mua.

Dhe mė rrėmbeu era nė krahėt e saj tė gjerė e tė rehatshėm.

Pėrmbi Ande, mė pyet era:

- Kush tė ka vrarė?

- Mėrgimi.

Pastaj me nanurisjen e saj mė vuri nė gjumė...

- Ngrehu! - mė thotė duke mė tundur butė.

- Ku jemi?

- Nė Shqipėri.

Poshtė shtrihej vendi im. E njoha nga kėngėgurgullima e lumenjve. Nga gazi i blertė i fushave. Nga malet qė e mbanin, krenarisht, mbi sy qeleshen e bardhė. Dhe plagėt m’u shėruan. Tashmė isha i gjallė.

- Ku tė tė le? - mė pyet era.

- Te shtėpia ku u linda. Pranė ėshtė njė bregore ku tė lan veriu nė verė. Aty ėshtė lėmi... Kur isha i vogėl, aty ngisja kuajt qė shinin grurin... Aty ėshtė gorrica... Ē’gjumė bėja nė hijen e saj... Aty mė lėr... - dhe fjalėt pengoheshin e shtynin njėra-tjetrėn si nė njė lojė tė gėzuar fėmijėsh.

Atje mė zbriti era.

Njė fėmijė dhjetėvjeēar nė hije tė gorricės. Shtrirė nė kurriz ia kish marrė me gjumė. Ishte i zbathur dhe me kėmishė tė arnuar. E njoha. Ishte fėmijėria ime...

Flinte fėmijėria ime atje, nė hijen e freskėt, te gorrica nė lėmė. Poshtė tek vidhat kėndonte turtulli. Pėr kė kėndon o gushėshkruar?

O Zot! Po pse nė ato dhera tė largėta e tė huaja turtullin e ke bėrė memec dhe nuk ia ke qėndisur gushėn?...

U shtriva pranė fėmijėrisė sime. Mė ndjeu dhe buzėqeshi ėmbėl nė gjumė. Pastaj shtriu dorėn e njomė dhe mė mori pėr qafe fėmijėrisht e dhembshurisht.

Aroma e vegjėlisė, pėrzier me aromėn e grurit tė saposhirė dhe me atė tė djersės sė kuajve, mė dehėn dhe mė zuri gjumi... Njė gjumė mjegullnajash... Gjumė ėngjėllorėsh...

Flija nė gjirin e fėmijėrisė sime, i nanurisur me kėngė turtujsh dhe fllad atdheu.



Hermesnews©AllRightsReserved
Ēdo riprodhim i paautorizuar ndėshkohet sipas ligjeve nė fuqi.



Dėrgo me email | Stampo artikullin | Artikulli ėshtė lexuar 93 here