Video
Rubrikat
5/19/2008 9:02:15 AM
Ksamili: Perla e jugut ne pritje te pushuesve
Plazhi i Pulbardhave, pasqyrave, marines, pema e thate, ishujt gjithcka qe natyra mrekullisht ka krijura tashme vizitohet dhe preket nga mijera pushues.
Laureta Roshi
lauretaroshi@hotmail.com
19 Maj 2008 - Ksamili "Perla e Jonit" mirepret pushuesit. Nje gadishull i blerte nen rrezatimin e diellte me plazhet pa fund rrethuar nga ujerat e jonit dhe liqeni i Butrintit, ku pushuesit vendas dhe te huaj shijojne bukurine e natyres dhe mikpritjen e vendasve qe ofrojne sherbimin me turizmin familjar dhe sherbimin hoteleri.
Nje komune e mire organizuar Ksamili ka marr pamjen e nje zonte urbane turistike ne qender dhe nje perle grishese ne rrethinat me plazhet ne gjiret pafund. Plazhi i Pulbardhave, pasqyrave, marines, pema e thate, ishujt gjithcka qe natyra mrekullisht ka krijura tashme vizitohet dhe preket nga mijera pushues.
Natyra ekzotike dhe ishujt jane grishja e pare e nje kartoline ftese per t ju ofruar mikpritje vendase dhe sherbimit bashkekohor ne bare dhe restorante ku ofrohet gatimi tradicional me prodhimet e fresketa te detit.
Nje numer banoresh ne rritje, rreth 10 mije vendas dhe mijerea pushues. Komuna ka ofruar rrejtin e sherbimeve publike furnizimine rregullt me uje dhe pastrimin e qytetzes duke ofruar nje model te mire te turizmit ne sherbim edhe te komunitetit te zones.
Nje qyteze e kendshme Ksamili eshte shnderruar ne nje qender turizmi ku pervec shijimit te plazheve pafund ofrohet edhe sherbimi kulturor. 4 ishujt e Ksamilit, monumente te gejlberta, parku i Butrintit, liqeni jane pikat me atrktive te zones.
Kendet e lojerave perfemije dhe qendra e qytezes me diskot deri buze detit, kete vere jane pikat me te populluara deri ne oret e vona te mbremjes.
6 kilometer ne jug te Ksamilit shtrihet zona arkeologjike e Butrintit, ndersa me ne veri ngrihet manastiri i Shen Gjergjit te Demes.
Lidhja me qytetit e Sarandes eshte 24 oreshe ne sherbimin taksi dhe linjat urbane. Ksamili rregjistrohet si pika me e kerkuar e jugut edhe nga vizitoret ditore qe vijne nga jahtet qe mberrijne ne portine Sarandes. Drejt Ksamilit... si drejt tokes se diellte ku ujerat dhe malet e gjelberta behen nje me qiellin e kalter.
Hermesnews©AllRightsReserved
Ēdo riprodhim i paautorizuar ndėshkohet sipas ligjeve nė fuqi.


Dėrgo me email
Stampo artikullin
Artikulli ėshtė lexuar 57 here