Video

Diverolli neser para Kongresit

Kohėzgjatja: 0:0

Pare 305 here

On line 65 dite

video »

Maradona 'Jam kampion bote'

Kohėzgjatja: 3:42

Pare 885 here

On line 209 dite

video »

Stambolli tronditet nga shperthimi

Kohėzgjatja: 0:29

Pare 777 here

On line 209 dite

video »

Sarkozy, ne gjyq kompanine ajrore

Kohėzgjatja: 0:0

Pare 666 here

On line 210 dite

video »

Rubrikat

6/23/2008 10:22:15 AM

Vegim

Nga Bajram Karabolli


23 Qershor 2008 - Nuk e di nėse hyra nė McDonald pėr tė pirė kafe e pėr tė lexuar njė gazetė dite, apo pėr tė shpėtuar nga vetmia dhe mėrzia. Njė mėrgimtar i pėrjeton ndryshe nga tė tjerėt kėto dy lėngata. Pėr tė ato janė brengė e rėndė dhe e hidhur qė tė shtypė pa mėshirė, mall zhuritės pėr njė mungesė fatale. Tė mungon e kaluara dhe e ardhmja. Ke vetėm tė tashme. Njė e tashme qė s’ėshtė jotja. Tė mungon gjuha e nėnės. Tė mungon atdheu.

I dėrrmuar nga kėto ngarkesa shafran, shfletoja gazetėn kot. Pastaj sytė i pėrqendrova te qelqnaja e madhe e derės. Veē nuk shikoja asgjė nga ē’kishte realisht. Vėshtrimi im diē kėrkonte jashtė hapėsirės dhe kohės…

Befas ndjeva njė ngjethmė. Te qelqnaja u shfaq njė figurė e dashur. Ishte njeriu aq i kėrkuar pėr vite tė tėra. Ishte gjyshja ime. Vėrtet ishte ajo. Me ēitjanet nė kafe tė errėt, me shaminė e zezė mbėshtjellė pėr koke, me jelekun e nusėrisė tėrė qėndima... O Zot!...

Si nė jerm, u ngrita dhe u gjenda pranė saj. Mė kishin lėnė fuqitė. I ngashėryer, iu mbėshteta nė gjoks. Aroma e trėndelinės dhe e sėnduqit, nga kishte nxjerrė atė jelek tė hershėm, mė dehėn si dikur nė fėmijėri. Ndėrsa ajo, e mallėngjyer, mė shtrėngonte nė gji, duke mė lėmuar dhembshurisht.

- Mezi tė gjeta bir. Sa tė kam kėrkuar. Po pse kaq larg, mė raftė pika?

Iu shmanga pyetjes sė tmerrshme.

- Eja tė pish diēka tė ftohtė. Je e lodhur dhe bėn vapė, - i them duke i gjetur fjalėt me vėshtirėsi.

Pėr njė ēast pata tundimin, si nė vogėli, tė lozja me tulin e veshit tė saj, tė ēarė nga vathėt e rėndė qė vareshin atje pėr gati tre ēerek shekulli. Po dora nuk mė bėri…

- Po bir, kam etje, - tha gjyshja.

Duke e mbajtur pėr krahu (mė shumė mbahesha unė tek ajo), shkuam tek tavolina ime. Pastaj, tėrė emocion dhe nxitim, shkova nė banak, ku mora kafe dhe kokakola pėr gjyshen. Me duar qė mezi i komandoja, i vura para saj dhe u ula. Gjyshja mori gotėn me kokakola dhe, pa e parė, filloi ta pinte, po, aty pėr aty, e ndėrpreu tė pirėt, duke parė ankueshėm nė brendėsi tė gotės.

- Ē’farmak ėshtė ky, o bir? Nuk ka dhallė kėtu?

- Jo! Vetėm nga kėto ka… - pėrgjigjem si i zėnė nė faj, duke mos ia ndarė sytė asaj fytyre tė shtrenjtė.

