Video
Rubrikat
5/12/2008 8:56:22 AM
Ura e Bunes ne rikonstruksion. Berisha inaguron fillimin e punimeve.
Kryeministri vlerėsoi se lumi i Bunės ka perspektivėn e rikthimit tė tij nė lum tė lundrueshėm sic ishte deri nė fundin e shekullit tė 19 dhe pak mė vonė.

12 Maj 2008 - Rikonstruksioni i Ures se Bunes eshte nje investim i Bankės Islamike pėr Zhvillim, me vlerė 7.2 milionė USD. Kryeministri Berisha i cili inaguroi dhe fillimin e punimeve tha se rikonstruksioni i kėsaj ure kishte njė rėndėsi tė jashtėzakonshme jo vetėm pėr Shkodrėn, por pėr gjithė Shqipėrinė.
"Inaugurojmė njė nga urat mė tė rėndėsishme tė vendit urė me njė gjatėsi prej 270 metrash me njė kosto 7.2 milionė dollarė, e cila ka njė rėndėsi tė jashtėzakonshme jo vetėm pėr Shkodrėn, por pėr mbarė Shqipėrinė pasi kjo urė ėshtė shumė e rėndėsishme pėr lidhjet qė krijon me Malin e Zi. Me shumė interes e pret edhe qeveria e Malit tė Zi pėrfundimin e kėsaj ure", u shpreh Kryeministri Berisha.
"Pėr kėtė ajo ėshtė njė urė qė hapet dhe lejon kalimin e banorėve nėpėrmjet lundrimit, nė rast se ekologjistėt dhe ekspertėt e mjedisit konkludojnė se thellimi i Bunės nuk kompromenton ekosistemin, sepse njė shekull veprim ka krijuar kondicione, tė cilat nevojitet tė studiohen me imtėsi pėr mbrojtjen dhe ruajtjen e ekosistemit njė nga sistemet mė tė mrekullueshme qė ekzistojnė nė Europė dhe mė gjerė", nėnvizoi Kryeministri.
Kjo urė, vijoi mė tej Kryeministri Berisha financohet nga Banka Islamike dhe firma kontraktuese ėshtė njė firmė, e cila ka njė traditė pune shumė tė mirė pune nė Shqipėri dhe qė ka marrė pėrsipėr ta pėrfundojė urėn nė kohėn mė tė shkurtėr tė mundshme. "Jam i bidnur se puna me tre trurne do tė shkurtojė afatin e pėrfundimit tė kėsaj ure. Dua tė falenderoj presidentin e kompanisė , inxhinierėt, projektuesit dhe tė gjithė punėtorėt qė punojnė nė kėtė vepėr njė nga veprat mė tė rėndėsishme nė vendin tonė", theksoi mė tej Kryeministri Berisha. Rikonstruksioni i plotė i Urės sė Bunės pritet tė pėrfundojė nė maj tė vitit 2010.
Hermesnews©AllRightsReserved
Ēdo riprodhim i paautorizuar ndėshkohet sipas ligjeve nė fuqi.


Dėrgo me email
Stampo artikullin
Artikulli ėshtė lexuar 35 here