Video

Diverolli neser para Kongresit

Kohėzgjatja: 0:0

Pare 83 here

On line 11 dite

video »

Maradona 'Jam kampion bote'

Kohėzgjatja: 3:42

Pare 669 here

On line 155 dite

video »

Stambolli tronditet nga shperthimi

Kohėzgjatja: 0:29

Pare 580 here

On line 155 dite

video »

Sarkozy, ne gjyq kompanine ajrore

Kohėzgjatja: 0:0

Pare 500 here

On line 156 dite

video »

5/21/2008 8:31:50 AM

20 Maji, njė ditė plot emocione

Nė oborrin e maternitetit u mbollen 20 Bredha, qė u pagėzuan me emrin 'Bredhat e 20 Majit'.


21 Maj 2008 - Kjo datė, ėshtė inicuar 4 vjet mė parė nga Instituti Kombėtar i Integrimit tė Jetimėve Shqiptarė, si “Dita Kombėtare nė ndihmė tė jetimėve”, e miratuar nė Kuvendin e Shqipėrisė me Ligjin nr. 9233, datė 13.05.2004.

Kjo iniciativė e IKIJSH-sė, ėshtė shtrirė edhe pėrtej kufijve tė Shqipėrisė, nė Parlamentin e Kosovės. Dje, mė datėn 20 Maj, 2008, nga Instituti Kombėtar i Integrimit tė Jetimėvė Shqiptarė u organizua njė veprimtari e gjėrė sensibilizuese me 150 fėmijė tė jetim tė policėve tė rėnė nė detyrė, fėmijė jetim rom dhe tė gjakmarrjes, fėmijė tė mbetur jetim nga fatkeqėsia e tragjedisė sė Gėrdecit, nga qėndra tė ndryshme rezidenciale, shtetėrore dhe joqeveritare, fėmijė jetim nė komunitet, etj.

Fėmijėt ishin veshur me uniformėn tradicionale, bluza dhe kapele tė bardha, me slloganin “Me Ne Shoqėria edhe mė e Mirė….” tė pėrgatitura nga Posta Shqiptare.

Nė Korpusin Qnedror tė Universitetit, jetimėt e ardhur i priste karvani me 20 mikrobuza tė bardhė shėtitės.

Kėta fėmijė, nė orėn 10-00, filluan shėtitjen me autokolon me mikrobuza tė bardhė tė shoqėruar nga 4 motocikleta tė Gardės sė Republikės me destinacion Martenitetin e Tiranės, “Mbretėresha Geraldinė”.






Autokolona me 20 mikrobuza tė bardhė, nė Ballinat dhe pjesėt e dukshme tė tyre kishin banderolat me slloganet e Ditės sė 20 Majit. Ato ecėn ngadalė pėrgjatė bulevardit tė Tiranės, nėn veshtrimin e kalimtarėve dhe qytetarėve tė Tiranės, deri sa autokolona me 20 minibuzė mbėrriti nė Maternitetin e Tiranės, ku fėmijėt u pritėn nga Znj. Liri Berisha dhe Drejtori i Matrrnitetit z. Halim Kosova. Ata vizituan nėnat qė ishin shtruar nė kėtė maternitet, tė cilat prisnin tė lindin, apo edhe ato qė kishin lindur, duke u dhuruar secilės prej tyre buqeta me lule, duke percjell mesazhe njerėzore dhe shumė emocione.

Pas kėsaj, fėmijėt nėn shoqėrinė e Znj. Liri Berisha u pėrqėndruan nė oborrin e maternitetit aty filluan mbjellja e 20 Bredhave, qė u pagėzuan me merin “Bredhat e 20 Majit”, si njė simbolikė, qė kėto bredha do t’u kujtojnė tė gjitha nėnave ndėr vite nė kėtė maternitet, se fėmijėt janė krijesat mė tė bukura tė shoqėrisė njerėzore, ata nuk duhet tė braktisen nė ē’farėdo rrethane qofshin kėto nėna.

Mesazhi ėshtė i qartė:

Kjo kategori e shoqėrise shqiptare apelon:

Kėshtu siē kujdesemi ne pėr mjedisin, pėr t’a patur atė tė bukur, funksional dhe tė gjelbėruar, ashtu edhe shoqėria duhet tė kujdeset pėr ne, duke na patur nė qendėr tė vėmendjes.

Pasi realizohet mbjellja e 20 Bredhave, Znj. Liri Berisha, z. Halim Kosova dhe z. Ilir Ēumani zbulojnė pllakėn e memorialit, me kėtė mbishkrim:

Bredhat e 20 Majit
Jetimet e Shqipėrisė Apelojne:
“Tė Dashura Nėna!
Mos i braktisni fėmijėt…
Ata ju japin motivin pėr t’a gėzuar jetėn…”


Pas kėsaj, fėmijėt sėrish hipėn nėpėr mikrobuzat e bardhė qė prisnin para maternitetit, nisen pėr tė mbėrritur nė mjediset e sallės sė madhe tė Hotel “Rogner”, ku ishte pėrgatitur njė drekė e madhe festive pėr nder tė fėmijėve jetimė. Koncertin e drekės e drejtoi gazetarja Sonila Meēo. Nė kėtė drekė tė madhe festive, kishte shumė surpriza, emocione dhe mesazhe qė dolėn nė mėnyrė krej origjinale nga vetė fėmijėt dhe artistėt. Veprimtaria do tė pasqyrohet gjerėsisht nė media, dhe do tė finalizohet me njė emision tė posaēėm special televiziv nė TVSH kushtuar 20 Majit, njė emisionin i drejtėpėrdrejtė dhe i mirėfilltė social qė mban titullin “T’kam Zemėr…”, me drejtuesen e njohur televizive znj. Rudina Magjistari. ….



Hermesnews©AllRightsReserved
Ēdo riprodhim i paautorizuar ndėshkohet sipas ligjeve nė fuqi.

© 2008 HermesNews

Dėrgo me email | Stampo artikullin | Artikulli ėshtė lexuar 26 here