- E ftohtė qenka, po mua vetėm njė bardhak dhallė ma shuan etjen. - gjyshja i tha kėto fjalė ngadalė si tė fliste me vete.

Unė vetėm e shikoja. S’ngopesha sė pari.

Gjyshja hodhi vėshtrimin nga tavolina fqinje. Dy tė rinj po putheshin. U ndjeva nė siklet. Gjyshja e solli vėshtrimin e butė pėrsėri tek unė dhe, duke buzėqeshur lehtė, tha:

- Mė mirė tė duhen njerėzit se sa tė urrehen.

U befasova nga qėndrimi i saj pėr skenėn, por s’thashė gjė.

- Pashė pleq qė shėtisnin jo me fėmijė, po me qen. Ē’ėshtė kjo plakomė qė i ka rėnė njerėzisė, mor bir?

Zėri i gjyshes s’qe mė i butė dhe nė fytyrėn e saj qe shuar buzėqeshja.

- Ke tė drejtė - thashė shkurt.

Heshtėm njė ēast tė dy, ndėrkohė qė vėshtrimet tona nuk qenė mė tė kryqėzuara.

Ndjeja njė trazim lumturie e pėrmallimi njėherazi dhe me vrullķm them:

- Sa mall kam pasur pėr ty… Si erdhe gjer kėtu?! - pyetja m’u duk pa vend dhe, pa i lėnė kohė tė pėrgjigjej e si nė gjendje jermi, vazhdova:

- Vėrtet, e di ē’mall? Doja tė isha me ty atje te lėmi nė brinjė. Tė dėgjonim sė bashku rėngėn e gorricės dhe vajin e barit tė fshikulluara nga vėrtiku i jugės… - befas njė brengė ējerrėse mė zuri pėr fyti dhe zėri m’u kėput.

- Uh, korba unė! Mos fol ashtu, o bir!.. Edhe kėtu ka plotė gjėra tė mira… - dhe diē donte tė thoshte mė, po unė e ndėrpreva:

- Asgjė s’mė hynė nė sy kėtu. Asgjė nuk ma zėvendėson jugėn tonė, ngjyrat e pyllit tonė, kėngėn e turtujve tek mrizat, gjumin qė bėja nėn hijen e tyre… - dhe si nė pėrēartje fluturova larg, shumė larg, nė kėrkim tė njė bote tė humbur pėrgjithmonė. Ėmbėlsisht mė kishte pushtuar dhimbja dhe pikėllimi.

Gjyshja duke mė shtrėnguar dorėn pėrmallshėm mė pyeti:

- Bir, pse kaq larg? Ē’erdhe kėtu?

- Mė pėrzunė. Ika nga sytė kėmbėt. Qe terror… - u pėrgjigja ankueshėm, me ca fjalė tė plagosura qė hiqeshin branė.

Ndėrkohė kisha humbur pėrsėri vėshtrimin matanė qelqnajės sė madhe.

- Prapė dyzetekatra? Prapė mosmėja? O Zot i madh! - zėri i gjyshes po shuhej butė-butė si njė shpend qė fluturon dhe tretet dalėngadalė tutje nė hapėsirėn pa fund.

Befas ndjeva mosprekjen e dorės sė saj. I ngjethmuar hedh sytė te karrigia ku rrinte gjyshja. Ajo s’ishte mė.

Pėrballė njė kamarjere me njė ibrik kafeje nė dorė. Mė pyet, nė njė gjuhė tjetėr, nė se doja mė kafe.

- Ku shkoi gjyshja ime? - ishte mė shumė njė klithmė lutėse.

- Zotni, ju tėrė kohėn keni qenė vetėm. - mė thotė ajo duke u prapsur pak si e trembur.

Ka gati gjysmėshekulli qė gjyshja ime prehet tek gorrica nė lėmė, mijėra kilometra prej kėtij vendi tė huaj ku jetoj unė.

Po unė takohem shpesh me gjyshen time.

Dėrgo me email | Stampo artikullin | Artikulli ėshtė lexuar 62 here