Video
Rubrikat
5/11/2008 11:43:34 AM
Kenga, muzika, valon valon
Vėzhgim nė poezinė e Ali Asllanit
Sazan Goliku
11 Maj 2008 - Studimet e kryera pėr tiparet e vlerat e poezisė sė Ali Asllanit kanė theksuar gati njėzėri individualitetin e spikatur, potencėn dhe elegancėn artistike, pasurinė figurative, frymėn popullore dhe optimizmin qė mbėshtetet nė vitalitetin e kombit shqiptar.
Ndėr elementet formale, qė e bėjnė tė ndriēojė nė mėnyrė tė veēantė poezinė e tij, janė dhe ato metrike, ku shohim gdhėndjen mjeshtėrore tė poetit.
Harmonia dhe muzikaliteti i kėsaj poezie burojnė nga pasuria e mjeteve dhe e mėnyrave tė organizimit e tė instrumentalizimit tė vargjeve. Me vetėdije tė qartė estetike e intuitė tė lindur artistike, poeti thurr vargjet nė njė magji arre, ku shqipja e tij ėshtė brumi i ardhur nga frymėzimi e pėrvoja, nga kėngėt labe e filozofia popullore e ajo botėrore , e lindjes dhe e perėndimit.
Si ai argjendari qė krijon lule e gjethe, arabeska e figura ēuditshme me metalin e ēmuar, ashtu dhe Ali Asllani luan me vargun, e pėrdredh e spėrdreth, e hedh, e pret e zgjeron, e shtrin, e hedh ngultas
Kjo lojė e shenjtė (siē e kanė quajtur dikur poezinė e Hajnes), qė edhe pse ėshtė plotėsisht nė pėrputhje dhe nė funksion tė brendisė ideore dhe emocionale tė motivit, tė bėn tė mendosh se me Ali Asllanin kemi njė formalist tė parė shqiptar, natyrisht njė formalist sui generis.
Strukturat ritmike e rrokjesore tė kėtij poeti synojnė drejt pėrkryerjes dhe mbeten tė tilla. Por ky "ngurtėzim" metrik nuk e ka ēuar poetin nė sforcim tė ligjėrimit poetik, nė monotoni e uniformitet, si te disa poetė tė tjerė qė, pėr tė qenė strikt brenda rregullave klasike, i pėrdorin pa masė apostrofat, licensat, apokopet, duke e "lodhur" vargun, ose duke e bėrė tė kėrcasė. Rrjedhshmėria, gjallėria e dinamizmi i vargjeve asllaniane janė tipare tingėllore tė veēanta qė lehtėsisht dallohen edhe nga ato tė mjeshtrave tė shquar tė poezisė sonė si tė Serembes, Naimit, Fishtės, Mjedės, Ēajupit, Lasgushit.
Ėshtė interesante vėrejtja (konstatimi) e studiuesit Rexhep Qosja, qė flet pėr njė paradoks: "Edhe pse ritmika e vjershave tė tij (A. Asllanit-shėn. im) e bazuar mbi teknikėn e kėngėve popullore mund tė quhet pak a shumė e njėtrajtshme nė krahasim me ritmikėn e Asdrenit apo Migjenit, prapė shprehja e tij ėshtė e butė , elastike dhe e pasur pėrkah variacionit e regjistrit." Pra, pohohet "pak a shumė" njė fare njėtrajtshmėrie (qė pėr mua ėshtė njė konstatim i diskutushėm nė rrafshin funksional) dhe njėkohėsisht pohohet ekzistenca e variacionit, pėr tė arritur nė vlerėsimin se A. Asllani "pa dyshim ėshtė krijues i rrallė i poezisė shqipe."
Duke i qėndruar besnik tetėrrokėshit trokaik, tipik edhe pėr poezinė popullore shqiptare, poeti pėrdori me sukses edhe gjshtėrrokėshin, gjashtėmbėdhjetėrrokėshin e dymbėdhjetėrrokėshin me cezurė nė mes. Sistemi silambo-tonik, i pėrdorur prej tij, e ka lejuar tė bėjė edhe kombinime metrash. Por edhe pse krijon struktura tė ndryshme, pėr tė mos thėnė tė larmishme, poeti nuk toleron dhe ėshtė i prerė nė strukturat ritmike e rrokjsore tė vargut.
Edhe pse nė poezinė e A.Asllanit mbizotėrojnė rimat e puthura dhe tė kryqėzuara, tek ai nuk mungojnė edhe rimat alternuara e komplekse, sipas ndėrtimit tė strofave. (shembull) Por ajo qė ėshtė e rėndėsishme dhe funksionale duhet pėrmendur pasuria e ndryshueshmėria e rimave qė krijojnė e pėrēojnė te lexuesi efektet e duhura akustike.
(shembull)
Tipike pėr kėtė poezi janė edhe rimat e brendshme qė e forcojnė ekspresivitetin eufemik, ashtu siē janė dhe pėrsėritjet mjeshtėrore tė tingujve (zanore e bashkėtingėllore), qė krijojnė aliternacione tė dukshme, si dhe pėrsėritjet e fjalėve, tė tokfjalėshve, pasthirmave, madje dhe e njė vargu. Kėto pėrsėritje kanė forma pėrsėritjet e fjalėve, tė tokfjalėshve, pasthirmave, madje dhe e njė vargu. Kėto pėrsėritje kanė forma e mėnyra tė ndryshme, duke filluar me epanalepsin, anaforėn, epanastrofėn, pėrsėritjet zinxhir, pėrsėritjet me shkallėzim etj. Janė pikėrisht kėto mjete, krahas konceptimit poetik origjinal dhe figuracionit tė begatė, qė i japin poezisė sė Ali Asllanit atė magji e bukuri qė kėnaq veshin, tė gjallėron imagjinatėn dhe mbi tė gjitha tė ėmbėlson ose tė forcon shpirtin.


Dėrgo me email
Stampo artikullin
Artikulli ėshtė lexuar 39 here